Prezantohet të hënën nga BB, Raporti Ekonomik për Europën Juglindore

669
Në zyrën e BB në Tiranë , Banka Botërore do të prezantojë të hënën “Raportin Ekonomik për Europën Juglindore”. Në një njoftim për shtyp, Banka Botërore bën të ditur se, prezantimi rajonal për EJL6-ën, do të bëhet përmes një lidhje me video-konferencë me zyrën e BB në Sarajevë, i cili do të vijoje me raportimin për Shqipërinë dhe me pas me një seancë me pyetje përgjigje nga gazetarët e pranishëm.
Në fund të muajit janar të këtij viti, Banka Botërore , prezantoi numrin e shtatë të raportit gjashtëmujor mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Numri i shtatë i raportit u fokusua në ndikimin e ndryshimeve te klimës dhe zhvillimeve të tjera në rritjen ekonomike të vitit të kaluar, si dhe adreson treguesit të tjerë makroekonomikë dhe parashikimet për të ardhmen e afërt.
Raporti u prezantua përmes video lidhjes, me Beogradin nga Gallina A. Vincelette, udhëheqëse e Programit dhe një nga autorët e këtij raporti, i cili evidentoi se, në vitin 2015, rajoni i EJL6-ës pritet rimëkëmbje modeste, me një rritje mesatare të parashikuar prej 1.3 %.
Sigal