Pasojat e çmimit të ulët të naftës dhe perspektiva e kërkimeve në Shqipëri

204
Vitet e fundit çmimet për barel të naftës bruto kanë pësuar një ulje drastike dhe me gjithë sinjalet e rritjes së këtyre çmimeve, prapë ato qëndrojnë të ulëta dhe me sa duket ato do vazhdojnë të tilla edhe për një periudhë akoma të gjatë. Megjithëse me pamjen e parë kjo do të dukej së do të ishte e favorshme për ekonominë botërore, sepse me çmimet e ulëta, konsumatorët do të përfitonin më shumë nga kostoja e ulët, por në të vërtetë krijoi situata të tjera jo të favorshme dhe në disa raste dhe shumë të kushtueshme financiarisht. Shumë kompani të fuqishme ose kanë kufizuar shpenzimet për nxjerrjen e naftës ose dhe kanë tërhequr investimet. Kjo nuk ndihmon ekonominë botërore të dalë nga kriza e likuiditetit. 
Aktualisht nuk duket ndonjë pakësim në konsumin e naftës 

Afërisht sot në rangun botëror konsumohen 91milionë barela në ditë. Prodhimi botëror është pothuajse 97 milionë barela në ditë. Vendet e OPEC prodhojnë sasinë më të madhe, rreth 30 milionë barela dhe mbas kësaj vijnë SHBA me 14 milionë barela në ditë. Europa(pa Rusinë) prodhon vetëm rreth 3. 5 barela. Konsumin më të madh e kanë SHBA me rreth 19 milionë barela, Europa me rreth 14 milionë dhe vazhdon Kina me rreth 10 milionë barela. Rusia eksporton me shumë naftë, për shkak të konsumit të saj të brendshëm më të ulët. Mund të thuhet së vendet të zhvilluara të mara së bashku konsumojnë rreth 50% të prodhimit. Nga këto të dhëna nuk duket ndonjë ulje e tillë e konsumit që të ketë influencuar në uljen e çmimit. Po kështu për të përballuar uljen e çmimit nuk vërehet ulja e prodhimit ose vërehen ulje të vogla të prodhimit, por njëkohësisht në disa raste, për përballimin e likuiditetit kanë rritur prodhimin. Përveç kësaj në treg është futur me sasira më të mëdha, Irani, mbas heqjes së embargos. Ulja e çmimit të naftës nuk i dha shtytje të ekonomisë botërore, përkundrazi solli vështirësi ekonomike, duke mos lejuar ekonominë botërore të dilte nga kurthi i likuiditetit dhe dëmtoi aktivitetin e zgjeruar industrial. 

Ulja e çmimit të naftës ka sjell zhvlerësimin e monedhave të vendeve ekomite të cilat, një pjesë të mirë të buxhetit e sigurojnë nga eksportimet e naftës. Ulja e çmimit të naftës shkakton rivlerësimin e dollarit dhe si rrjedhim rritjen e vlerës së tij. Gjithashtu me rënien e çmimit të naftës është vërejtur një deflacion i lehtë si në Europë, po ashtu dhe në Japoni dhe për të shmangur tetencen e deflacionit dhe për rritjen e likuiditetit kanë ndërhyrë bankat qendrore, por nga kjo mund të shkaktohet tetenca e pa qendrueshmerisë në kreditime financiare. 

Me mungesën të likuiditetit për shkak të uljes së çmimit të naftës ndërpriten ose pakësohen dhe investimet për zhvillime të mëtejshme të vetë industrisë së naftës, si për blerjen e makinerive të reja, për bërjen e tubacioneve për transportimin e naftës dhe në përgjithësi vështirësohet modernizimi i kësaj industrie, si për përpunimin vendburimeve, po ashtu dhe për mjetet dhe aparaturat e kërkimit për gjetjen e vendburimeve dhe të shtratimeve të reja. Akoma me i vështirë është përballimi i financimit të shpimit të puseve, si ato të prodhimit në vendburimet që aktualisht janë në shfrytëzim, por dhe akoma më i vështirë është financimi i shpimit të puseve për kërkimin e shtratimeve të reja që kanë brenda dhe koeficientin e riskut. Vështirësia konsiston gjithashtu sepse gjithmonë e më tepër kërkimi behet edhe më i komplikuar, ku dhe thellësitë janë gjithmonë në rritje, ku studimet duhen të jenë më të sofistikuara dhe formacionet kanë fortësi më të madhe, duke vështirësuar shpimin. Për këtë arsye në kërkime, shpenzimet janë akoma më të mëdha dhe kostoja për shpimin të thellësisë mbi 5000m është disa dhjetëra milionë dollarë.

 Në Shqipëri, vendburimet që aktualisht ndodhen në shfrytëzim janë në një fazë shumë të avancuar, ku një sasi e madhe e naftës është shfrytëzuar. Në ranorët, ku prej disa vitesh punon kompania e huaj me koncesion është kaluar në shfrytëzim në shtresat me naftë të rendë, ku për shfrytëzimin e këtyre shtresave kërkohen metoda ndihmese, si për shpimin e puseve të rinj dhe si rrjedhim kërkohen me shumë shpenzime. Si shkak i kësaj është pakësuar prodhimi. Po kështu për shkak të çmimeve të ulëta është ulur dhe eksporti dhe si rrjedhim janë pakësuar dhe të ardhurat që merrte shteti, të cilat plotësonin një pjesë të buxhetit. Një situatë e ngjashme vërehet edhe në shfrytëzimin e shtratimeve në formacionet karbonatike, ku përmbytjet e shtrimeve nga uji influencojnë në uljen e prodhimit dhe vështirësohet shfrytëzimi. Për këto vendburime nuk janë shpuar puset e shtrembër, që parashikoheshin në planet e zhvillimit të vendburimeve me qellim që të përmirësoheshin parametrat e shfrytëzimit dhe rritjen e prodhimit. Në këto kushte ku përmirësimi i proceseve të prodhimit kërkon më shumë shpenzime, kompanitë fillojnë trataktiva për shitjen e vendburimeve në kompani të tjera. Ky është një moment shumë delikat dhe strukturat shtetërore që merren me industrinë e naftës duhet të jenë shumë të vëmendshme, sepse mund të ketë pasoja në pakësimin e mëtejshëm të ardhurat për shtetin si dhe shfrytëzimin jo normal të vendburimeve. Në kushte ku prodhimi në vendburime ekzistuese është pakësuar dhe ato janë në një faze të tillë shfrytëzimi ku kostot e ndërhyrjeve rriten vazhdimisht, rendësi të veçantë merr kërkimi i shtatimeve dhe vendburimeve të rinj dhe vënia e tyre në shfrytëzim në kohën më optimale të mundshme. Për ketë duhet zbatimi rigoroz i afateve të parashikuara në kontratat e nënshkrimit të marrëveshjeve. 
Trualli i Shqipërisë është naftë- gazmbajtës

Këtë e tregojnë vendburimet ekzistuese të naftës dhe të gazit, ku sasia e naftës në njësi të popullsisë ishte me e madhja në Europë dhe me një vendburim unikal në shtresat ranore. Naftëmbatjen e tregojnë gjithashtu, të dhënat inkurajuese të kërkimeve që aktualisht kryhen në Shqipëri, ku rendësi të veçantë ka ndërtimi shtesor dhe strukturor i truallit. Moment i rëndësishëm është dhe veremi i naftës nga punimet e kërkimit, që bëhen aktualisht dhe me të dhënat ekzistuese vërtetimi i vendburimit dhe kalimi i tij në shfrytëzim duhet të jetë i afërt. Struktura dhe rajone të ngjashme si ai që përmendëm ka dhe të tjera që në të ardhemen duhet të kalojnë në fazën e kërkimit. Për kërkimet në botë, në fazën e tanishme, duhen studime dhe aparate studimi me të sofistikuara. Strukturat naftëgazmbajtëse janë më të komplikuara dhe thellësia e kërkimit behet gjithmonë dhe më e madhe. Në këto kushte si blerja e aparaturave moderne, po ashtu dhe shpimi i puseve kushton më shumë. Ka raste ku shpimi i një pusi për kërkimin e naftës në thellësi të madhe dhe në formacione të forta, për shpimin e pusit të harxhohen dhjetëra miliona dollarë. Prandaj me uljen e çmimit të naftës, kompanitë kërkojnë të kursejnë në investimet për kërkimet dhe aplikojnë në ato raste, ku risku të jetë sa më i vogël. Shqipëria edhe në fazën aktuale është e favorshme për aktivitetin e kërkimeve. 

Struktura si ajo e zbuluar në zonën e Beratit janë pothuajse të paprekura, të madhësive dhe në thellësi të ndryshme, bile edhe të cekëta, që nuk kërkojnë shpenzime maksimale për atakimin e tyre. Ndërtimi strukturor i territorit shqiptar është ai që në shkencën e gjeologjisë quhet i “over thrustes”. Puset e rinj në fazën e tyre fillestare kanë debite të kënaqshëm, gjë që eviton shpimin e shumë puseve për të marrë prodhimin optimal ditor. Thellësitë për kërkimin e gazit në dete, në basenin e Durrësit gjithashtu janë shumë të favorshme dhe gazi i llogaritur mbi 2-3 miliardë metro kub në strukturën e Divjakës kërkon kompani serioze për nxjerrjen e tij dhe vënie në shfrytëzim. Një nga favoret me pozitive dhe me të prekshme për kërkimet në Shqipëri, përveç riskut të ulet është dhe fakti që Shqipëria është në Europë, ku konsumi i naftës është 14 milionë barela në ditë dhe Europa për konsumin e naftës renditet e dyta, mbas SHBA. Pra, fakti që Shqipëria është shumë afër konsumatorit, ul shumë koston e transportit, gjë që është me shumë leverdi për konsumatort europianë. Gjithashtu ky fakt është shumë i favorshëm, veçanërisht në raste krizash. Pra kushtet për gjetjen dhe rritjen e prodhimit të naftës në Shqipëri janë shumë të favorshme, gjë që do të sjellë dhe rritjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit. Tërheqja e investitorëve potencial për të kryer punime serioze në fushën e kërkimeve, presupozon një parapërgatitje rigoroze të paraqitjes së blloqeve që vihen në dispozicion për kërkimet. Paraqitja dhe reklamimi sa më i mirë i tyre nga specialistet më të mirë AKBN dhe institucioneve të tjerë është i domosdoshëm për tërheqjen e investitorëve. Bërja rigoroze e kontratave me kompanitë dhe zbatimi i tyre brenda afateve të parashikuara, është detyrë themelore i organeve dhe institucioneve shtetërore, sepse ka raste të tejzgjatjes së kontratave, duke shkaktuar dëme të mëdha veçanërisht në besueshmërinë për naftë-gazmbajtjen e territorit, moment ky negativ për ardhjen e investitorëve të tjerë. Dhe ardhmjet e industrisë së naftës në Shqipëri janë kërkimet e naftës, prandaj ato janë imediate dhe të domosdoshme
Vlashi Janopulli, *Ing. Gjeolog kërkimesh në ish-Institutin e Naftës Fier