Prognozimi i bashkërendimit të zhvillimit demografik dhe ekonomik është detyra kryesore e qeverisë

1507
Prof. Dr. Ilia TELO
Kryetar i Shoqatës së Demografëve
Ditët e fundit lexova në internet një fjali që më bëri përshtypje: Ç’do të bënit nëse do ishit Kryeministër i Shqipërisë?
Unë kësaj pyetje do t’i përgjigjesha kështu:
Para se të merrja vendimin do të kosultohesha me ekspertët përkatës dhe me botën akademike.
Pak histori
Në regjimin e kaluar totalitar ekzistonte Instituti i Studimeve Ekonomike dhe drejtuesi i këtij Instituti zakonisht merrte pjesë në mbledhjen e qeverisë (pa qenë anëtar qeverie) dhe, në shume raste jepte mendimin e Institutit për problemin që diskutohej.

Ne fillim të viteve ’80, qeveria e atëhershme kërkoi miratimin e ligjit për shkurtimin e oborrit kooperativist dhe tufëzimin e blegtorisë të oborreve kooperativiste. Instituti i Studimeve Ekonomike, duke e njohur mirë situatën dhe mentalitetin e popullsisë së fshatit, nuk ishte dakord me tufëzimin e bagtisë së oborreve kooperativiste dhe sugjeroi që fillimisht te zbatohet ky projekt në një krahinë dhe me kalimin e kohës, në rast se do kishte rezultate të mira të zbatohet në të gjithë vendin. Ky sugjerim i drejtë nuk u zbatua dhe u bë tufëzimi i bagëtisë së oborrit kooperativist, gjë që solli pasoja katastrofike në uljen e prodhimeve blegtorale si dhe proleme serioze në furnizimin e popullsisë së qytetit e të fshatit me këto produkte. Pra, qeveria e atëhershme ka korrur atë që ka mbjellur, por, të gjitha këto pasoja negative i ka vuajtur populli. Me përmbysjen e rendit të kaluar totalitar dhe vendosjen e ekonomisë së tregut, krahas masave që janë marrë, qeveria e Partisë Demokratike mbylli dhe Institutin e Studimeve Ekonomike. Mirëpo këtë institut nuk e hapën as qeveritë e Partisë Socialiste. Sigurisht, Instituti i Studimeve Ekonomike, pas shembjes së rendit komunist nuk mund të funksiononte më me atë platformë dhe me ata specialistë. Duhej të miratohej një platformë e re dhe të caktohej një personel i përshtatshëm për zhvillimin ekonomiko-social në kushtet e ekonomisë së tregut, ashtu siç tregon dhe përvoja e disa vendeve ish socialiste të Evropës Lindore.

Roli i shtetit në zhvillimin ekonomik dhe në çështjet sociale
Ne kemi mendimin që në kushtet e ekonomisë se tregut, veçanërisht kur kalohet nga socializëm në kapitalizëm, ekonomia dhe e gjithë jeta e vendit duhet të zhvillohen të programuara dhe të bashkërenduara, ku shteti duhet të luaj një rol të rëndësishëm. Të gjithëve na kujtohet që para disa viteve bankat në SHBA do të falimentonin dhe qeveria e atëhershme morri një vendim të rëndësishëm për financimin e bankave me disa qindra miliardë dollarë. Në rast se do falimentonin bankat, do ishte bërë një katastrofë me pasoja të tmerrshme. Mirëpo në rast se shteti do ta ndiqte sistematikisht gjendjen financiare të bankave, nuk do ishte krijuar një situatë e tillë. Dihet nga të gjithë se në të gjitha shtetet me ekonomi tregu, çdo vit hartohet projektbuxheti, ku parashikohen të ardhurat dhe shpenzimet e shtetit për një periudhë vjetore. Atëhere lind një pyetje e thjeshtë: Përse çdo vit parashikohen tregues ekonomik dhe financiar dhe këta tregues të mos përcaktohen edhe për afate më të gjata kohore?!

Disa mund të mendojnë se artikullshkruesi do që të na kthejë në kushtet e ekonomisë së centralizuar, ku shteti kontrollonte çdo gjë. Regjimi i kaluar komunist është zhdukur dhe nuk mund të rikthehet, pasi ai nuk ka treguar epërsi me regjimin e ekonomisë së tregut. Shteti, në kushtet e ekonomisë së tregut, nëpërmjet levave ekonomike duhet të marrë pjesë aktivisht në zhvillimin ekonomiko-social të vendit.

Në fund të fundit, duke filluar që nga Parlamenti, organet ekzekutive në qendër e në bazë dhe e gjithë administrata shtetërore mbijetojnë nëpërmjet taksave që paguan popullsia e vendit, prandaj duhet të merren seriozisht me problemet ekonomike dhe sociale të vendit.
Veçoritë e dinamikës së popullsisë në vendin tonë
Nga analiza e dinamikës së popullsisë deri kohët e fundit, rezulton se rritja e saj ka qenë e ndryshme në periudha të ndryshme kohore. Kështu, në periudhën e paraçlirimit të vendit e deri në vitin 1945, popullsia nuk është rritur me ritme të larta, për shkak se vdekshmëria ishte në nivele të larta (sidomos vdekshmëria foshnjore) dhe emigrimi i popullsisë ishte në nivele të larta. Gjatë periudhës të regjimit të kaluar (1945-1990), popullsia në vendin tonë është rritur me ritme të larta, si rezultat i lindshmërisë shumë të lartë dhe të uljes nga viti në vit të vdekshmërisë (në mënyrë të veçantë të vdekshmërisë foshnjore). Në rritjen e madhe të popullsisë gjatë atyre viteve ka ndikuar edhe ndalimi me ligj i emigrimit të jashtëm. Pas vitit 1990, popullsia në vendin tonë, jo vetëm që nuk është rritur, por është zvogëluar nga viti në vit. Shkak për këtë ulje është zvogëlimi i shtesës natyrale të popullsisë (si rezultat i pakësimit të lindshmërisë) dhe emigrimi i jashtëm në përmasa shumë të mëdha.

Në vendin tonë janë bërë disa prognozime të popullsisë. Një nga shkaqet shumë të rëndësishëm të pasaktësive të prognozimeve është pasaktësia e të dhënave statistikore të përllogaritura sipas regjistrimit të popullsisë. Nisur nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2001, INSTAT-i deri në vitin 2010 kishte llogaritur këto të dhëna për numrin e popullsisë sipas viteve:
Numri i popullsisë i përllogaritur për vitet 2002- 2010 (në mijë)

Në bazë të të dhënave përmbledhëse, popullsia sipas regjistrimit të vitit 2011 është 2800 mijë banorë
Të dhënat mbi popullsinë e viteve 2010 (e përllogaritur) dhe ajo e vitit 2011 (sipas regjistrimit), ka një diferencë të madhe prej 14.6%.
Siç del nga shifrat statistikore, këto të dhëna janë kontradiktore dhe përllogaritjet që janë bërë deri në vitin 2010 nuk kanë qene reale. Këto kanë denatyruar edhe shumë tregues ekonomikë si prodhimi për frymë etj.

Prognozimi i popullsisë në perspektivë nuk duhet të bëhet vetëm për numrin e përgjithshëm të popullsisë së vendit, por edhe për grupe të ndryshme të saj: për meshkujt dhe për femrat, për grupet e ndryshme të moshave etj. 

Në bazë të këtyre grupimeve përcaktohen burimet e punës dhe mundësitë që do të ketë vendi për të rritur numrin e të punësuarve. Këto grupime do të shërbejnë gjithashtu për përcaktimin e kontigjentit të nxënësve në nivelet e ndryshme të arsimit etj.

Popullsia dhe përbërja e saj në perspektivë duhet të llogaritet për territore të ndryshme të vendit (në nivel qarku). Kjo është e domosdoshme për faktin se si lëvizja natyrale, po ashtu edhe lëvizja mekanike e popullsisë në qarqe të ndryshme të vendit ka ndryshime të mëdha. Nga qarqet malore të vendit ka emigruar një pjesë e madhe e popullsisë, për jashtë vendit dhe në drejtim të zonave fushore. Në disa territore të zonës veriore lindshmëria për 1000 banorë është më e lartë krahasuar me zonat e tjera.Prognozimi i popullsisë për territore të ndryshme të vendit është kusht i rëndësishëm që organet shtetërore që të bëjnë një politikë më të studiuar për zhvillimin përpjestimor të ekonomisë në aspektin territorial, me qëllim që të mos ketë ndryshime të mëdha në zhvillimin ekonomik të territoreve të ndryshme të vendit dhe të mos abandonohen disa territore. Për këtë qëllim shteti mund të përdorë edhe levat ekonomike dhe financiare.

Por si do jetë ecuria e popullsisë në vitet e ardhshme?
Përsa i përket prognozimit të popullsisë për vitet e ardhshme janë bërë disa studime (sidomos nga specialistë të demografisë dhe sociologjisë), në disa raste nga organet shtetërore si dhe nga Organizata e Kombeve te Bashkuara. Këto strategji janë bërë vetëm për numrin e përgjithshëm të popullsisë në shkallë vendi (në disa raste edhe për përbërjen moshore të popullsisë), por mungojnë të dhëna analitike për numrin dhe përbërjen e popullsisë për fshatin e qytetin dhe për njësitë e ndarjes administrative të vendit. Megjithëse këto strategji të pjesshme janë bërë në periudha të ndryshme kohore, rezultatet e tyre janë të ndryshme.

Në vijim po japim rezultatet e disa strategjive, të cilat janë botuar në libra, revista ose në forma të tjera.

Në librin “Mosha e tretë në Shqipëri” – (Kolektiv autorësh) prognozohet se popullsia në vitin 2015 u parashikua 4 milion e 635 mijë, gjë që nuk u vërtetua. 

Në monografinë e Prof. Fiqri Sheri “Popullsia e botës” jepen këto të dhëna në lidhje me numrin e popullsisë sipas tre varianteve të rritjes: minimale, mesatare dhe maksimale. Ja dhe rezultatet e prognozës për vitin 2050:

(Në mijë)
Në botimim Ageing in the Twenty First Century UNFPA, jepen këto të dhëna mbi popullsinë e Shqipërisë sipas grupmoshave në vitet 1989, 2001 2011 dhe Prognoza për vitin 2050:

Numri i popullsisë në Republikën e Shqipërisë (në mijë banorë)
Të dhënat e kësaj tabelë për vitet 1989 janë faktike dhe parashikimi për vitin 2050 është më afër realitetit.
Nga ana e INSTAT-it janë bërë disa prognozime për popullsinë e vendit. Sipas prognozimit që është bërë në vitin 2004, jepen këto të dhëna për prognozën e popullsisë për vitin 2021:
Të dhëna përmbledhëse në shkallë vendi sipas varianteve

Edhe parashikime të këtij prognozimi nuk po vërtetohen në praktikë (janë jashtë realitetit për këto vite).
Në botimin Ageing in the Twenty First Century – viti 2012 (Botim i UNFPA-së dhe Help Age International), jepen këto të dhëna për vendin tonë: Popullsia 60 vjeç e lartë për vitin 2050 parashikohet 1010 mijë veta dhe kjo përbën 33.7 përqind të popullsisë së vendit. Në bazë të këtyre të dhënave del që popullsia e përgjithshme e vendit në vitin 2050 do të jetë 3 milionë banorë. Ky prognozim që është bërë nga OKB (UNFPA) mendojmë se është më afër realitetit.
Faktet që përmendëm më sipër tregojnë qartë se është e domosdoshme prognozimi i popullsisë në vitet e ardhshme nga institute serioze shkencore dhe, prognozimi të bëhet sipas karakteristikave të popullsisë si gjinia, mosha etj., dhe në mënyre të veçantë për territore të ndryshme të vendit.
Bashkërendimi i zhvillimit demografik dhe ekonomik
Krahas prognozave të zhvillimit demografik duhet të përcaktohen dhe prognozat e zhvillimit ekonomiko-social. Në këto prognoza të përcaktohet zhvillimi i degëve të ndryshme ekonomike, objektet që do ndërtohen etj. Këto prognoza do kenë afat më të gjatë se 4 vjet që është mandati i qeverive, prandaj duhet të jenë të detyrueshme për të gjtha qeveritë që do miratohen sipas rezultatit të zgjedhjeve. Një rëndësi të madhe ka bashkërendimi i zhvillimit demografik dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Siç e theksuam, njerëzit janë elementi kryesor i prodhimit dhe shërbimit dhe nga ana tjetër, prodhimi dhe shërbimi duhet të ketë si qëllim plotësimin e nevojave të mbarë popullsisë. Janë fakte të njohura që përsa i përket zhvillimit ekonomik, vendi ynë është më i prapambetur krahasuar me vendet e tjera të Evropës. Këtë e paraqet më qartë treguesi i prodhimit të brendshëm bruto për frymë të popullsisë.

Në tabelën që vijon, po japim të dhëna në lidhje me treguesin e prodhimit të brendshëm bruto për frymë të popullsisë në vendin tonë dhe në disa vende të Evropës.
GDP për frymë sipas FMN (Fondit Monetar Ndërkombëtar) në një nga vitet e fundit

Vendet GDP për frymë në USD
Burimi: International Monetary Fund (2013). World Economic Outlook. Database October 2014.
Të dhënat e tabelës tregojnë qartë se vendi ynë zë vendin e fundit në Evropë përsa i përket këtij treguesi. Të dhënat e tabelës së mësipërme po i paraqesim në grafikun që vijon:
Të dhënat e tabelës dhe grafiku tregojnë qartë se niveli i prodhimit të brendshëm bruto për frymë të popullsisë në vendin tonë është shumë më i vogël krahasuar me vendet e tjera. Me qëllim që të afrohemi me vendet e tjera dhe me mesataren e Bashkimit Evropian, ne duhet të sigurojmë ritme më të larta të rritjes së prodhimit, krahasuar me vendet e tjera.

Për këtë flet përvoja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila treguesit e popullsisë dhe disa tregues socialë, jo vetëm në përgjithësi, por edhe për shtete të veçanta i ka programuar për vitet e ardhshme deri në vitin 2050, bile për disa tregues deri në vitin 2100.

Përvoja pozitive e shumë vendeve tregon se është e domosdoshme që të hartohet strategjia e popullsisë dhe e zhvillimit ekonomiko-social të vendit. Kjo është e domosdoshme për faktin se popullsia (burimet e punës) është elementi kryesor për sigurimin e prodhimit dhe në të njëjtën kohë, popullsia me kërkesat e saj është dhe qëllimi kryesor i prodhimit dhe i shërbimeve.
Ulja e varfërisë është problem tepër shqetesues
Prodhimi i brendshëm bruto dhe ai për frymë të popullsisë janë vetëm njëra anë e çështjes. Ana tjetër shumë e rëndësishme është treguesi i raportit midis të ardhurave të buxhetit të shtetit në krahasim me prodhimin e brendshëm bruto. Ky tregues në vendin tonë dhe mesatarja e Bashkimit Evropian në vitet e fundit ishte si vijon:

– Ne vendin tonë 24%
– Mesatarja e Bashkimit Evropian 45%
Të dhënat tregojnë qartë se vendi ynë, nga njëra anë zë vendin e fundit në prodhimin e brendshëm bruto për frymë të popullsisë dhe nga ana tjetër, zë përsëri vendin e fundit në treguesin relativ të raportit të të ardhurave të buxhetit të shtetit krahasuar me prodhimin e brendshëm bruto. 

Niveli i ulët i të ardhurave të buxhetit në vendin tonë shkaktohet nga informaliteti dhe korrupsioni. Ky është faktori kryesori i nivelit të ulët të shpenzimeve për çështje sociale, krahasuar me shpenzimet e buxhetit të shtetit. Puna e madhe që bën qeveria për uljen e informalitetit dhe korrupsionit duhet përkrahur nga të gjithë, sepse do të ndikojë në rritjen e të ardhurave të popullsisë.

Në shpenzimet për çështjet sociale bëjnë pjesë: shpenzimet për sigurimet shoqërore, për sigurimin shëndetësor, pagesat për papunësinë dhe ndihmat ekonomike.
Krahas vëllimit të këtyre shpenzimeve në shifra absolute llogaritet edhe pesha specifike e tyre në prodhimin e brendshëm bruto.
Në vendin tonë, pesha specifike e shpenzimeve për çështje sociale është 10-11%, në një kohë që mesatarja evropiane është 28-30%. Rritja e peshës specifike të shpenzimeve për çështjet sociale krahasuar me prodhimin e brendshëm bruto do të përmirësojë gjendjen e pensionistëve dhe të popullsisë që jeton me asistencë sociale. 
Janë këto arsyet që parashkrova në këtë artikull se, po të isha kryeministër «Para se të merrja vendimin do konsultohesha me ekspertët përkatës dhe me botën akademike».



Sigal