Qeveria e re tu japë zgjidhje problemeve në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe rritjen e qëndrueshme të pensioneve

894
Koço BROKA, Ekonomist

-Vijon nga numri i kaluar –
Do të vazhdojë Qeverija e ardhshme lidhjen midis masës së llogaritjes të pensioneve me gjatësinë e periudhës kontributive dhe kontributet e paguara gjatë kësaj periudhe kontributive, apo do të vazhdoje të thelloje deficititn e sigurimeve shoqerore nën peshën e subvencioneve dhe egalitarizmit që po realizohet gjatë llogaritjes në zonat rurale?! Do ketë koalicione programore apo do vazhdohet thjesht me ndarje me ndarje tepsie, të Ministrive dhe nstitucioneve të tjera, pa i adresuar këto çështje ?! Cfarë mendojnë dhe cfarë qëndrimi do të mbajnë vetë fermerët më 25 Qershor, ndaj këtyre çështjeve? Në se subvencionet për zhvillimin e fermave dhe fermerve kërkohen të shumëfishohen cfarë qëndrimi do të mbahet gjatë realizimit të tyre me lidhur kushtin ekonomik –financiar te realizuar në programet SARED, apo IPARD që për subvencionet mbi 1.4 milion lek të jepen me kushte për Norma e Brendshme e Kthimit (IRR) Vlera Aktuale Neto (NPV) të ivestimeve të kryera (Të dashur lexues ju kërkoj paraprakisht ndjese për përdorimin e këtyre termave financiare, por ato ne stadin e zhvillimit toneë të ekonomisë duhet të kuptohen dhe pranohen nga fermerët), pra që subvencionet e dhëna për grante së bashku me burimet e veta të kryerjes së investimev të përdoren me efektivitet konkurrues brenda dhe jashtë vendit dhe jo thjesht me nikoqirllëk?! Një përgjigje indirekte mjaft simpatike mora nga një miku im pronar i një bulmetore, ku ka të punësuar dhe bashkëshorten e tij kur e pyeta: Paguani më shumë tatim- taksa dhe kontribute të sigurimeve shoqërore gjatë kësaj legjislature që po mbyllet këtë javë apo para saj? Pasi u mendua pak më thotë. çështë e vërteta si shumë parash me rezulton se paguaj më shumë para në këtë legjislature, gjatë kësaj qeverie, por mua me duket se paguaj më pak. Siç e di, vitet fundit është hequr tatimi mbi biznesin e vogël. Unë jam biznes i vogël apo sipërmarrje familjare dhe kam përfituar prej kësaj por, më është shtuar pagimi i sigurimeve shoqërore si për vete që i paguaja edhe më parë, por tani dhe për gruan. Kështu që jam më i sigurtë për të ardhmen…Por kjo më ka bërë të vetëdijshëm se më duhet të nxjerr më tepër të ardhura, të jem më konkurrues dhe më fitimprurës ( siç thoni ju ekonomistët dhe buzëqësh) se më parë, që të mbuloj edhe shpenzimet për fëmijët që po më rriten, të mos ua pakësoj por ti shtoj edhe ato. Kanë kërkesa…Rritja e “detyrimeve” për të paguar sigurimet shoqërore të gruas nuk ka përse të bëhet në dëm të fëmijve…. Por kjo varet nga unë dhe gruaja, puna jonë për menaxhimin e biznesit tonë.Pra shkurt me heqjen e tatitimit mbi biznesin e vogël megjithse janë rritur “detyrimet” si rezultat i pagimit të sigurimeve shoqërore dhe për gruan, unë jam më i kënaqur. Duke dëgjuar se cfarë mendon ky qytetar i zaknshëm i vetpunësuar, mendoj se qëndrimi i vetëpunësuarve në qytet dhe në fshat lidhur me pagimin e sigurimeve shoqërore i shprehur edhe në votën e 25 Qershorit, do të jetë një sijal i qartë për ecurinë e reformave ekonomike dhe drejtimet e tyre në të ardhmen. Jo më kot thuhet se popujt kanë atë qeveri që meritojnë… Nga ata do të varet se kujt do ti besojnë, premtimit për ta rritur pensionin minimal në qytet 150 mijë lek sot në 250 mijë lek mbas katër vitesh, duke e ulur normën e kontributit të sigurimeve shoqerore nga 24.5 % në 18 % (9+9=18)(ky premtim shfaqet edhe me eufemizmin plan veprimi) apo premtimit tjetër elektoral “Përmes paketës së solidaritetit për pensionistët prej 24 miliardë lekësh, do të vazhdojmë rritjen vjetore të pensioneve, duke u angazhuar që çdo pensionist të marrë si shpërblim fundviti nga 7 deri në 10 mijë lekë, duke nisur nga viti i parë i qeverisjes”?! Dihet një gjë, niveli i pagimit të kontributit të sigurimeve shoqërore është relativisht më i lartë se sa çdo tatim taksë. Por ky nivel pavarësisht nga dëshira për ta ulur atë, përcaktohet nga një faktor kryesor, periudha e kohës së punës dhe kohës gjatë të cilës janë paguar kontributet për sigurime shoqërore dhe kohës të përvetësimit të pensioneve. Sipas botimit të INSTAT Shqipëria në shifra 2016, rezulton se në vitin 2016 jetëgjatësia për femrat është 80.1 vjet dhe 77 vjet për meshkujt. Megjithë rritjen e moshës së daljes në pension, koha mesatare e gëzimit të pensionit vitet e fundit ka ardhur në rritje dhe për vitin 2016 rezultoi 22.5 vite. Po të kemi parasysh se koha maksimale e punës të një punonjësi me arsim të lartë mashkull, që del aktualisht në pension është 42 vjet, pra raporti i kohës se gëzimit të pensionit me kohën e punuar shkon 1:2, ndërsa koha që ka paguar kontribute është më e vogël rezulton që edhe norma e pagimit të kontributeteve të jetë pothuaj ajo që është. Ndërkohë po sipas botimit të INSTAT rezulton se në kushtet e stanjacionit dhe rënies të popullsisë së Shqipërisë, popullsia në moshën 15-60 vjeç që njihet dhe si popullsia në moshë pune ka ardhur duke u zvogëluar nga 63.6 % në vitin 2013 në 63% ne vitin 2017, ndërsa popullsia mbi 60 vjeç është rritur nga 16.3 vjet në vitin 2013 në 18.9 vjeç. Po të kemi parasysh se të drejtën e pensionit në Shqiperi e gëzojnë dhe emigrantët që kanë kontribuar me punën e tyre në vendin tonë, rezulton se sfida e uljes të normës së mëtejshme të nivelit të kontributit të sigurimeve shoqërore. Këdo të dhën konfirmojnë se zgjidhja nuk është e lehtë, por ajo paraqitet midis Skillës dhe Karibës, ku fati i rritjes të qëndrueshme të pensioneve si për çdo individ apo mbarë shoqërinë varet para së gjithash e mbi gjitha nga produktiviteti i punës dhe mundësia e tij për të lejuar çdo punonjës jo vetëm në zonën urbane dhe rurale si për punë të mirëpaguar por dhe nivel të tillë që mundëson pagimin e kontributit të sigurimeve shoqërore. Ndërsa niveli i pagimit të këtyre kontributeve përcakton nivelin e pensioneve. Kjo nga ana e vet kërkon që tatim taksat në përgjithësi por dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve në veçanti të administrohen më me transparencë. Është folur shumë për kalimin nga një shtet burokrat me letra e dosje të vjetra, në një shtet modern, të dixhitalizuar. Prej disa vitesh mw parw është deklaruar se, “është duke u punuar për të dixhitalizuar vjetërsinë në punë që nga viti 1945 dhe deri në ditët e sotme. Aktualisht, ka përfunduar dixhitalizimi i regjistrave të gjithë ish-kooperativave bujqësore, dhe po punohet për hedhjen e të dhënave të vjetërsisë në punë për ndërmarrjet shtetërore.” Megjithatë deklarimi dhe pagesa e kontributeteve nga punëdhënësit i ofruar në trajtë dixhitale nga portali e-Albania (dhe kjo ia vlen për të përshëndetur) e ofron këtë shërbim nga 01/01/2012 deri në 31/12/2016 dhe jo më parë. Ndërkohë krahas ofrimit të plotë të kontributeve të paguara në vite kërkohet të updejttohet “Udhëzimi për llogaritjen e bazës së vlerësueshme për efekt pensioni”, me shëmbuj konkrete të kuptueshëm për nga të gjithë pensionistët për gjithë periudhën e punuar si pas vitit 1994, për te cilat janë bërë publikime edhe në gazeta të ndryshme por dhe për gjithë periudhën para saj, si për pagën minimale apo maksimale apo për një fermer që ka paguar kontribute gjatë gjithë jetës të saj. Publikimi i tyre të paktën pas zgjedhjeve do të mundësojë që Programi i Qeverisjes për qeverinë e sapo dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit te jetë me këmbë në tokë dhe t’u japë zgjidhje reale problemeve në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe rritjen e qëndrueshme të pensioneve
Sigal