“Procesi i Berlinit”, çfarë ka ende për të bërë Shqipëria

685
Sigal

Shqipëria do të duhet të realizojë një sërë ‘detyrash shtëpie’ deri në vitin 2018 për shkak të angazhimit në të ashtuquajturin “Proces i Berlinit”. Samiti i radhës është caktuar që do të mbahet në Trieste të Italisë në 12 korrik të këtij viti ku od të adresohen çështjet e rritjes ekonomike, siguria, sundimi i ligjit, rritja e ndërmarrjeve të vogla përmes mjeteve të tjera të financimit, si dhe lufta kundër korrupsionit.
Së fundmi Cooperation and Development Institute / ShtetiWeb ka hartuar një studim mbi monitorimin e këtij procesi nën titullin “ Nga Parisi në Trieste” ku merren në analizë aspekte të rëndësishme të angazhimit, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë studim një vedn të veçantë i kushtohet edhe ‘listës së gjërave’ që Shqipëria do të duhet të realizojë deri në vitin 2018. Projektet që vendi ynë ka fituar të drejtën për financime janë në energji dhe në transport. Nënvizohen tre reforma kyçe.
E para: Kjo ka të bëjë me liberalizimin e mëtejshëm të tregut të energjisë. Ajo konsiston në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore në përputhje me dispozitat që dalin nga ligji për sektorin e energjisë elektrike dhe për atë të gazit. Qeveria është angazhuar për të zbatuar plotësisht angazhimet e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe masat e buta të miratuara në bazë të “Procesit të Berlinit” për të liberalizuar tregun dhe futur gazin, për të diversifikuar burimet.
E dyta: Synon diversifikimin e burimeve të energjisë (gazifikimi) dhe konsiston në: Hartimin dhe miratimin e
Masterplanit të gazit për Shqipërinë dhe planit të identifikimit të projekteve; Zbatimin e projektit të ndërtimit të kapaciteteve për zhvillimet e mëdha të infrastrukturës së gazit në sektorin privat, përmes grantit të dhënë nga qeveria zvicerane prej 6.6 milionë euro.
E treta: Lidhet me studimin e fizibilitetit për ndërtimin dhe përmirësimin e Korridorit Adriatico-Ionian. Konsistojnë në: përgatitjen e një plan investimi për pjesën e SEETO Road
Route 2 në Shqipëri që optimizon kthimin e investimit; si dhe në hartimin e planit të ndikimit në mjedis.
Sa i përket investimeve në infrastrukturë, qeveria shqiptare pranon faktin se duhet të bëhen përpjekje të mëdha për modernizimin e rrjetit të transmetimit si dhe të diversifikojë furnizimin me energji.
Në sektorin e transportit, angazhimi kryesor ka të bëje me përfundimin e projekteve të infrastrukturës ekzistuese për Korridorin Adriatico-Ionian, si dhe për Portin e Durrësit. Kërkohet përgatitja e vlerësimeve mbi ndikimin e tyre në lidhje me konkurrueshmërinë në raport me vendet e tjera të rajonit.
Për sa i përket ndërlidhjes dixhitale vihet re se ka një normë penetrimi broadband jashtëzakonisht të ulët në 8%, ndaj duhet të përfundojë sa më shpejt miratimi i ligjit të ri, si dhe të reduktohet kostoja e infrastrukturës broadband. Rreth 116 milionë euro janë planifikuar për periudhën 2017-2018 për këtë reformë, por pa identifikuar në mënyrë të detajuar të gjitha kostot.
Në studim thuhet se duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm për
Përfshirjen e çështjeve të infrastrukturës së shërbimit dixhital në rendin e ditës të Procesit të Berlinit për Shqipërinë, si dhe për transferimin e teknologjisë dhe nxitjen e ndërmarrjeve që të forcojnë efikasitetin e proceseve teknologjike dhe inovacionit.
Ideja për të ashtuquajtur “Procesi i Berlinit” u iniciua nga kancelaria gjermane Angela Merkel dhe nisi në vitin 2014.
a