Prezantohet Guvernatori i ri, Sejko: BSH do të funksionojë sipas ligjit!

809
Sigal

TIRANE – Gent Sejko, Guvernatori i r ii Bankës së Shqipërisë është prezantuar ditën e sotme, duke marrë kështu zyrtarisht postin e ri në kreun e BSH, pas rreth 6 muajsh nga shkarkimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani pas skamndalit të vjedhjes në institucionin qendror financiar në vend.
 
I pranishëm në prezantimin e Sejkos ishte edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta. Në fjalën e tij, guverantori Sejko, teksa falenderoi forcat politike për mbështetjen e dhënë, theksoi se do të punojë në kuadër të ushtrimit në mënyrë korrekte dhe në përputhje me ligjin të të gjitha departamenteve të BSH.
 
“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që rikthehem sot në BSH. Së pari do të doja të falenderoja Metën për prezencën, dhe mbështetjen e tij. BSH është një institucion që prej dy dekadash ka kontribuar në stabilitetin financiar dhe rritjen ekonomike të vendit tonë. Është një institucion që është rritur çdo vit, deri në ditën e sotme, në një nivel të standarteve ndërkombëtare. Ne do të punojmë si një skuadër. Jemi të vetëdijshëm për problematikat në rajon, që janë reflektuar edhe në vendin tonë. Jemi të lumtur që kriza nuk ka ndikuar në vendin tonë. Jemi të vetëdijshëm që kemi një sistem bankar të mirëkapitalzxuar dhe likuid dhe këtë do ta promovojmë. Ne do të arrijmë të ushtrojmë dhe kryejmë rolin tonë, duke qenë gjithnjë e më shumë transparent dhe të përgjegjshëm. Do të sigurojmë që funksionet e BSH të ushtrohen në mënyrë korrekte dhe në përputhje me ligjin në të gjitha departamentet. Jkam i sigurt se me punën dhe përkushtimin tuaj do të përballojmë çdo sfidë mne sukses. Ju falenderoj për punën e kryer. Shikojmë përpara për të përballuar të gjitha sfidat që kemi përpara, jemi optimistë për të kontribuar në një ringritje ekonomike që do të kontribuojë për integrimin e Shqipërisë në BE. Do të doja të falenderoja Parlamentin për të gjithë suportin e dhënë BSH, por se në mënyrë konsensuale e gjitha politika mbështeti guvernatorin dhe rolin e tij në shtytjen ekonomike.” tha Sejko në fjalën e tij.