Pikat e këmbimit valutor në mbikëqyrje të rreptë për pastrim parash

645
Sigal

Pikat e këmbimit valutor në vend janë nën një mbikëqyrje të rreptë të Bankës së Shqipërisë pasi konsiderohen një mundësi e lartë për pastrim parash. Nisur nga këto konstatime gjatë viti 2018 në vend janë kryer ekzaminime ndaj 31 zyrave të këmbimit valutor ndërsa i është hequr licenca një të tretës së tyre dhe më konkretisht 21 subjekteve. Përqendrimi i vëmendjes te këto institucionet financiare ka nisur në vitin 2017 për shkak se Moneyval i ka konsideruar ato problematike për Shqipërinë. Vëmendja dhe burimet kryesore të Bankës së Shqipërisë janë përqendruar, ndër të tjera, edhe në ekzaminimet e bankave, të cilat zënë peshën kryesore në aktivitetin e tregut financiar. Në fokus të veçantë kanë qenë diskutimet në proces blerjeje/bashkimi, apo ato që kanë ritëm të lartë rritjeje të të ardhurave dhe fitimeve. Ekzaminimet në 5 banka, 7 subjekte financiare jobanka dhe për 8 zyra të këmbimit valutor, janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, ndërsa në një bankë është kryer në bashkëpunim me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Në raportin e mbikëqyrjes financiare për vitin 2018 Banka e Shqipërisë thekson se edhe gjatë këtij viti kontrolli në zyrat e këmbimit valutor do të jetë intensiv. Në total në Shqipëri rezultojnë se janë 463 pika të këmbimit.