Pas shqetësimeve të FMN-së, Qeveria premton se d t’u kthejnë 40 mln euro TVSH eksportuese dhe 120 mln euro bizneseve të mëdha

473
Sigal

Drejtori i tatimeve: Deri në qershor likuidojmë detyrimet e parimbursuara të TVSH-së

Gjatë deklaratës së tyre dy ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri theksin tek vonesat me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. FMN bëri kërkesë për shlyerjen e menjëhershme të TVSH-së së parimbursuar ndaj bizneseve. Në sqarim të kësaj çështjeje, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro, doli në një konferencë për shtyp dje, duke shpjeguar se po punohet që të ngushtohet hendeku midis kërkesave për rimbursim dhe rimbursimit. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve shtoi se krahasuar me vitin 2018, fondi për rimbursimin e TVSH-së është 32% më i lartë. “Gjatë muajit prill kemi rimbursuar 90% të fondit. Gjatë muajit maj parashikohet se do të rimbursohet 100% e fondit. Nga sot, deri në fund, do të rimbursojmë 16 miliardë lekë,”- tha kreu i DPT. Ndërkohë, deri në fund të muajit prill, stoku i TVSH së parimbursuar arriti në total vlerën e 15 miliard lekëve, një shumë e konsiderueshme kjo, çka ka vënë në vështirësi aktivitetin financiar të shumë kompanive. Nga këto 10 miliardë janë ndaj kompanive TAP, Bunkers dhe Ayen Energy, të cilët janë të skeduara për t’u rimbursuar me këste, çka do të thotë se detyrimi ndaj tatimpaguesve eksportuese, fason, grumbullues, etj, arrin në 4.9 mld lekë. Duro sqaroi se për disa biznese VIP është rënë dakord për procedurën e rimbursimit. “Një nga kriteret që ne kemi marrë në analizën tonë janë grupet e fasonit të eksportuesve dhe grumbulluesve që preken nga kursi i këmbimit por që kanë një efekt te madh në ekonomi dhe në punësim. Ne jemi ne sinkron me Ministrinë e Financave dhe gjykohet ne fund te tremujorit te dytë situata te rregullohet. Ka një historik që duhet analizuar dhe parë por situata po përmirësohet, duke u ngushtuar edhe hendeku,” tha Enton Duro