Pedagogët e universiteteve publike mbeten pa paga

909
Një përplasje mes universiteteve publike dhe Ministrisë së Financave ka lënë pa paga pedagogët. Ndonëse afati kohor për dhënien e pagës është kaluar me disa ditë, ende për qindra pedagogë nuk ka një zgjidhje. Shkak duket se është bërë një përplasje mes dy institucioneve, por çfarë është më e rëndësishme, stafi pedagogjik nuk është paguar. Pothuajse çdo fillimviti punonjësit e sektorit të arsimit ndeshen me vështirësi në dhënien e pagave për shkak të vonesave në çeljen e fondeve nga buxheti i ri shtetit. Këtë herë ky problem është spostuar në fillim të shkurtit, kur punonjësit duhet të shpërblehen për punën e muajit janar. Kjo ka shkaktuar shumë reagime nga pedagogë të ndryshëm, të cilët shprehen kritikë edhe me mungesën e transparencës për këtë problem.
Sigal