Parfume fallso “Hugo Boss”, Dogana e Tiranës bllokon 1920 copë

776
Dogana e Tiranës bllokoi sot 1920 copë [1copë=50ml] parfume të markës “Hugo Boss” të falsifikuara. Këto produkte false kishin destinacion tregun shqiptar. Pas pezullimit të mallit për qarkullim të lirë, Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës iu drejtua përfaqësuesit ligjor të mbajtësit të së drejtës së Kompanisë “HUGO BOSS” për t’u shprehur mbi origjinalitetin e produktit, të cilët konfirmuan se kjo sasi parfumesh është e falsifikuar.
Pas kryerjes së të gjithë procedurave konform ligjit, kjo sasi parfumesh do të shkatërrohet nga mbajtësi i së drejtës nën monitorimin e Degës Doganore Tiranë dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës.
Vlera e përafërt e mallit që do të shkatërrohet arrin në 96 000 Euro.
Në njoftimin e saj Drejtoria e Përgjithshme e Doganave “fton përdoruesit dhe mbajtësit e së drejtës që të aplikojnë pranë sistemit doganor për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale”.
Sigal