Part-time nga halli; Shqipëria dhe Maqedonia ka normën më të lartë në Ballkan të nënpunësimit

97

Shqiptarët që punojnë part-time por që kërkojnë për punë full-time përllogariten të jenë rreth 25-34%. Shifrat vijnë nga një sondazh i fundit i Gallup, në studimin e tij “E ardhmja e Punës”, ku flet gjerësisht për ‘nënpunësimin”. Norma e nën-punësimit, sipas Gallup, është krijuar duke përllogaritur punëtorët e papunë, të cilët janë në kërkim të punës, me sasinë e punëtorëve të punësuar me kohë të pjesshme, por duke që po kërkojnë punë me kohë të plotë. Gallup ka zhvilluar tre indekse kryesore: Papunësia, Nënpunësimi dhe Punësimi për një Punëdhënës. Indeksi i Nënpunësimit së Gallupit ndjek nga afër standardet e vendosura nga ILO dhe është i krahasueshëm me normën e papunësisë që raportojnë shumë vende. Indeksi i Nënpunës së Gallup-it kombinon papunësinë me ata që kanë vetëm punësim me kohë të pjesshme dhe dëshirën për të punuar me kohë të plotë. Sipas raportit, ka një korrelacion të fortë mes kësaj norme dhe një sërë masash për zhvillim të gjendura edhe në Indeksin e Varfërisë Njerëzore, apo Indeksi i Zhvillimit të Kapitalit Njerëzor. Indeksi i Nën-Punësimit së Gallup-it është një alternativë informative ndaj masave tradicionale të papunësisë. Ajo jo vetëm kap papunësinë tradicionale, por edhe individë që punojnë part-time dhe dëshirojnë një punë me kohë të plotë. Sipas Gallup, Shqipëria dhe Maqedonia ka normën më të lartë në Ballkan të punësimit të ulët (24-35 %), ndërsa shfaqet më mirë Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, me rreth 14-25 %. Indeksi i Gallup mat përqindjen e të anketuarve në fuqinë punëtore të cilët punojnë në kapacitetin e dëshiruar dhe atyre që punojnë nën kapacitet. Ekonomia joformale u bë gjithashtu pjesë e analizës. Në masën tradicionale të papunësisë, një i anketuar klasifikohet i punësuar nëse ai ose ajo punon edhe për disa orë në javë. Megjithatë, kjo nuk tregon historinë e vërtetë të statusit të punësimit. Punësimi me kohë të pjesshme mund të fshehë një mungesë themelore të punëve me orar të plotë, i cili nuk del në pah me masat e papunësisë, sipas Gallup.