Peleshi: Fasonëve u kthjmë 5 % të tatim-fitimit për të rritur punëismin

738
Sigal

TIRANE – Qeveria mori sot vendimin për t’i rikthyer industrisë fasone tatimin fitimin prej 5 % në formën e një fondi. Fondi i krijuar përmes këtij vendimi dhe që do t’i kalojë buxhetit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është vlerësuar nga Ministria e Financave në masën 250 milionë lekë. Ky është viti i parë që aplikohet kjo skemë, por ajo do të përsëritet çdo vit.

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, zëvendskryeministri Niko Peleshi tha se në këtë mënyrë stimulohet zhvillimi ekonomik dhe rritja e punësimit

“Fondi i krijuar përmes këtij vendimi dhe që do t’i kalojë buxhetit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është vlerësuar nga Ministria e Financave në masën 250 milionë lekë. Ky është viti i parë që aplikohet kjo skemë, por ajo do të përsëritet çdo vit. Fondi i krijuar nga tatim fitimi i industrisë fasone do të planifikohet në programin e shpenzimeve buxhetore të MMSR ndërkohë që shuma që do të derdhet në këtë fond do të përcaktohet në mënyrë vjetore nga Ministria e Financave. Risia tjetër e kësaj skeme është se ajo do të shërbejë si boshti i një iniciative më të gjerë, pasi synimi është që atij t’i shtohen të gjitha linjat e financimit nga donatorë të brendshëm e të jashtëm që operojnë në fushën e nxitjes së punësimit dhe zhvillimit të aftësive profesionale. Programet e mbështetura prej tij përfshijnë programe për nxitjen e punesimit dhe programe të formimit profesional. Ky vendim është një shprehje e qartë e angazhimit tonë për të mbështetur me të gjitha mënyrat ato aktivitete ekonomike dhe investime që prodhojnë punësim. Gjatë vitit tonë të parë në qeverisje paketa fason ka rezultuar një instrument tejet i suksesshëm duke rritur ndjeshëm jo vetëm punësimin, por edhe eksportet. Jemi të bindur se mbështetja e mëtejshme e kësaj industrie do të japë në vijim rezultate po aq pozitive për gjithë ekonominë”, tha Peleshi.