Prizren, Takohen Ministrat e Financave të Shqipëri-Kosovë: Heqim barrierat mes nesh

748
Për herë të dytë në qytetin e Prizrenit është mbajtur takimi i Ministrave të Financave të dy shteteve shqiptare.
Gjatë takimit janë diskutuar rezultatet e marrëveshjes së marsit të këtij viti, kur janë dakorduar për heqjen e barrierave doganore mes dy vendeve.
Ministri i Financave të Kosovës, Abdullah Hoti, theksoi se roli i Ministrive të Financave është kyç për të siguruar unifikimin e tregjeve, ndërsa theksoi se janë kapërcyer shumë barriera.
Ministri i Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani, theksoi se grupet e interesit dhe bizneset tashmë presin që të eleminojnë kufirin mes dy vendeve.
Dy Drejtorët e doganave dhe grupet e punës kanë bërë një rezyme të punës që është bërë në terren nga muaji mars deri më tani.
Ndërsa takimi i radhës mes dy Ministrive të Financave pritet të mbahet në muajin shtator.
Sigal