Prof. Anastas Angjeli: Buxheti i konsolidimit fiskal, i vazhdimit të reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm

797
Pas një seance maratonë, edhe pse mazharonca u përpoq të paraqiste projektin e vet të zhvillimit për vitin 2016, të përkthyer në shifra, opozita pati një fjali të vetme për këtë çështje. Këtë e tha z. Ritavn Bode në fund të fjalës së vet e në krye të gjithë fjalimeve të kolegëve të tij opozitarë. Ai theksoi se “Ky ëshët buxheti me këmbë në tokë; uroj që të zbatohet”. Kjo është e vërtetë. Ose do të ishte një buxhet me këmbë në tokë, ose duhet të ishte më këmbë në gropë, të ktheheshim mbrapsh, atje ku opozita na la në 8 vjetët e saj kur ishte në pushtet. Gropë nga e cila tashmë po dalim. Kjo punë kështu e pati. Ne zgjodhëm tokën, ata gropën. Por në fakt qytetarët janë të interesuar nëse ekonomia do të jetë më mirë në vitin 2016, a do të jenë më të përmirësuar buxhetet e tyre familjare? A do të jetojnë më mirë? A do të ketë më pak të vërfër? Biznesi do të dijë se si do mbështetet e do zhvillohet ai? Të rinjtë se si, ku do shkollohen e do punësohen, etj. Prandaj le t’i kthehemi disa karakteristikave të këtij buxheti për vitin 2016, por më parë… 

Nëse bazohet buxheti i vitit 2016?
Ky është buxheti i tretë që po diskutojmë dhe natyrisht do të zbatojmë, i Qeverisë së mazhorancës aktuale. Buxheti i vitit 2014, në vitin e parë të qeverisjes e meritoi dhe e vërtetoi cilësimin si buxheti i kthesës. Kjo pasi synimi dhe objektivat kryesorë të tij, që ishin: frenimi i krizës, vënia në kontroll e financave publike, borxhit dhe deficitit, fillimi i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura dhe fillimi i mbështetjes së sektorëve ekonomikë, siç e diskutuam pak ditë më parë në Kuvend (diskutimi i Buxhetit Faktik 2014), përgjithsisht u arrit. Buxhetin e vitit 2015, vitit që po mbyllim, edhe pse përmes shumë vështirësive, rrjedhojë e një sërë reformash të ndërmara, efekti i të cilave pritet në vitin 2016, i ndikimit të zhvillimeve rajonale dhe europiane të ekonomisë, përsëri, mendoj se përgjithsisht, po ja arrin qëllimit dhe cilësimit që ne i bëmë një vit më parë, si buxhet të rimëkëmbjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal. Të dy këto buxhete u shoqëruan dhe mbështeten reforma të rëndësishme në vend. Dy paketata fiskale të ndërmarra, shtuar këtu edhe masat për favorizimin e investimeve strategjike dhe në turizëm, (që priten të zbatohen vitin që vjen) krijuan rreth 100 masa mbështetëse në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, në energji, bujqësi, agrobisnes, turizëm dhe industrinë fasonitse. Rritja ekonomike mori kthesën dhe shënoi hapat e pare të rritjes me gati dyfishim, në krahasim me vitin 2013 kur erdhëm në pushtet. Disa tregues të pritshëm të këtij fundviti, që kanë shërbyer edhe si bazë për p/buxhetin e paraqitur janë:

Të ardhurat 387.0 mld lekë ose 26.8 % e PBB 
Shpenzimet 446.3 30.9 %
Deficiti 59.3 4.1 %
Borxhi publik 72.6 %
Rritja ekonomike 2.7 %

Ky është edhe konstatimi i Progres- Raportit të fundit të BE, i cili thekson se “sa i përket kriterit ekonomik” Shqipëria e ka ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe është e përgatitur në mënyrë të moderuar për të zhvilluar një ekonomi tregu funksionale. Është arritur progres në përmirësimin e stabilitetit makroekonomik, perspektivat e zhvillimit janë përmirësuar dhe ka nisur reforma e menaxhimit të financave publike. Megjithatë, ende mbeten sfida të mëdha. Shqipëria duhet të synojë veçanërisht konsolidimin fiskal, të përmirësojë kuadrin e menaxhimit të buxhetit, të trajtojë nivelin e lartë të huave jo-performuese dhe të përmirësojë mjedisin e biznesit duke forcuar shtetin ligjor. 

E pra, në këtë klimë arritjesh dhe sfidash e përgjegjësish është hartuar dhe po diskutojmë sot p/buxhetin e vitit 2016. Projekt-Buxheti i vitit 2016, të cilin po diskutojmë, ka si karakteristikë kryesore të tij konsolidimin fiskal dhe mbështetjen e reformave të nisura në vend, me synim vazhdimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme. Kjo veçori diktohet si nga zhvillimet e brendshme ekonomike e financiare, ashtu dhe nga ato të jashtme si dhe nga rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare dhe BE-së. Rritja ekonomike në vend ka shënuar kthesën dhe është në rrugën e rritjes. Kështu në vitin 2013 ajo ishte 1.5 %, në 2014-2,1%, i pritshmi për vitin 2015- 2.7/% dhe parashikimi për 2016, pritet të jetë 3.4 %. Megjithatë, ky vit që po lëmë pas, po konsiderohet jo i lehtë financiarisht (borxhi publik 72.6 % e GDP, Deficiti Buxhetor 4.1 % e GDP dhe të ardhurat e pritshme nën performancë, ndonëse më të mëdha se ato të realizuara në këta dy-tre vjet). Ndërkaq edhe zhvillimet ekonomike të jashtme për këtë vit që po mbyllet, po korrigjohen me ulje të rritjes ekonomike globale, nga 3.3 % në 3.1 %.

Karakteristikat dhe përparsitë
Ja disa nga karakteristikat, veçoritë dhe përparsitë: 
• Së pari. Edhe ky buxhet shoqërohet nga një paketë fiskale e cila nuk rrit taksat, përkundrazi i ul ato. Kjo paketë ka në themelin e vet përjashtimin nga takaa të bisnesit të vogël, një masë ekstremisht positive prej të cilës përfitojnë rreth 83 mijë subjekte të biznesit të vogël me një xhiro vjetore nga 0 deri në 5 milionë. Kjo masë kërkon njëherësh vazhdimin e konsolidimit të sistemit fiskal, përmes ndërgjegjësimit të mëtejshem fiskal dhe vazhdimin e luftës kundër informalitetit dhe ruajtjen dhe konsolidimin e mëtejshëm të sistemit fiskal. Projektet që përmirësojnë taksat lokale atë të turizmit dhe të truallit, ato për akcizat dhe taksat kombëtare si dhe grupi p/ligjeve sociale. Kjo paketë, edhe pse me ndikim, në total, neutral në të ardhurat në buxhet, ka ndikimin e vet në nxitje të punësimit, zhvillimit dhe zbutjen e varfërisë dhe njëherësh ruan vazhdimësinë përmirësuese në disa taksa dhe të frymës së anti-informalitetit. 
Së dyti. Rrit ndjeshëm kompetencat, shërbimet dhe fondet për qeverisjen vendore në fusha dhe sektorë zhvillimore si: bujqësia, pyjet, emergjencat, arsimi parauniversitar etj., duke e kthyer qeverisjen vendore në një pushtet që ofron mundësi dhe potenciale zhvillimi.

• Viti 2016 mund të quhet vit i thellimit të decentralizimit dhe të zgjerimit të autonomisë së pushtetit vendor. 
• Buxheti i vitit 2016 është buxheti i fillimit të zbatimit të reformës së re administrativo-territoriale. Ky buxhet hedh themelet e konsolidimit të 61 bashkive.
• Garantohet një ndarje më e drejtë dhe transparente e financave për njësitë e qeverisjes vendore me një formulë të bërë në bashkëpunim me USAID-in, ku kriteret e marrë për përllogaritjen e transfertës se pakushtëzuar janë objektiva të thjeshtë, transparentë dhe të matshëm.
• Buxheti vendor i vitit 2016, me tërë komponentët e tij, është 19 për qind më i lartë se ai i vitit 2015, ose 70 për qind më i lartë se ai i vitit 2013.
• Në buxhetin e vitit 2016 pushteti vendor përfiton 48 miliardë leke ndërkohë që në vitin më të mirë të periudhës 2006-2013 ka marrë 28 miliard lekë ose në dy vitet e fundit është rritur me 18 miliardë lekë, ndërkohë që në periudhën 2006-2016 është rritur vetëm 9 miliardë leke.
• Risi e këtij buxheti është decentralizimi dhe përparësia e investimeve për ujitjen dhe kullimin, rreth 2.5 miliardë lekë
• Së treti. Shquhet për mbështetje e thellim të një numuri reformash strukturore dhe politikash të reja, që do të sjellin më shumë gjallëri, rritje e zhvillim ekonomik, si në dixhitalizimin e shërbimeve, shpenzimet për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2016, pas miratimit të ligjit të ri për këtë çështje parashikohen në total në masën 3 miliardë lekë. Gjithashtu përprësi u jepet reformave në financat publike, në Administratën Publike, në Punësim dhe Zhvillimin e Aftësive, si dhe mbështetjen e disa sektoreve të ekonomisë si bujqësia, energjia, turizmi, arsimi, shëndetësia, etj. Por ajo që është shumë e rëndësishme është konsolidimi fiskal.
Konsolidimi fiskal
Pse është i rëndësishëm konsolidimi fiskal? Megjithëse konsolidimi fiskal ka qenë objektiv dhe dy vitet e kaluara, duket se treguesit e mësipërm ekonomik dhe financiar (po të kthejmë kokën pas, kur kjo mazhorancë erdhi në pushtet dhe të gjykojmë me gjendjen e sotme) do të na “kënaqnin” më shumë sikur buxheti i vitit 2014 të ndërronte vend me këtë të 2016. Por kjo s’ka se si të ndodhë. Prandaj Konsolidimi Fiskal është rruga e duhur. Ky është i nevojshëm si për të ruajtur stabilitetin makroekonomik, ashtu dhe për të menaxhuar me efektivitet finacat publike, si dhe kjo do të jetë një bazë e mirë për “shëndetin” financiar të vendit për të ardhmen. Për ndryshe…?! Nisur nga ky gjykim, tre janë treguesit kryesorë që dëshmojnë faktin se Buxheti 2016 (duke qenë më konservator dhe më realist në krahasim me buxhetin e vitit 2015) synon për këtë vit, konsolidimin fiskal.

Së pari. Pas marrjes në kontroll, për herë të parë fillon ulja e borxhit publik, duke hedhur hapin e madh në garantimin në terma afatmesme dhe afatgjatë të financave publike. Borxhi publik do të fillojë në mënyrë të sigurtë trajektoren rënëse, duke zbritur në nivelin 70.9% në 2016 nga 72.6% në 2015.
Së dyti. Deficiti buxhetor për vitin 2016 parashikohet të ulet në nivelin 2.2% të PBB-së nga 4.1% e PBB-së që ishte në 2015 me një ulje prej 23.8 miliardë ose 40.9% në raport me Aktin Normativ 2015. Kjo ulje e ndjeshme, tregon një angazhim të fortë për të reduktuar nivelin e borxhit publik në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Në aspektin e financimit të deficitit buxhetor, ky buxhet programon që mbështetja për financim nga tregu i brendshëm të jetë minimale, me rreth 26.1 miliardë lekë (nga rreth 41.6 mld në 2015), duke lënë në këtë mënyrë thuajse të gjithë hapësirën për kredi bankare drejt sektori privat. 
Se treti. Ky buxhet programon një balancë primare me suficit prej 0.3% të PBB, ndërkohë që pothuajse në të gjitha vitet e dekadës së fundit (përjashtuar 2010) buxhetet janë programuar me deficite primare, mesatarisht -2% të PBB çdo vit.

Buxheti 2016, falë politikave të të ardhurave dhe shpenzimeve, borxhit, deficitit dhe suficitit primar të përmendur më sipër, materializon më tepër se çdo vit tjetër përgjatë dy dekadave të fundit (përjashtuar 2008) parimin e të ashtu-quajturit “rregulli i artë” i buxhetit. Natyrisht që këta tregues të rëndësishëm, dëshmi e synimit të konsolidimit fiskal të pritshëm nuk arrihen thjesht nga dëshira dhe shifrat e deklaruara, të vendosura në këtë p/buxhet për vitin 2016. Por ky objektiv është i lidhur dhe i ndërvarur nga një sërë faktorësh dhe treguesish të tjerë, ekonomikë e financiarë, nga politikat e përparësitë e zhvillimit ekonomik, nga politikat fiskale dhe veçanërisht nga realizimi i objektivave të të ardhurave dhe nga injektimi i ekonomisë. Po, nga injektimi i ekonomisë përmes shpenzimeve buxhetore (me financim të brendshëm dhe të huaj) dhe ato që do të kryen nga biznesi dhe në veçanti, në këtë situatë ekonomike e financiare, një rëndësi merr cilësia dhe eficensa e këtyre shpenzimeve. Çdo cënim i treguesve të mësipërme, do të ndikonte negativisht dhe çdo përcaktim realist dhe i prioritizuar drejt dhe për më tepër, realizim i tyre dhe me cilësi dhe eficensë, do të ndikojë pozitivisht, në synimin e konsolidimit fiskal dhe do të mbajë të pacënuar standartet e procesit dhe mënyrës së buxhetimit.

Sa i përket të ardhurave të projektuara për vitin 2016, të cilat janë në shifren 387.0 miliardë lekë ose 26.8. % e PBB, edhe pse janë parashikim më realist në këta tre vjet, padyshim që kërkojnë një angazhim më të madh se kurrë, me masa të qarta për të arritur objektivat e viti 2016. Një angazhim i tillë buron edhe nga nënperformanca (mosrealizimet) e këtij viti që jemi në të ardhurat tatimore e doganore. Njëherësh objektivi i vitit 2016 për të ardhurat, edhe pse shoqërohet me një paketë fiskale thuajse neutrale në ndikimin në buxhet, ku nga zerimi i taksimit të biznesit të vogël deri në kufi xhiroje deri në pesë milionë lekë (mase kjo ekstremisht pozitive nga ku përfitojnë 83.000 bisnese, e cila mund të ishte edhe në një shumë minimale si shifër kontrolli) do të duhet të mbështetet në vazhdimësi si nga lufta kundër informalitetit, evazionit, kontrabandës e korrupsionit, ashtu dhe nga një plan aksionesh, që të mbrojnë sistemin, ku ndryshimet cilësore në eficencën e administratës doganore e tatimore duhet të konsiderohen mirë, si dhe nga një përmirësim i klimës së biznesit dhe zgjerim i mëtejshëm i lirisë ekonomike. Këto masa në funksion të kompensimit të të ardhurave që do të mungojnë nga taksimi zero i biznesit të vogël dhe “mbrojtjes së sistemit’ nga tronditjet. Ndërkaq, në këtë situatë konservative buxhetore të pritshme për vitin 2016, do të duhet një vëmendje më e madhe te cilësia dhe eficensa e shpenzimeve buxhetore.

Cilësia dhe eficensa e shpenzimeve buxhetore
Fakti që shpenzimet në përgjithësi, dhe ato për investime në veçanti, të projektuara për vitin 2016, janë më të ulta se vitit 2015 (për vitin 2015 shpenzimet në total janë parashikuar 417.7 miliardë lekë ose 27,3 % e PBB, shpenzimet për investime arrijnë shifren 76 miliardë ose 5.1 % e PBB). Kjo si rrjedhojë e mospërfshirjes në to të shumave për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, (praktikë e realizuar në vitin 2014 dhe 2015) dhe objektivit për konsolidim fiskal, duhet të na kthejë vëmendjen më shumë te cilësia dhe eficensa e shpenzimeve publike. Gjithashtu, padiskutim që, konsolidimi fiskal do ketë ndikim në veprimtarinë dhe zhvillimin ekonomik. Ndërkohë, analiza e rritjes ekonomike që bëhet për vitin 2016 e që konsideron efektin e rritjes së kërkesës së brendshme, nuk mund të moskonsiderojë në të njëjtën kohë, edhe atë, që ulja e shpenzimeve e parashikuar për vitin 2016, do të bëjë presion negativ ndaj kësaj kërkese. Bazuar sa më sipër dhe se duke marrë parasysh se buxheti 2016 parashikon një konsolidim fiskal drastik, por të nevojshëm për të ulur nivelin e borxhit, ndërsa rritja ekonomike parashikohet në nivelin më të lartë në 5 vitet e fundit (pse jo dhe në rajon!), çështja shtrohet se cilët janë shpenzimet, sidomos ato për investime, që do të mbështesin rritjen ekonomike, në cilat prioritete orientohen ato dhe çfarë cilësie dhe eficence do të realizojnë ato në vitin 2016. 

Të gjitha këto për të mbajtur në nivelet të dëshirueshme e të pranueshme treguesit kryesorë, në kontekstin e garantimit, te konsolidimit fiskal. Kësisoj, cilësia e shpenzimeve lidhet me prioritetin, me përcaktimin dhe selektimin e projekteve prioritare, nisur nga roli dhe rëndësia qe ato kanë në ndikim te shpejtë dhe më të madh në oportunitetet që krijon në zhvillimin sipas territorit dhe popullsisë (Fondi Zhvillimit Rajonal), në rritjen ekonomike, punësimin dhe uljen e varfërisë. Cilësia dhe eficenca e shpenzimeve rritet dhe ndikon për mirë në ekonomi kur ka një harmonizim të drejtë midis shpenzimeve për zhvillim dhe atyre mbështetëse të këtij zhvillimi. Dhe kjo lidhet gjithnjë me prioritetet. P.sh: a janë më të leverdishme disa shpenzime për investime infrastrukturore në ndihmë të bujqësisë dhe agrobiznesit që afrojnë më shumë prodhimet me qendrat e tregtimit e të përpunimit, apo ato infrastrukturorë që ofrojnë më shumë qendrat e zhvilluara me pikat turistike dhe plazhet (turizmi), mbështetja e zhvillimeve në porte e në sektorin energjetik (siç parashikohet), në arsim, shendetesi, etj. Njëherësh kjo lidhet dhe me rritjen e disbursimit te investimeve te huaja, të transparencës së prokurimeve publike dhe më tej me zbatimin korrekt ligjor dhe teknik të projekteve që kontraktohen, probleme këto të lidhura drejtpërsëdrejti edhe me menaxhimin e financave publike, (çështje që kanë të bëjnë me kontrollin, supervizionin rigoroz të mënyrës se si shpenzohet dhe ku shpenzohet, çfarë përfitohet nga ky shpenzim). 
Sigal