Prof. Vladimir Mici/ Historitë dhe problemet e konsumatorit me UKT nuk kanë të sosur

776
Secili prej nesh ndihet mire kur tatimet dhe taksat apo tarifat e tij kthehen në shërbime të cilat çdo qytetar i ndihen. Por kur qytetari ndihen mashtrimin e kryer me paratë e veta , dhe këtë ia bën shteti apo të emëruarit e shtetit ka vend për të bërë edhe denoncime, ka vend për të të ngritur zërin, ka vend edhe për revoltë qytetare. Kjo po ju ndodh çdo ditë banorëve të kompleksit “Molla”, në Unazën e re të Tiranës. Ҫdo qytetar, brenda fuqisë së tij ekonomike është subjekt dhe objekt i pagimeve të ndryshme pa kthim dhe të detyrueshme, që në gjuhën ekonomike quhen tatime direkte dhe indirekte. Të gjitha këto tatime të qeverisë i kthehen qytetarit në formën e shërbimeve dhe mallrave, ku padyshim përfshihet edhe shërbimet e mallrat e UKT Tiranë. Të abuzosh me paratë e qytetarit është e dhimbshme, ta gënjesh atë dhe institucionet kontrolluese dhe monitoruese është më keq akoma.

Banorët e kompleksit “Molla”

Banorët e kompleksit “Molla” janë të pajisur me certifikatën e pronësisë , por fati e deshi të jenë subjekt i keq menaxhimit të ujit nga ujësjellësi, për të cilën tej këtij keq menaxhimi, fshihen mashtrime, deklarime falco, ndofta korrupsion dhe mitmarje. Marrja e certifikatës së pronësisë shoqërohet me dorëzimin e kontratës së Energjisë elektrike , dhe normalisht edhe të ujësjellësit pra UKT-së. Firma ndërtuese u justifikua se kjo mungese ishte e përkohshme dhe se kontratat dhe librezat e Ujit do të vijnë brenda disa ditëve, për shkak të një problemi administrative,që UKT ka. Kjo ishte përgjigja nga firma. (Për një pallat të kompleksit kanë kaluar dy vjet, që konsumojnë ujin e UKT dhe ende s’ka kontratë!? Nga UKT-ja).

Në ditët e para

Në ditët e para pas futjes në apartamente të pallatit të dytë banorët kishin ujë. Papritur një ditë të bukur dhe në temperature mbi 30 gradë , uji u ndal. Banorët i drejtuan firmës duke i kërkuar kontratën personale të ujit , në mënyrë që të ankoheshin në UKT se përse nuk kishin ujë në shtëpi, pa asnjë paralajmërim duke cituar edhe shkakun dhe se kur do të bëhej i mundur në afatin më të hershem fillimi i furnizimit me ujë. Firma e ndërtimit u deklaronte se ajo i ka dorëzuar të gjitha dokumentet dhe xhirimet e parave përkatëse ndaj UKT Tiranë dhe se nuk është në një pozicion të japë përgjigje se kur do të pajisen banorët me libreza. Ajo nuk ndjente detyrim, që varej nga ata. Ata thjesht ishin të pafuqishëm në zgjidhje. Kjo duhet të ishte e vërtetë. Arsyeja se përse duhet të ishte e vërtete ishte mjaft e thjeshtë. Në momentin që Pallati, ishte hipotekuar dhe Hipoteka Tiranë pajisi me Certifikatë pronësie banorët, nënkuptonte se pallati ishte i pajisur me leje shfrytëzimi. Pajisja me leje shfrytëzimi, nënkuptonte kryerjen e disa procedurave dhe akteve të kontrollit, mbi bazën e të cilave vërtetohej se : Pallati ishte tërësisht i përfunduar me të gjitha sistemimet mjedisore, i pajisur sipas standardit ne lidhje me cilësinë dhe sasinë e punimeve të kryera. Ishte kryer akt kolaudimi i pallatit, Ishte verifikuar dhe testuar zbatimi i standardit të shkarkimit të ujërave të zeza dhe të bardha kundrejt projektit dhe lidhur me kolektorin përkatës, Zbatuar projekti i lidhjes me Magjistralin e lidhjeve me pikën e furnizimit me ujë, dhe që kjo pikë garantonte furnizimin normal me ujë të pijshëm , etj etj. Të gjitha këto duhet të ishin me akte të veçanta dhe të firmosura nga Titullarët përgjegjës përfshi edhe të UKT Tiranë. Në të kundërt leja e shfrytëzimit nuk mund të dilte dhe të firmosej nga Kryetari i njësisë administrative, që kishte dhënë lejen e ndërtimit. Mundësia tjetër që mund të kishte abuzuar kryetari i njësisë që kishte dhënë lejen e ndërtimi , pra ai do të anashkalonte edhe pa këto firma (pra edhe të ujësjellësit) do të sillte që barrikada e dytë, Hipoteka e qytetit të Tiranës, të refuzonte dosjen pa praktika të rregullta. Kjo pasi Hipoteka e Tiranës kërkon një kopje të plotë të dokumentacionit të pallatit , që nga leja e ndërtimit, leja e miratimit të sheshit të ndërtimit deri tek leja e shfrytëzimit pa llogaritur projektin, Raportet e supervizoreve dhe kolaudatorëve, që vërtetojnë se punimet janë kryer dhe janë konform standardit. Madje Hipoteka ka edhe tagër për verifikim mund edhe ta bënte në terren. Të ishin të përfshira në mashtrim disa institucione njëherësh zor se mund ti shkojë mëndja një njeriu. Po të jetë kështu, një zot e di se çdo të kemi prapa. Do zoti kjo s’mund të jetë e vërtetë!? Pa u zgjatur, kjo nënkupton se ujësjellësi ka dhënë miratimin e furnizimit me ujë de fakto. De jure UKT nuk ka kontratë me banorët e pallatit dhe ata janë askushi , ndonëse bëhet fjalë për 280 apartamente dhe dhjetëra lokale (pritet të dorëzohet pallati i tretë). Në një situatë të tillë banorët nuk kanë të drejtën ligjore për tu furnizuar me ujë, ndonëse janë të pajisur me certifikatë pronësie(pra UKT ka njohur zyrtarisht, kur u ka dhënë lejen për marjen e lejes së shfrytëzimit firmës) nuk njeh individët familjarë.

Ankesat e banorëve

Ankesat e banorëve të pallatit për ujë në veçanti atyre që kanë prenotuar dhe janë pajisur me certifikatë pronësie janë legjitime për disa arsye. E para, ka me të drejtën e tyre për tu ndjerë të barabartë, në kushtet e lejes nga autoritetit UKT. E dyta, ka të bëjë me të drejtën e qytetarit për tu identifikuar si një kontraktues dhe blerës i ligjshëm dhe jo pirate të ujit. E treta, për tu furnizuar me ujë me standartet e pranuar nga UKT, te deklaruara dhe parashikuara ne vizionin e tyre strategjik për furnizimin e popullatës me ujë. Së katërti, për të dëgjuar dhe ndihmuar qytetarët në ankesat e tyre. Askush nuk i prêt dhe zgjidh ata, megjithëse janë ankuar fizikisht dhe elektronikisht. Asnjë nga titullarët apo drejtuesit, specialistët e UKT nuk kërkon zgjidhjen e problemit, përkundrazi, kërkojnë bllokimin e zgjidhjeve me absurditete të tilla si: “zona është në zhvillim”, (ndonëse 20 ml larg u kalon Ujësjellësi i ri i Yzberishtit i cili është projektuar dhe zbatuar në kohën që zona ka një plan ndërtimi të miratuar nga KKT), “s’ka ujë burimi”, “Ujë ju kemi dërguar dhe s’është e vërtetë se s’ka ujë”, “Ka defekte në rrjet dhe po punojmë, po bëhen zëvendësime apo punime në rrjet”, “po kryejmë lidhje të reja”, “po bëjmë ristrukturime e organizime” etj etj, që në esencë kanë vetëm një gjë, mosfurnizimin e popullatës së këtij blloku me ujë. Më groteskja arrin kur qytetarëve u thuhet se edhe kontratat do ti merni pas një jave(për një pallat kompleksi kanë kaluar dy vjet pa kontratë), ose “ka paguar lekët firma e ndërtimit”, apo “ka disa probleme me firmën” etj, etj dhe blerësit e këtyre apartamenteve duhet të presin derisa UKT, ose më saktë X apo Y I UKT-s të marrin atë, që duan . Pyetja shtrohet : Nga kush? Se çfarë problem kanë banorët e pajisur me certifikatë, me problemet e ujësjellësit me firmën hajde mere vesh!?.Ata duan të paguajnë ujin e konsumuar por nuk dinë sa ujë dhe me çfarë dokumenti duhet të paguajnë. Përfaqësues të UKT vijnë dhe ikin çdo ditë dhe ata janë askushi, shohin dhe ikin.

Drejtuesit e zonës

Kjo mënyrë e të punuari e ka konkluzionin, kur drejtuesit e zonës të thonë s’ka ujë. Kjo është katastrofë, dhe duhet të ishte alarmante dhe duhet të kishte ngritur shtetin në këmbë. Por kjo nuk ndodhur dhe as ka gjasa të ndodh sepse ujë ka. Por e vërteta është krejt ndryshe. Magjistrali i ri i Yzberishtit i reklamuar si një investim i ri edhe në faqen elektronike të UKT kalon vetëm 20 ml larg themeleve të pallateve të kompleksit Molla dhe të gjithë pallatet e zonës, përreth kompleksit kanë ujë. Pra, problem nuk është më uji, por menaxhimi i UKT Tiranë. Në raportin vjetor të punës së UKT për vitin 2014 thuhet se është garantuar furnizimi me ujë për 11 orë në ditë, pra një fakt mjaft domethënës, ndërkohë që nëse sheh strategjinë e zhvillimit të këtij sektori për Tiranën për vitin 2015, furnizimi me ujë i popullatës së Tiranës do të arrinte në 16 orë në ditë. Mjerimi dhe mashtrimi arrin kulmin, kur banorët e kompleksit ”Molla” kanë 3 javë që përpëliten për ujë dhe asnjë institucion ( sektor, filial, specialist terreni) nuk merr asnjë përgjegjësi. Të ndodhur përpara këtij fakti abuzimet lidhen.
1- Me mos arkëtimin e parave edhe për atë ujë që u ka dërguar në mënyrë pirate këtij kompleksi pallatesh. Kjo ka sjelle mungesën e parave në arkat e UKT, dhe kjo bën përgjegjës titullarin e kësaj njësie dhe njësisë vartëse.
2- Duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë në rastin e mos furnizimit dhe diskriminimit me ujë në kushte kur të tjerët përreth kanë ujë 11 orë në ditë, sepse s’kanë asnjë arsye për të penguar familjarët me furnizimin me ujë.
3- Në shkeljen e njëanshme dhe pa asnjë kusht të kontratave me qytetarët pronar të apartamenteve të këtij kompleksi.
4- Në firmosjen e dokumentit që vërteton se mund të kryejë furnizimin me ujë në parametrat teknik, kur nuk i garanton ato.
5- Në abuzimin me detyrën shtetërore kur diskriminon banorët taksapagues të këtij shteti për të marrë shërbim të barabartë.
6- Në mashtrimin zyrtar ne dokumentet zyrtar dhe abuzimin me fondet publike, që ka sjellë në mosrealizimin e 16 orëve në ditë të furnizimit me ujë.
Fakti i mësipërm ndonëse një rast tregon se UKT nuk është e interesuar të mbledhë paratë, që të furnizojë me tepër qytetarët , por ti vonojë sa më shumë afatet e realizimit të strategjisë së UKT. Si të tillë ,këta drejtues nuk i duhen rilindjes. Tej fakteve të këtyre banorëve , e cila përbën analizën edhe të shkrimit ,e drejta e të cilëve duhet të zgjidhet urgjentisht, një problem i madh del në skenë. Apo investohet në UKT Tiranë, që ajo të arrijë parametrat e programit strategjik të saj? Përse UKT nuk ka arritur në këto parametra por ndodhet në 65% larg të objektivave të saj? Çfarë e ka penguar UKT që të realizojë këto objektiva. Shqipëria e vitit 2017 duhet të ketë 20 orë ujë pa ndërprerje, ndërsa sipas Kryebashkiakut të ri 24 orë ujë. Pyetja që bëhet është : kur dhe si? Sipas tabelës së paraqitur nga UKT Tiranë rezulton se investimet janë; Milion lekë
Vitet 2009 2010 2011 2012 2013 2014 Totali
Investimet ne UKT sha Tirane 2.98 663.37 970.71 643.34 640.84 502.12 3423.36
NR Abonteve te rinj 4900 5020 9100 10967 10605 7805 48397
Investimi për një abonent shtese leke 608 132,145 106,671 58,661 60,428 64,333 70,734
Sasia e ujit të faturuar Mil M³Uje 28.7 30.7 32 33.25 33.18 32.63 190.46

Pra nga viti 2010 deri më sot investimet kanë qenë të mëdha. A janë ato sipas strategjisë ?

Po sikur të ishte ky investim sa 50% masave të parashikuara, që Tirana të kishte 16 orë ujë në ditë , do të jepte rritje domethënëse ta zëmë 1 orë më shumë?. Fakti që kemi përkeqësim do të thotë se i tërë investimi prej 3.4 miliardë lek s’ka asnjë efekt në përmirësimin e situatës dhe një rishikim i investimeve duhet të ishte bërë. Analiza e investimeve me zero efekt nuk justifikohet me shtim të abonentëve prej 50 mijë abonentësh. Përkundrazi rritja demografike e Tiranës dhe drejtimi drejt bashkimit me Durrësin janë pjesë e një strategjie të cilët i paraprihet me një strategji dhe në këtë kuadër masash. Efekti i numrit të abonentëve është i papërfillshëm, sa kohë që nuk ndryshon sasia e ujit të faturuar, i cili lidhet me humbjet teknike dhe vjedhjet. Ky numër mund të jetë edhe pjesë e futjes në kontrata të klientëve, që ishin deri dje pa kontratë, si dhe efekti i vendosjes së matësve të ujit,që disiplinon konsumin mbi klientët pa matës. Nëse do tu referohemi shifrave të ujit të faturuar ai nuk ka ndryshime në vitit e fundit. Për më tepër edhe nuk ka ndryshuar që nga 2008 asnjë orë shtesë furnizimi me ujë. Fakti që humbjet mbeten të larta dhe shtim nuk ka të sasisë së faturuar jemi në pozitën, ku efiçienca e investimeve është zero. Pra jemi në boshllëk dhe i jemi larguar shume efekteve për ti dhënë një hov zhvillimit . Për më tepër tatimet dhe taksat e tatimpaguesve shqiptarë nuk rezulton të jenë përdorur mire, por që nga 2009 janë nën një keq manxhim që vjen nga fakti se administratorët e parave dhe pronave UKT-s nuk kanë mirë manxhuar duke sjellë shpërdorime dhe humbje të efikasitetit dhe mos marrje të shërbimeve të kënaqshme nga ana financuesve të shtetit, popullit, Sa para i duhen ujësjellësit, që të kenë ujë qytetarët e Tiranës. Kjo situatë duhet të marrë fund.
Sigal