Prof. Alqi Naqellari/A është FMN nga Shqipëria?

770
Sigal

Kanë filluar debatet për FMN-në. Të vijë apo jo FMN në Shqipëri? Ka dy grupe ekonomistësh. Njëra palë kërkon të vijë dhe pala tjetër është kundër ardhjes së saj. Unë, kam qenë, jam dhe do të jem kundër prezencës së FMN në Shqipëri. Për këtë kam shkruar në 1999 dhe në 2010. Po shkruaj edhe sot në 2013.

Pse jam kundër? Jam kundër sepse nuk ekziston ajo situatë ekonomike që FMN të vijë në Shqipëri. Në 1990 në Shqipëri erdhën një sërë institucionesh të fuqishme ndërkombëtare, ndër të cilat edhe FMN. Në 1990 ekonomia karakterizohej nga një sërë veçorish si:

-kolaps ekonomik, politik dhe social,

-arka e qeverisë ishte bosh,

-mungonte eksperienca e qeverisjes dhe e popullit për angazhimin në një sistem të ri,

-mungonin ndërmarrjet private,

-mungonte eksperienca e drejtimit të ndërmarrjeve private,

-mungonte legjislacioni i ekonomisë së tregut,

-ekzistonin  ndërmarrje shtetërore të shkatërruara, të dështuara dhe të mbyllura që filluan të përgatiteshin për shitje etj.

Sot ekonomia shqiptare pas 23 vitesh është krejt ndryshe nga ajo e vitit 1990.

-ekonomia është futur në shinat e ekonomisë së tregut,

-mbisundon prona private mbi atë shtetërore,

-është stabilizuar një shifër e sigurtë në arritjen e GDP,

-kemi një sistem bankar të stabilizuar ku të gjitha bankat janë me kapital privat,

-është stabilizuar një shifër e sigurtë në të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore.

-kemi të dhëna premtuese në zvogëlimin e deficitit tregtar,

-kemi një tregues inflacioni që nuk ka kaluar mbi 4% në 5 vitet e fundit,

-kemi një stanjacion ekonomik me tendencë rritëse,

-nuk kemi më se çfarë të shesim, përkundrazi ka nevojë për shtetëzime.

-Në këto kushte përse duhet të vijë FMN-ja në Shqipëri?

Nuk ka asnjë arsye sepse situata që ka lënë qeverisja e PD eliminohet jo me frenim të shpenzimeve, që do rekomandojë FMN-ja, por me ekspansion, me rritje të kërkesës agregate. Për këtë unë rekomandoj:

 -marrjen e një borxhi të ngrirë nga Banka e Shqipërisë 30-50 miliardë lekë, me afat kthimi 30 vjet, me fillim shlyerje pas 10 vitesh. Me këtë borxh shlyhen detyrimet ndaj biznesit të ndërtimit i cili ringrihet me efekte transmisioni (ata që nuk dinë nga ekonomia do thonë je normal apo je i çmendur, sepse inflacioni do rritet 10% apo 20%. Në një shkrim tjetër do tu tregoj që nuk do rritet asnjë përqind sepse në Shqipëri nuk kemi inflacion monetar).

-me një ristrukturim total të ekonomisë, në faktorët njerëzor e material,

-me një rivlerësim të pronës shtetërore duke shtetëzuar sektorët strategjikë dhe ata që dështuan nga privatizimi i korruptuar,

-luftë, luftë të ashpër me themel korrupsionit, nepotizmit e tarafllëqeve që u mbollën nga qeverisja e PD-së.

-miratimin e një ligji të ashpër për ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar deri në burgim të përjetshëm dhe sekuestrim të çfarëdolloj pasurie.

-sekuestrim i pronave të të gjithë qeveritarëve, deputetëve e të tjerë biznesmenëve që i kanë vendosur pa i argumentuar me dokumentet përkatëse të ardhurat e tyre.

-ristrukturim të sistemit bankar dhe vënien e tij në eficiencë në shërbim të rritjes ekonomike.

-Çfarë humbasim nëse pranojmë FMN në Shqipëri?

Humbasim pavarësinë në realizimin e premtimeve që i janë bërë popullit, në realizimin e programeve që ka hartuar PS, sepse FMN nuk të lejon të shpenzosh përveç atyre që ajo rekomandon. Kështu prezenca e FMN-së është vdekjeprurëse për ekonominë shqiptare. Ata që kërkojnë që të vijë FMN-ja janë ekonomistë të paaftë dhe një pjesë më së shumti gazetarë shterp sesa ekonomistë. Ata që kërkojnë sot FMN-në në Shqipëri kanë qenë beniamin të kësaj qeverie, shërbëtorë të saj që nuk e kanë kritikuar kurrë këtë qeveri. Këta njerëz  i kanë bërë elozhe për 8 vjet. Tash kujtohen të na sjellin FMN. Mëndja që do na japi FMN-ja është si historia e rakisë me rrushin e xha Brahos. Ajo do thotë mos rrisni shpenzimet e buxhetit, rrisni të ardhurat, rrisni prodhimin, luftoni korrupsionin, administratë të aftë dhe hiç gjë tjetër. A e patë përfaqësuesen e Bankës Botërore që iku u kujtua t’i thotë Kryeministrit të ri Edi Ramës, shlyej 250 milionë euro borxhe biznesit. Pse kjo përfaqësuese e BB nuk ja ka thënë Sali Berishës këtë, ku ka qenë deri tani, në ikje i erdhi goja? Si puna e kësaj janë dhe të tjerët përfaqësues të këtyre organizmave që e konsiderojnë Shqipërinë si një vend i botës së tretë. Jashtë këta njerëz nga Shqipëria, Shqipërinë do ta bëjmë ne shqiptarët. Ekspertë të FMN, të BB apo të Organizmave të Specializuar Ndërkombëtarë të thërriten për të bërë një auditim të përgjithshëm të situatës që ka lënë qeveria e PD-së.

-Kush është FMN?

Fondi Monetar Ndërkombëtar (International Monetary Fund shkurt IMF në anglisht, FMI në italisht  dhe FMN në shqip) është së bashku me grupin e Bankës Botërore një nga organizatat ndërkombëtare i diktuar në Bretton Uds, nga selia e Konferencës që në sanksionimin e krijimit. Marrëveshja e Themelimit është bërë efikase, është futur në fuqi në 1945 ndërsa organizata lindi në maj të 1946. Aktualisht shtetet anëtare janë 185. FMN konfigurohet edhe si një Institut i specializuar në Kombet e Bashkuara.

-Cilat janë qëllimet e krijimit të FMN?

Në artikullin 1 të marrëveshjes së Krijimit qëllimet e FMN janë të përcaktuara si më poshtë:

-Nxitja e kooperimit monetar ndërkombëtar

-Lehtësi e zgjerimit të tregut ndërkombëtar

-Nxitja e stabilitetit dhe rregullimi i raporteve të këmbimit duke evituar zhvlerësimin konkurs

-Tu japë besim vendeve anëtare të bëhen disponibël, me garanci të përshtatshme, resurse të Fondit për tu përballur me vështirësitë në bilancin e pagesave

-Në raport me synimet e mësipërme të shkurtojë kohën e disbalancimit të bilanceve të pagesave të vendeve anëtare

-Në përgjithësi FMN duhet të rregullojë konveniencën ekonomike dhe të favorizojë zhvillimin e jugut të botës ( P.V.S – vendet në zhvillim ku si i tillë konsiderohet edhe Shqipëria)