Prof. Dr. Arben Malaj: Do të mbroj jo një karrike, por pavarësinë reale të Bankës së Shqipërisë

653
Sigal

 

Të nderuar kolegë, sot në orën 10.00 jam thirrur në Komisionin parlamentar të Ekonomisë të Kuvendit të Shqipërisë, për t’u pyetur dhe për të pyetur rreth propozimit për shkarkim të bërë personalisht nga Rama. Do të jem aty për të mbrojtur jo një karrike, por pavarësinë reale të BSH, pavarësi e cila ka që nga 15 korriku 2019 që është cënuar nga propozimi dhe zvarritja e kërkesës së 28 deputetëve, të cilët me shpifjet e tyre kanë cënuar pavarësinë reale të një anëtari të KMBSH. Në të gjitha angazhimet e mija 27 vjeçare midis lirisë dhe karrigeve kam përzgjedhur lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës së lirë. Këto janë liri themelore dhe të mbrojtura me kushtetutë që nuk cënohet nga asnjë status tjetër publik e shkencorë. Ballafaqimin moral dhe profesional siç vlerëson z. Rama në minutat 4-5 të kësaj video e kam të fituar përherë,

Kryeministri Rama më pezullon, shoku Rama si kryetar i PS më shkarkon – gjithë pushtetet në një dore, por harrojnë që historia politike qindra vjeçare ka vërtetuar aksiomën se: “Pushteti absolut korrupton në mënyre absolute”. Ballafaqimin ligjorë pa dyshim që do ta fitoj, po qe e nevojshme deri në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut.

Ky është shërbimi im ndaj vendit tim kundër mentaliteteve qeverisëse jo demokratike apo në kufijtë e neo-diktaturave, që sipas studiuesve është një kërcënim real në rritje sidomos në disa vende të Evropës ish komuniste. Banka e Shqipërisë është institucion kushtetues dhe pavarësia reale e saj nuk mund të cënohet nga qejf-mbetjet personale të askujt,

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe inspirimin tuaj të përhershme.

Mirënjohje
Arbeni