Qeram Cibaku/ 32 drejtuesit e KLSH nga qeveria e Vlorës deri më sot!

245
(Vijon nga numri i kaluar)
1. Dekret Ligja e 20 majit 1925 “Pёr këshillin kontrollues”, i nënshkruar nga Ministri i Financave dhe Zv/Ministёr i Punёve tё Jashtme Mufid Libohova, Ministri i Punёve tё Brendshme Ceno Kryeziu, Ministri i Punёve Botore dhe Bulqёsisё Koço Kota, Ministri i Drejtёsisё Petro Goga dhe Kryetari i Republikës Ahmet Zogu, u shqyrtua nga Parlamenti nё mbledhjen e 9, 10 e 11 tё sesionit tё parё tё Parlamentit. Miratimi i ligjit u bё pas diskutimesh tё gjata e tё zjarrta, zhvilluar nga data 15 – 20 qershor 1925. Nё botimin “10 vjet Mbretëri, 1928-1938” evokohet se “Kёshilli kontrollues ёshtё njё krijesë qё i detyrohet regjimit të Zogut dhe përbën njё nga institutet mё tё shëndosha tё kёsaj epoke, sepse ai garanton rregullaritetin dhe legjitimitetin e veprimeve llogaritare dhe financiare tё shtetit”. 
2. Qysh prej themelimit tё tij nё vitin 1925, institucioni i auditimit tё financave tё shtetit shqiptar ka ndryshuar 6 herё tipologjinё e emërtimit dhe modelimin e vet: Këshilli Kontrollues (20.5.1925 deri 14.8.1946), Komisioni i Kontrollit tё Shtetit (16.4.1959-17.3.1966 dhe 22.1.1987- 31.8.1992), Inspektimi i Shtetit (17.3.1966 – 22.1.1987), Ministria e Kontrollit (16.4.1959- 1959), Shërbimi i Kontrollit tё Shtetit (31.8.1992- 23.12.1997) dhe Kontrolli i Lartё i Shtetit (1997 deri mё sot).
3. Janё 23 liderë qё kanё udhëhequr dhe drejtuar veprimtarinë e kёtij instituti tё rёndёsishёm të mirёmenaxhimit dhe administrimit të pёrgjegjshёm tё pasurive, financave dhe fondeve publike. Pesё prej tyre kanë kryesuar KLSH-nё pёr periudha mё pak se gjysmë viti: A. Kaza: 3,5 muaj nё vitin 1990, B. Kolaneci: janar – shkurt 1991, Y. Memisha: vetëm disa muaj nё vitin 1991, A. Karamuça: afro 6 muaj nё vitin 1991, Z. Pepa: 3,5 muaj nё vitin 1991. Rekordi i qarkullimeve nё postin e kryetarit tё KLSH ёshtё shënuar gjatё tre vjeçarit 1990-1992, ku janё ndërruar 6 drejtues. Midis 23 drejtuesve, karrierën mё jetëgjatë nё gjithё historikun 90 – vjeçar tё institucionit e ka shënuar Shefqet Peçi prej 14 vitesh.
4. Kanё mbajtur postin e ministrave tё qeverisё, 3 prej drejtuesve tё KLSH si Ministra tё Kontrollit. Kёsisoj postin e Ministrit pa portofol e mbajti Pandi Kristo, ndёrsa atё tё Ministrit tё Kontrollit e mbajtën Manush Myftiu nё vitet 1952-1954 dhe Shefqet Peçi gjatё periudhës pesëvjeçare 1954-1959.
5. Vetёm tre prej titullarëve tё institucionit kontrollues kanё përsëritur mandatet, duke u ri mandatuar nё pozitën e lartё tё Kryetarit tё Kontrollit tё Shtetit, përkatësisht: Manush Myftiu, nё vitet 1950-1952 dhe 1989-1990, Shefqet Peçi 1947-1948 dhe 1954-1966 si dhe Spiro Koleka 1949-1950 dhe 1966-1970.
6. Katёr drejtues ose magjistratë tё KLSH kanё fituar gradën shkencore “Doktor i shkencave“. Rrok Gera, doktoroi nё Universitetin e Vjenёs, Dr.Blerim Çela dhe Dr. Bujar Leskaj kanё mbrojtur gradёn shkencore nё Universitetin e Tiranёs. Kolё Thaçi u laureua Doktor Honoris Causa nga Universiteti i Barit nё Itali.
7. Disa drejtuesit tё aparatit tё kontrollit tё financave tё shtetit shqiptar, e konsideruar pjesa esenciale e nomenklaturës sё rregjimit tё kaluar, kanё vijuar tё ushtrojnë pandashëm përgjegjësitë e funksionit, krahas mbajtjes së mandatit tё deputetit apo ushtrimit të detyrave politike (p.sh nё përbërje tё Komitetit Qendror dhe Byrosë Politike tё PPSH). Sё paku, 5 prej drejtuesve tё Kontrollit Shtetëror gjenden në listën e 193 firmёtarёve tё parё tё Partisë Komuniste Shqiptare. Mund tё përmendim: Shefqet Peçi, Kiço Kasapi, Pandi Kristo, Manush Myftiu dhe Spiro Koleka. Kjo dëshmon mё sё miri se ekzekutivi i pushtetit ishte i zaptuar nga partia e vetme sunduese. ”Gjysma e ministrave ishin anëtar tё Byrosë Politike, kurse pjesa tjetёr anëtar tё Komitetit Qendror”, nënvizon studiuesi dhe historiani E. Jacques nëpërmjet skanerit mbi rregjimin totalitar në veprёn “Shqiptarёt…”, (faqe 482). 
8. Nё demokraci, Kryetari i Shërbimit tё Kontrollit tё Shtetit, z.Blerim Çela, ushtroi detyrën e kryetarit tё institucionit pa u shkëputur nga funksionet dhe angazhimi politik (PD). Vetëm 2 prej kryetarëve tё emëruar nga Kuvendi i Shqipërisë kanё konsumuar tё plotë mandatin 7 vjeçar pas shembjes sё diktaturës dhe fitores sё demokracisë nё vend, zotrinjtё M.Kërçuku dhe R. Çeku.
9. Nga kjo plejadë personalitetesh qё kanё kryesuar institucionin kombёtar tё auditit financiar, rezultojnë me studime tё përfunduara jashtë vendit, sё paku 6 prej drejtuesve tё institucionit: Rrok Gera studioi nё Fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare tё Vjenёs, Eqerem Bej Libohova pasi mori mёsimet e para nё Janinё vijoi dhe përfundoi Akademinё Ushtarake nё Bruksel, Lame Kareco ndoqi studiimet nё Greqi, Fejzi Bej Alizoti tё mesmen dhe studimet e larta i kreu nё Stamboll tё Turqisë, Xhaferr Ypi gjithashtu studioi nё Stamboll, kurse Manush Myftiu nё Torino dhe Romё tё Italisё.
10. Përpara se t’u besohej kontrolli i financave tё vendit, sё paku 4 prej titullarёve mbartnin eksperienca punësimi dhe jashtё Shqipërisë. Kёshtu Lame Kareco kishte punuar pranë njё banke nё Egjypt, Fejzi bej Alizoti si Mytesarif nё Libi dhe Prizren, Llambi Aleksi pas përfundimit tё studimeve universitare punoi si llogaritar nё Selanik, Janinë dhe Prevezë nё njё fabrikë stofrash, Eqerem bej Libohova nё regjimentin e Pestë tё Kolonisë sё Stambollit dhe si kajmekam i Portёs sё Lartё nё Bozxhe-Ade (burimi: “Ministrat e Financave 2012-2005”, Tiranë, 2005).
11. Qё prej themelimit tё institucionit, janё dënuar 5 kryetarё tё KLSH nga gjykatat e vendit, pёr motive kryesisht politike ose tё lidhura me politikën. P.sh Fejzi Bej Alizoti kryetar i Kёshillit Kontrollues nё vitin 1926 u dënua nga komunistët me pushkatim nё vitin 1946; Rrok Gera u dёnua nga Gjykata Ushtarake në Tiranё me vendimin nr. 47, datё 11.10.1952 me 20 vjet heqje lirie dhe heqje e tё drejtave elektorale pёr 5 vjetё, por u lirua nё vitin 1958 mbasi Plenumi i Gjykatës sё Lartё e deklaroi tё pafajshëm; Xhaferr Ypi u vra nga njё bombë ajrore; Manush Myftiu u arrestua nё vitin 1991, kurse Shefqet Peçi vdiq nё qeli duke ekzekutuar dënimin e dhёnё nga gjykata.
12. Institucioni superior shqiptar i kontrollit, ka aderuar nё institucionet ndërkombëtare profesionale si INTOSAI (nga viti 1984) dhe EUROSAI. Pёr herё tё parё udhëzuesit mbi parimet bazё tё Standardeve tё Kontrollit tё Organizatës Ndërkombëtare tё Institucioneve Supreme tё Auditimit (INTOSAI) u përkthyen nga KLSH nё fund tё vitit 2001. Me shkresën nr.66, datё 21.1.2002 tё kryetarit tё KLSH-sё, ato ju shpërndanë ministrive, Këshillit tё Ministrave, Prokurorisë sё Përgjithshme dhe prefekturave, si tё detyrueshme e pёr zbatim nga tё gjitha institucionet e kontrollit shtetëror. Nё trajtesat mbi Kontrollin e Lartё tё Shtetit (vëllimi i II i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, faqe 1271), nuk ceket se KLSH ёshtё pasardhëse e Këshillit Kontrollues. Nё paraqitjen mbi Kontrollin e Lartё tё Shtetit, autorët kanë shënuar (citoj): ”Nga viti 1992 KLSH ёshtё anëtar i Organizatës sё Institucioneve tё Larta tё Kontrollit INTOSAI dhe EUROSAI”. Në fakt, ky informacion mbart pasaktësi, qё meritojnë korrigjim. Konkretisht, sipas njё dokumenti zyrtar tё nënshkruar nga dr. Franz Fiedler, ish-sekretar i përgjithshëm i INTOSAI-t, konfirmohet fakti se KLSH ka shlyer kuotizacionet e anëtarësisë nё kёtё organizatë prej 400 $ nё vit. Po kështu, znj. Monika Gonzales, Drejtore e Planifikimit Strategjik nё kёtё institucion, afirmon përmes një dokumenti zyrtar anëtarësimin e Zyrës sё Auditimit tё Shqipërisë nga viti 1984. (Pёr hollёsi, konsultoni botimin “Historiku i KLSH 1912-2012”, Tiranё 2012, Mirgeeralb, faqe 98-99).
13. Për herë të parë, Magjistratura e Këshillit Kontrollues, e përbërë nga Kolё Thaçi, Lac Gera dhe Llambi Aleksi, pas vlerësimit të llogarive shtetrore tё përgatitura nga ana e Ministrisë sё Financave, lëshoi vendim pёr konfirmimin e treguesve tл buxhetit konsuntiv. Teknika e aprovimit pa rezervл tё pasqyrave tё llogarive dhe përmbledhëseve buxhetore “ashtu siç janё gjestionue e administrue prej degёve tё ndryshme”, haset nё Vendimin e Kёshillit Kontrollues nr. 912-39, datё 2 dhjetor 1937 (pёr llogaritё e ushtrimit 1931-1932); Vendimin nr. 960/7, datё 15 mars 1939, ku “mbasi e kёndoi raportin mbi buxhetin konsuntiv t’ushtrimit financiar 1933-1934 dhe e gjeti nё rregull”, vendos aprovimin e tij, tue i komunikue njё kopje Dhomës sё Deputetëve, Kryeministries dhe Ministrisë sё Financave”. Megjithatё, pёr elemente tё veçantë strukturorë, Kёshilli refuzonte dhënien e konfirmit mbi llogaritë, si pasojë e mungesës në disponimin e tё dhënave, ose i vistonte ato me rezervë. Të tilla mund të cekim, vendimin nr. 496, 28 Freuer 1930, që nuk dha aprovimin e llogarisë pёr pasuritë e paluajtshme (patrimoniale) tё shtetit, llogarinë e letrave me vleftë (pulla poste, fiskale, etj), llogarinë e huasё kombëtare etj.; vendimin nr. 770/92, datё 25.01.1932 (pёr buxhetin konsuntiv tё ushtrimit 1928-1929); vendimin nr. 787/12, datë 28.11.1932 (pёr buxhetin konsuntiv tё ushtrimit 1929-1930), etj. 
14. Nga hulumtimi i tё dhënave administrative dhe historike, e vërteta rezulton ndryshe nga sa kanё shkruar disa organe tё shtypit (shih gazeta “Tirana Observer, 28.9.2013), mbi drejtuesit e parё tё Kёshillit Kontrollues menjëherë pas fitores sё LANÇ-it. Sqarojmë se me Vendimin e Kryesisë sё KANÇ-it, nr.103, datё 09.08.1945 u caktua përbërja e magjistraturës së Këshillit Kontrollues, me përbërje: Dr. Faik Shatku-Kryetar; Av. Nonda Papuli – Anёtar dhe Llambi Aleksi – Anёtar. (Burimi: Gazeta Zyrtare nr.36, datё 30.8.1945).
15. Sa herё i analizojmë kartelat e autobiografisë sё magjistratëve tё parё tё Këshillit Kontrollues, zihemi nё “befasi”… me tё vërtetën! Llambi Aleksi: Me dekretin nr.129, datё 10.05.1926 transferohet si Referendar nё Këshillin Kontrollues dhe mё pas me Dekretin nr. 4, datё 05.01.1928 emërohet antar i këtij kёshilli. Lac Gera: Sipas jetëshkrimit autobiografik me Dekretin nr.224, datё 17.05.1925, “emnohet anёtar i këshillit kontrollues” (AQSH, F.803, D I-149, faqe 24). Kёtё fakt e dëshmon gazeta “Tirana” e datёs 13 qershor 1925, nё numrin e saj tё 26-tё, me titullin “Mbi emërimin e këshilltarit tё kёshillit kontrollues tё financave Lac Gera”. Kartela biografike e firmuar nga Kolё Thaçi ёshtё më e detajuar me hollësira: anëtar i Këshillit kontrollues me Dekretin nr. 528, datё 26.11.1925 me Dekretin nr.307, datё 21.2.1927 caktohet nё postin e Zv/Kryetarit tё Këshillit Kontrollues dhe Kryetar i këtij Kёshilli me Dekretin nr. 594, datё 15.11.1927. Nën okeljon “Emnime nё Qendër dhe Prefektura”, Fletorja Zyrtare nr.205, datё 16 nëntor 1926 shpallte se “Kolё Thaçi emërohet nё Këshillin Kontrollues”. Informata tё vlefshme na ofron dhe njё shkresë e nënshkruar nga Kryetari i Kёshillit Kontrollues tё asaj periudhe Fejzi Bej Alizoti, me datёn 20 qershor 1926 me nr 400 protokolli. Ajo nxjerr nё pah faktin se Kolё Thaçi ёshtё anëtar i kёtij Kёshilli qё drejtohej nga Alizoti. Përmbajtja e shkresёs qё i drejtohej Kёshillit Ministerial jepet nё vijim: ”Kemi nderin me i lajmnuem asaj Kryesie se pёr me ba nji inspektim nёpёr zyret t’financavet si dhe ndër gjithë zyrat e tjera qё marrin e napin tё holla, ky kёshill dërgon nё Shkodёr, nё Lezhë e nё Krujё anëtarin e Kёshillit Kontrollues z.Kolё Thaçi sё bashku me Kryesekretarin z.Gjon Bumçi…”. 
16. Nga studimi i veprës “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (botim i Akademisë sё Shkencave tё Republikës sё Shqipërisë, vëllimi i III, Tiranë 2009), bie nё sy gama e gjёrё e çështjeve tё studiuara. Hulumtimet përsa shkruhet mbi institucionin e Këshillit Kontrollues, magjistratët e tij themelues dhe posaçërisht për kryesuesin e tij Kolё Taçi tё krijojnё dy pamje:
Sё pari: Përmbledhja analitike kataloguese e germave T-Th, nёn preambula e fashikuj tё plotë rroken mjaft kategori dhe personalitete. Veçova pёr të thёnё disa prej tyre: Tomeëun (filozof venedikas), oficerin madhor holandez Tomson, trakishten, transportin, travertinat si shkёmbinj karbonik sipërfaqësor me porozitet tё lartё, Thaçin si krahinë nё Pukё; Hashim Thaçin-Kryeministrin e Kosovёs; Tharypa-n, mbretin Molos, sundimtar tё viteve 423-390 pes), etj. Mirёpo, nuk ka asnjë germë dhe rresht dedikuar Kolё Thaçit, disa herё deputet i Shqipërisë, disa herё Ministёr i Financave i shtetit shqiptar, disa herё Kryetar i Këshillit Kontrollues, Doktor Honoris Causa i Universitetit tё Barit nё 1936.
Sё dyti: Nё vëllimin e I-rё tё “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar”, trajtesat pas faqes 1161 e nё vazhdim, i janë rezervuar organizimit dhe funksionimit tё njё numri institucionesh tё vendit dhe ndërkombëtare. Pёr arsye respekti pёr punën e vlertë tё hartuesve tё fjalorit, po i rendis ashtu siç janë listuar nё tekst: Këshillat Popullorë, KANÇ-i, Kёshilli Europian, Këshilli i Lartё, Kёshilli i Lartё i Drejtësisë, Këshilli i Lartё i Regjencës, Këshilli i Ndihmës Ekonomike Reciproke KNER-i, KRRTRSH, Kёshilli i Sigurisë Kombëtare, Kёshilli Kombëtar (1920-1923), Kёshilli Krahinor Nacional-Çlirimtar pёr Kosovёn dhe Rrafshin e Dukagjinit. Kaq. Nuk ka asnjё çelje paranteze apo paragraf dedikimi mbi institucionin e Këshillit Kontrollues (?!). 
17. Transformimet demokratike të vendit u shoqëruan dhe me braktisjen e imitimit të modelit rus të kontrollit shtetëror dhe orientimin drejtë filozofisë dhe fizionomisë së një trupe auditimi kombëtar, me vizion evropian. Si vlerë e shtuar e ALSAI-t tanimë nuk konsiderohet vetëm ligji i ri nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e KLSH” në fuqi nga 1 janari i 2015, korniza e praktikave profesionale të INTOSAI-t, (Standardet; Manualet e auditimit të përputhshmërisë, financiar, të performancës, të auditimit të integritetit; Udhëzuesit e performancës apo guidat e shkrimit të raporteve), por edhe botimet e publikimet e karakterit informues dhe kultural, (të tilla si EUROSAI, KLSH në Kuvend, Audituesit e KLSH në shtypin e shkruar, Historiku i KLSH, etj.
18. Aktualisht institucioni suprem i auditimit (ALSAI) vlerësohet si partner dinjitoz e i besueshëm, që ka nënshkruar mbi 10 marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjelltë me institucionet ndërkombëtare homologe, ku bëjnë pjesë Zyrat e Auditimit Kombëtar të vendeve ballkanike e europiane apo Gjykatat e Llogarive. Mund të përmendim marrëveshjet me institucionet e SAI-t të Kosovës, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës, Austrisë, Koracisë, Malit të Zi, Turqisë, Polonisë, Sllovenisë, etj. Meritojnë vëmendje dhe mbi 20 memorandume partneriteti lokal me organizatat e shoqërsë civile dhe agjencitë shtetërore, të cilat promovojnë transaprencën dhe përparimin profesional.
19. Tre tituj gazetash dhe revistash janë emetuar nga ana e stukturës më të lartë të kontrollit/ auditimit në këto 90 vjet. Më konkretisht: Në mars te vitit 1948 doli në një numër të vetëm revista “Kontrolli i Shtetit”. Pasqyra e lëndës të kësaj reviste kishte 10 shkrime. Në redaksionalen e numrit midis të tjerash thuhej: “Revista jonë del si organ i Komisionit të Kontrollit të Shtetit dhe ka për qëllim të çojë në aparatin e pushtetit dhe në masat e gjëra të popullit eksperiencën e kontrollit për zbatimin e planit, për ndërtimin e mëtejshëm të administratës shtetërore për zhdukjen e gabimeve dhe lëshimeve dhe për organizim me të mirë të punës. Qarkullimi i nje tip reviste të tillë, ku bahet një kritikë e shëndoshë çdo organi të pushtetit, asht i mundur vetëm në shtetin tonë popullor…”. Një përpjekje tjetër ishte botimi i disa numrave të gazetës periodike të titulluar “Kontrollori”, me numrin e saj të parë në fillim të qershorit 2001, që zgjati përreth 1 vit. Nga janari i vitit 2012 kanë parë dritën e botimit 8 numra të revistës shkencore 4-mujore “Auditimi publik”, konceptuar si tribunë e ndarjes së ideve midis profesionistëve. Numri i parë i saj doli nga shtypi në prill 2012, ndërsa bordi shkencor përbëhet nga 17 profesorë, 3 prej tyre personalitete të huaja të fushës. 
20. Për herë të parë në historinë afro shekullore të institucionit të auditimit shtetëror, janë organizuar me sukses tre Konferenca Ndërkombëtare Shkencore mbi profesionin e auditimit publik. Konferenca e parë në dhjetor 2012, ajo me temë rolin e SAI-t për menaxhimin publik të përgjegjshëm në sfidat e sotme (në nëntor 2013), si dhe konferenca e tetorit 2014, me moto “Auditimi kombëtar në shërbim të qeverisjes kombëtare”. 
21.Henri Klej ka nënvizuar se statistikat nuk e zëvendësojnë gjykimin. Kjo është e vërtetë, pasi statistikat ndriçojnë arsyetimin dhe janë derivat i gjykimeve. E sjellë në rrafshin konkret, auditimet e KLSH i shërbejnë forcimit të përgjegjshmërisë publike dhe mirëqeverisjes së entiteteve, janë instrument dobisjellës me ndikim në parandalimin e parregullsisë dhe goditjen e mashtrimit dhe korrupsionit. Praktikisht, vetëm gjatë vitit 2014, parregullsitë dhe shkeljet ligjore, me dëm në të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit, të evidentuara nga KLSH, arrijnë 11,2 miliardë lekë, (pa shënuar parregullsitë me ndikim në performancën e subjekteve të audituara prej 13,3 miliardë lekë). 1437 masa disiplinore e të zhdëmtimit, ku mbi 10 % e tyre janë rekomandime për largime nga pozicionet e punësimit , kurse 41 kallëzime janë adresuar në prokurori gjatë vitit 2014 (Shih: KLSH, Buletini nr.4, Tiranë 2015, fq. 3). 
KLSH, në vigjiljen e nëntëdhjetë
I lexuar mё shumё se njëherë….. predikimi brilant i At Zef Valentinit, bukurshkruar nё 1939, nuk është thjesht dëshmues i dijenive të njeriut mendjehapur apo mendësia e përkorë ngadhënjyese (pa fjalё idhnimi), por edhe një paralele kundёrthënëse mes tё vërtetës dhe çmimit të hakut. Kujtoj dhe citoj: “Dy rasa ka njeriu tё dёftejё dashurinë pёr tё vёrtetёn: kundrejtё miqve kur duhet t’u thotё njё tё vёrtetё tё hidhur dhe kundrejt kundёrshtarёve kur do t’u rrëfehet se e vёrteta qёndron nga ana e tyre. Detyrёn e parё e ka pёrmbledhur shkurtazi vjetёrsia me atё thënien e famshme: “Amicus Socrates, Amicus Plato, sed magis amica veritas: Sokratin dhe Platonin i kam miq, por tё vërtetën e dua mё tepёr nga ata”. Tё dytёn: duke plotёsuar tё parёn e këshillon e thёna e jonё popullore e relatuar edhe nё “Lahutën e Malësisë” sё Fishtёs: “Kija inad, por falja hakun”. Kjo është haka dhe e vërteta! Në këto 90 vjet jetë, pavarësisht pagëzimit me emërtesa të ndryshme zyrtare, KLSH mbetet autoritet me kredenciale të larta besimi tek qytetarët, kurse audituesit meritojnë cilësimin e ish-ambasadorit amerikan Arvizu, “rojtarë që hedhin dritë mbi shpenzimet”. Autoriteti i auditimit kombëtar, KLSH-ja, është tanimë sa lupa e investigimit të parregullsive (frika e vreshtit), qendra proaktive e ekselencës kombëtare dhe e reformimit metodik për lëminë e auditimit, po aq dhe hosteni për “mos me e lanë të trashet e keqja”-(jemi duke huazuar nga “Kanuni i Skenderbeut”). Kursi i KLSH thelbësisht ka mbetur ai që u shpall nga “Përlindja e Shqipnies”, (organi zyrtar i Qeverisë së Vlorës) në numrin 18/31 kallënduer 1914: “me kontrolluar e për ta ndihmuar punimin e sundimtaries së vendit”. E thënë më thjeshtë, për të prujtë paret e shtetit prej nepsqarve, ziliqarëve dhe duargjatëve, por dhe me nxitë nikoqirllëkun me financat publike. Kjo stinë e zgjedhjeve të rradhës, nuk ia zbeh aspak shkëlqimin 90 vjetorit të njërit prej institucioneve më me peshë të shtetit shqiptar, të cilin deputeti Kristo Floqi që në vitin 1925 e shquante si ”një nga nevojat e rendit të parë për një shtet”.