Projektet Ballkanike, BE financon 11 autostrada dhe hekurudha

818
Janë 11 projekte në listën e propozimeve për të cilat vendet e rajonit kanë rënë dakort për ti kërkuar financime Bashkimit Europian. Këto projekte shërbejne për të lidhur vendet ballkanike, po ashtu janë zgjatime me korridore të Bashkimit Europian.
Në konferencën e 27 gushtit që do të mbahet në Vjenë vendet do të cojnë sëbashku propozimet e tyre të cilat duhet të mbarojnë Brenda 2030. Vec këtyre 11 projekteve është rënë dakord që të përfshihet rindërtimi i hekurudhës shqiptare si pjesë e korridorit të VIII me kusht që shqipëria të bëjë një studim fizibiliteti dhe projekt financimi të besueshëm .
Gjashtë nga 10 korridoret e transportit Paneeuropiane pritet të kalojnë në vendet e Ballkanit duke krijuar një fushë të re konkurrimi. Projektet konkrete për të cilat mesohet se është rënë dakortë nga dy kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandër Vucic kanë dhën mbështetjen e plotë në bruksel. Ishin autostrada Nish –Prishtinë – Durrës, hekurudha që do të lidhë Beogradin me Budapestin dhe autostrada Adriatiko – Joniane që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë në veri dhe greqinë në jug të vendit tonë.
Nje tjetër hekurudhë nga ku do të përfitojë shqipëria është është ajo Tiranë – Durrës – Podgoricë.
Në lidhje me segmentet rrugore Serbia ka tendecë ta paraqesë si projekt të rëndësishëm “Korridorin 10-të”, i cili kalon nga Nishi në Serbi për në Gradinë të Bullgarisë. Maqedonia ka mbështetur korridoret 10 dhe korridorin e 8-të. Kroacia mbështet Shqipërinë dhe Malin e Zi për autostradën Adriatiko – Joniane.
Tabela e projekteve. Rrjeti i rrugëve që do t’i propozohet BE për financime
Korridori Vc
Bosanski Samac ( Bosnja )- Doboj –Sarajevo –Mostar-Bijaca (Kroaci)
Korridori VIII
Tirane/ Durrës –Elbasan-Strugë –Tetovë –Shkup –Deve Bair(Bullgari)
Korridor X 
Batrovci (Kroaci)- Beograd (Serbi)- Nish (Serbi)-Shkup (Mqedoni)-Bogorodica(Greqi )
Korridori Xb
Subotica (kufiri hungarez)-Novi Sad (Serbia ) – Beograd 
Korridori 10C 
Nish (Serbia )- Gradibna Bullgari 
Segmenti 1
Debeli Brijeg (Border Croossing)-Bar(Mal I Zi )
Segmenti 2
Podgorica (Mal I Zi ) –Durrës –Fier –Tepelenë-Qaf Botë
Segmenti 2 a
Gradiska (Kroaci)-Banja Luka (Bosnjë) –Lasva-Travnik 
Segmenti 4 
Vrsac (Rumani)- Beograd (Serbi)- Podgorica (Mal I Zi ) -Bar(Mal I Zi )
Segmenti 6 
Prishtin –Shkup 
Segmenti 7
Lezhë-Prishtinë-Dojlevac/Nis (Serbi) 
Sigal