Përmbytjet, raporti i BB: Impakt negativ në ekonominë e Shqipërisë

726
Sigal

Ndërsa gjysma e Shqipërisë është nën pushtimin e ujit, Banka Botërore parashikon se fatkeqësitë natyrore do të shkaktojnë më shumë dëme në ekonomi. Në një raport të publikuar mbi impaktin e Fatkeqësive Natyrore në vendet e  Europës Juglindore, i datës 20 janar 2015 theksohet se përmbytjet kanë ndikim kryesisht mbi bujqësinë, turizmin dhe energjinë.
 
Sipas ekspertëve të BB një nga arsyet përse vendi ynë mendohet se mund të preket më shumë nga moti ekstrem, është fakti se më shumë se 40% e popullsisë jetojnë me bujqësi dhe normat e sigurimit për fermerët që preken nga këto fatkeqësi janë tepër të ulëta.
 
Raporti i BB thotë se moti i keq me temperatura ektreme në dimër, ndikon në uljen e prodhimit të energjisë, dëmtoin turizmin dhe ngadalëson ritmet e industrisë së ndërtimit në mbarë rajonin.

Edhe pse Banka Boterore ka parashikuar një rritje në ose mbi 3% për Shqipërinë për vitin 2015-të, ajo u bën thirrje politikbërësve qe të kthejnë vëmendjen ndaj kërcënimeve të motit, si përmbytjet e thatësirat.