Prof. Lirim Hoxha/ Pasuritë e mëdha në pjesën shqiptare të Detit Jon

200
Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Shelfin Kontinental zëvendësoi praktikën e mëparshme deri në vitin 1945 kur vendet kishin sovranitet vetëm mbi një rrip shumë të ngushtë deti rreth tyre dhe pjesa jashtë këtij rripi konsiderohej si Ujëra Ndërkombëtare. Kjo ndryshoi kur, më 28 Shtator 1945, Presidenti i SHBA, Harry S Truman deklaroi se Qeveria e SHBA i konsideron burimet natyrore të nëndyshemesë dhe të shtratit të detit të Shelfit Kontinental nën detet e hapura dhe ngjitur me bregun e SHBA, i përkasin Shteteve të Bashkuara dhe janë subjekt i juridiksionit dhe kontrollit të saj (White House News Release. Policy of the United States with Respect to the Natural Resources of the Subsoil and SSea Bed of the Continental Shelf, September 28, 1945). Menjëherë, shumë shtete të tjera bënë deklarata të ngjashme dhe Shelfi Kontinental u pranua si një normë ndërkombëtare dhe shumë nga ato deklaruan se pjesa e tyre e detit e kalonte 12 milje nautike (22.224km ) apo 200 milje nautike (370.4 ) nga bregu. Më 10 Qershor 1964 hyri në fuqi Konventa mbi Shelfin Kontinental, një traktat ndërkombëtar që vendos të drejtat e një shteti sovran mbi Shelfin Kontinental që e rrethon atë. Shqipëria ka qenë shtet pjesëmarrës dhe e ka ratifikuar këtë traktat po në vitin 1964, (Convention on the Continental Shelf by the United Nations (https://en.wikisource.org/wiki/Convention_on_the_Continental_Shelf). Përcaktimi i Shelfit Kontinental dhe kriteret mbi të cilat një shtet me bregdet mund të vendosë kufijtë e jashtëm të tij, përcaktohen në Nenin 76 të Konventës së Komisionit mbi Kufijtë e Shelfit Kontinental, të OKB si dhe te “Deklarata e Mirëkuptimit” e 29 Gushtit 1980 (Annex II to the Final Act of the Conference). (http://www.un.org/depts/los/clcs_new/continental_shelf_description.htm. Neni 76, në 10 paragrafe të tij, përcakton Shelfin Kontinental, çfarë përfshin Shelfin Kontinental, nga Vijëbaza në kufijtë e jashtëm të tij deri në depozitimin e gjithë hartave dhe informacionit të duhur pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që ai ta bëjë botërisht të njohur. (http://www.un.org/depts/los/convention_agreements/texts/unclos/part6.htm) The Final Act of the Third United Nations Conference on the Law of the Sea ANNEX II (http://www.un.org/depts/los/clcs_new/documents/final_act_annex_two.htm)
Në paragrafin 1 të nenit 76 për Shelfin Kontinental thuhet: 
Shelfi Kontinental i një Shteti bregdetar përfshin fundin e detit dhe nëndyshemenë ose truallin poshtë dyshemesë të zonave nënujore që shtrihen matanë detit territorial të tij gjatë gjithë zgjatjes natyrale të territorit të tokës së tij deri në cepin/pikën më të dalë të kufirit kontinental ose në një distancë prej 200 miljesh nautike(370.4 km) nga vijëbazat nga të cilat është matur gjerësia e detit territorial, ku vija e jashtme e kufirit kontinental nuk duhet ta kalojë këtë vijë (Vijëbazë). 
Neni 77 përcakton të drejtat e shtetit bregdetar mbi Shelfin Kontinental:
1. Shteti bregdetar ushtron mbi Shelfin Kontinental të drejta sovrane me qëllim kryerje zbulimi në të dhe shfrytëzim të burimeve të tij natyrore.
2. Të drejtat e përmendura në paragrafin 1 janë ekskluzive në kuptimin se nëse Shteti Bregdetar nuk kryen zbulime në Shelfin Kontinental ose nuk shfrytëzon burimet e tij natyrore, askush nuk mund të ndërmarrë këto aktivitete pa pëlqimin e shprehur të Shtetit Bregdetar.
3. Të drejtat e Shtetit Bregdetar mbi Shelfin Kontinental nuk varen nga okupimi (zaptimi), efektiv apo imagjinar, ose nga ndonjë deklaratë e shprehur si dhe paragrafi mbi Burimet natyrore (minerale dhe burime të tjera jo të gjalla). 
Me rëndësi të veçantë janë nenet 78 dhe 79 që parashikojnë të drejtat kur Vija Ndarëse kalon midis një vendburimi të dhënë, statusin legal për ujërat sipërfaqësore, kabllot nënujore dhe tubacionet, operacionet në ishujt artificiale, instalimet dhe strukturat e ndryshme që duhet të kenë pëlqim nga të dy palët. Shqipëria, me Dekret N0- 4650 të 9 Marsit 1970, ka paraqitur pretendimet e veta per Shelfin Kontinental, mbështetur në parimin e OKB, si:
“… Fundi i Detit dhe nëndyshemeja e tij (Detit) të zonave nënujore afër Bregut, por jashtë zonës së Detit Territorial, në një thellësi deri 200 m ose matanë këtij kufiri, ku thellësia e ujërave lejon të bëhen zbulime të burimeve natyrore të zonave në fjalë (International Boundaries Research Unit MARITIME BRIEFING Volume 1 Number 8, The Maritime Boundaries of the Adriatic Sea, UK, 1996).,duke shprehur qartë të drejtat përtej 200 miljeve nautike(370.4 km) që përcakton “Shelfi Kontinental i Zgjeruar” (SKZ). 
Më 24 Maj, 1977 midis Republikës së Greqisë dhe Republikës Italiane është nënshkruar marrëveshja për ndarjen e zonave të Shelfit Kontinental midis këtyre dy shteteve në Detin Jon, duke formuluar edhe Hartën Detare me Kufirin e Shelfit Kontinental Greqi-Itali. Në këtë marrëveshje janë përcaktuar të drejtat e palëve kur vija ndarëse kalon midis resurseve që do të gjenden apo kompensimin e barabartë për ato të shfrytëzuara më parë (Limits in the Seas N0 96 Continental Shelf Boundary: Greece-Italy June 6, 1982 United States Department of the State Bureau of Intelligence and Research).
Deri më sot “Marrëveshja mbi Detin” midis Republikës së Shqipërise dhe Republikës së Greqisë, e vitit 2009, e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërise, nuk është bërë publike.
Nga shtypi shqiptar bëhet e ditur se në Detin Jon “u ra dakord që për llogaritje të merret “Vija e Mesit” dhe “Parimi i baraslargësisë, si metodë bazë për delimitimin e zonave detare”, “që u përcaktua në mënyrë strikte duke garantuar një rezultat të ndershëm (Equity) dhe të drejtë, siç njihet nga jurisprudenca ndërkombëtare”.

Për më tepër, kur bëhet analogji në marrëveshjet me Italinë, citoj “I njëjtë është rasti në marrëdhëniet tona me Italinë, me të cilën marrëveshja e parë për Zonën Ekonomike Ekskluzive dhe Shelfin Kontinental është gati” (The same is the case in our relations with Italy, with which the first agreement on the Economic Exclusive Zone and continental shelf is ready. Foreign Minister Kotzias’ speech at the SEESOX Annual Lecture at St Antony’s College, Oxford University 10 June 2015 – Fjalimi i Ministrit të Jashtëm Kotzias në Leksionin e Përvitshëm në Sesoks, Kolegji Shenjt Antoni, Universiteti i Oksfordit, 10 Qershor, 2015) duke deklaruar qartë se Marrëveshja mbi Shelfin Kontinental është diçka tjetër. 
Nga sa më sipër, rezulton se në Detin Jon në “Marrëveshja mbi Detin” midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë të vitit 2009 nuk janë përdorur kriteret e përcaktuara për ndarjen e Shelfit Kontinental sipas Nenit 76 të Konventes së Komisionit të Kombeve të Bashkuara mbi Kufijtë e Shelfit Kontinental, si dhe të “Deklarata e Mirëkuptimit” të 29 Gushtit 1980. Kjo, në ndryshim me Marrëveshjen e 24 Majit 1977 midis Republikës së Greqisë dhe Republikës Italiane për ndarjen e zonave të Shelfit Kontinental midis këtyre dy shteteve në Detin Jon. 
Në këte kontekst akuza se pala shqiptare, “nuk ka përmbushur marrëveshjet”, “ka refuzuar të përmbushë dispozitat e ligjit ndërkombëtar”, (“non-implementation of agreements. The refusal to implement the provisions of international law”), është e pabazuar.
Megjithëse Shelfi Kontinental i Detit Jon shqiptar rezulton perspektivë për gjetjen e rezervave të naftë – gazit /gazit ,ka ndryshime të rëndësishme në veri dhe jug të vazhdimit të vijës (Prishja tektonike) Kardhiq – Borsh në brendësi të Detit Jon.

Në jug të kësaj vije, deri tek Gjiri i Sarandës, formacionet gjeologjike janë mbi hedhur dhe zhvendosur në brendësi të Detit Jon rreth 50 km dhe kjo përbën zonën më të rëndësishme për zbulim, sepse kolona e ujit është vetëm 200 m dhe më poshtë mund të shpohet në formacione gjeologjike të vërtetuara, analoge në përbërje dhe moshë me ato të fushës naftë – gazmbajtëse të Patos-Marinzës apo rezervave gjigande të zbuluara në Shelfin Kontinental të Qipros greke dhe Izraelit. Më në veri të kësaj vije, megjithëse perspektiva është e hapur, thellësia e ujrave shkon deri 970 m.
Sipas revistës “Exploration Eeurope” (A Fresh Look at the Oil and Gas Potential of Greece Vol. 10, No. 6 – 2014 – 2014) të dhënat gjeologo-gjeofizike, e zonës së diskutueshme në Detin Jon parashikojnë zbulimin e vendburimeve të naftës si Patos-Marinza (më i madhi në tokë në Kontinentin Europian) apo ai i Delvinës me gaz kondesat. Duke shfrytëzuar të drejtat e Shelfit Kontinental të Zgjeruar (Extended Continental Shelf) Republika e Qipros (Qiproja Greke) dhe Izraeli, në Detin Mesdhe kanë gjetur rezerva gjigande hidrokarburesh..
Bloku 12 i Fushës së gazit Aphrodite (Afërdita) i Republikës së Qipros ndodhet 80 km larg bregut të qytetit Limosia, mbulon një sipërfaqe përafërsisht 40 milje katrore (103.6 kilometra katrore – 3.38 herë më e vogël se sipërfaqja që pretendohet nga Greqia në Detin Jon Shqiptar). Thellësia e detit ku u shpua pusi i parë (A-1) ishte rreth 1.524 m. Besohet të përmbajë 3.6 to 6 trillion kubik feet (102 miliard deri 170miliard) metër kub gaz natyral (HOUSTON, Dec. 28, 2011/PRNewswire/ — Noble Energy, Inc. (NYSE: NBL). Ky zbulim mund të ketë një vlerë përafërsisht 129 miliardë USD (100 miliard Euro), të mjaftueshëm për plotësimin e nevojave të vendit për prodhim energjie për 210 vjet (Cyprus: History of gas discovery -GEO EXPO-EXPLORATION EUROPE VOL. 9, N0.1-2012).
Izraeli, në fushën gazmbajtëse Leviathan, me sipërfaqe rreth 325 km2, në një thellësi uji rreth 1,670 m ka gjetur gaz biogjenik dhe besohet se është e dhënë e mirë se më në thellësi do të ketë naftë thermogjene në sedimentet para kriprave. Vlerësohet se fusha përmban deri 20 tcf (trillion cubic feet= 566. 337 miliardë metër kub rezerva gazi. 
Po këtu, në rërat e Tamar, të basenit Levant janë gjetur përafërsisht 8.0tcf (trillion cubic feet = 226. 534 metër kub gaz, si dhe disa fusha më të vogla (Noble Energy Inc.2012). Pra, sic shihet qartë, këto nuk janë “marrëveshje xhentëlmenësh” por marrëveshje me rëndësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe strategjike për të ardhmen e Shqipërisë dhe si të tilla duhet të skanohen e shihen me mikroskop, në pikëpamje të pajtueshmërisë me Konventen e Komisionit mbi Kufijtë e Shelfit Kontinental, të Kombeve te Bashkuara, si dhe tek “Deklarata e Mirëkuptimit” të 29 Gushtit 1980. (Website:lirimhoxha.com)