Prof.Dr.Arben Malaj: Asnjë justifikim për vonesat në pagesa të administratës dhe invalidëve

312

Eksperti i ekonomisë dhe i financave, Arben Malaj ngre shqetësimin në lidhje me ankesat për vonesën e pagave.

“Mirëmëngjesi ka disa ditë që nga i gjithë vendi ka ankesa se invalidët nuk po marrin dot pagesën mujore.

1.Kjo vonesë shkakton shumë probleme dhe dhimbje sociale sepse për ta është burimi i vetëm i jetesës dhe mbijetesës.

2.Edhe pas disa ditëve mungon komunikimi e sqarimi publik pse po vonohen dhe kur zgjidhet problemi.

3.Problemi është administrativ prandaj përgjegjësia është vetëm e tyre

4.Asnje proces verifikimi, riverifikimi apo përmirësimi sistemeve online, nuk duhet të vonoj asnjë person edhe asnjë ditë pagesat për punonjësit, pensionistet dhe përfituesit nga skemat sociale. Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme. Komunikimi e sqarimi publik është A-ja e transparencës dhe mirëqeverisjes. Reklama me kaseta të parapregatitura nga bashkia e Tiranës dhe qeveria – prova të qarta të pa aftësisë dhe hipokrizisë”, shkruan -Arben Malaj në komentin në rrjete sociale.