Pse sipërmarrësit nga Kina e largët shohin oportunitetin Shqipëri përmes “Klik Ekspo Group”

701

 

Një fjalë
e urtë kineze thotë se: “Një këmbë e drejtë, nuk ka frikë të hedh hapa
përpara edhe pse këpuca është e shtrembër.” E me sa duket, Kina po ecën në një
këmbë të drejtë e të fortë dhe në këpucën e duhur drejt progresit. Prej disa
vitesh ekonomia e saj renditet në vendin e dytë në klasifikimin botërorë pas
SHBA. Prej katër vitesh dhe një bashkëpunim të suksesshëm me “Klik Ekspo
Group”, Kina tani dëshiron të “ecë në këpucët tona”. Ata i besuan tregut
tonë dhe interesi i investimeve të drejtpërdrejta nga kompani kineze, sot,
është në nivelin më të larta të mundshme.


Republika Popullore e Kinës do të udhëtojë për te katërtin vit, drejt Tiranës
me disa nga kompanitë e saj më serioze, ku do prezantojnë përmes pavijonit të
saj teknologjinë më të avancuar për sa i përket disa nga sektorët prioritarë
për vendin tonë siç është transporti, energjia, infrastruktura, materialet
elektrike, metalurgjia  nuk do mungojnë në pavijonin brenda Pallatit të
Kongreseve, ku do të mbahet dhe eventi më elitar i këtij lloji në vendin tonë.

 “Kërcimi”
ekonomik që ka bërë Republika Popullore e Kinës, është shembull perfekt për t’u
ndjekur nga të gjithë ne. 

  Klik
Ekspo Group është kartëvizita më e mirë për të krijuar një pikë kontakti mes
ekonomisë shqiptare dhe kompanive të huaja të vendeve partnere, që të
ekspozojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre. Në panair do të përfaqësohen shumë
kompani nga më prestigjiozet, nga rajoni dhe gjithë bota, të cilat do të
ekspozojnë prodhimet apo shërbimet e tyre dhe natyrisht që një panair i tillë
shërben për të promovuar prodhimet dhe shërbimet tona.

 
      

Sigal


Everbright
Global Airport and Investment Fund” është pjesë e kompanisë “China Everbright”,
e mbështetur nga shteti kinez dhe e specializuar në menaxhim asetesh me një
portofol të gjerë investimesh. Kompania ka ngritur një fond të fokusuar në
investime në sektorin e aviacionit, porte dhe infrastrukturë europiane ndërsa
ka blere 100% aksione e Tirana Internacional Aeroporti (TIA) Nene Tereza . Ndërsa
“Huawei”, kompani me një aktivitet të gjerë në vende të ndryshme të botës,
është e pranishme në Shqipëri prej rreth pesë vjetësh. Ajo i ofron shërbimet e
veta Telekomit dhe operatorëve celularë, këto  histori suksesesh flasin
për një diversitet dhe potencial të lartë të ekonomisë kineze, që vazhdon të
rritet dhe zhvillohet me ritme të pakrahasueshme sot me këdo. Ky është një ndër
mësimet që ne po përpiqemi të përvetësojmë. Teksa ne duhet të rrimë të shohim
modelet e suksesit ekonomik kinez në sektorë të ndryshëm, për t’i aplikuar më
pas në ekonominë tonë vendase. Nga ana tjetër kompanitë prestigjioze kineze
kanë rritur interesin në investime të drejtpërdrejta në normat më të larta të
mundshme.

Në tregun
ndërkombëtar investimet kineze zënë vend të rëndësishëm. Ekonomia dinamike
kineze, nëpërmjet kompanive të fuqishme, zë vend gjithnjë e më tepër në tregjet
e huaja.

  Sot
shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kinës kane arritur peshë të
konsiderueshme duke zënë 7,7 % të totalit të shkëmbimeve tregtare.

  Të dhënat e fundit të Institutit
të Statistikave tregojnë të pozicionuar Kinën si partnerin e dytë tregtar.
Tregtia është e orientuar më shumë drejt importeve. Sot Mallrat kineze janë
nder më të kërkuarat nga konsumatorët shqiptarë, por jo vetëm për cilësinë dhe
komoditetin e përdorimit, por dhe për larminë e llojshmërisë unike që ato kanë.

 Nga Kina importohen makineri, pajisje,
pjesë këmbimi, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile dhe këpucë. Ndërsa
eksportohen kryesisht minerale. Ndërkaq marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve
pritet të intensifikohen më tej në projekte konkrete në fushën e infrastrukturës
dhe në sektorë potencialë që ofron ekonomia shqiptare.

 Eksportet drejt shtetit aziatik arritën
në fillimin e këtij viti, në vlerën e 909 milionë lekë, sipas INSTAT. Ndërsa
importet arritën vlerën e 12.152 milionë lekëve.

Jo vetëm prezantimi i arritjeve te shkëmbimeve
tregtare midis dy shteteve apo arritjeve të projekteve të reja në sektorët e infrastrukturës
dhe teknologjisë së komunikimit, por përfaqësimi në këtë manifestim ndërkombëtar
te biznesi në Tirane, shërbejnë edhe si një urë kalimi për në tregjet e Ballkanit
siç mund të konsiderohet tregu i Malit te zi, Maqedonia etj.