Panariti-Szabo: Hungaria mbështetje të gjerë zhvillimit të bujqësisë shqiptare

143
Ministri I Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z.Edmond Panariti ka pritur në takim një delegacion të qeverisë hungareze për diplomacinë ekonomike, I cili kryesohej nga zëvendësministri I jashtëm dhe I tregëtisë z. Laslo SZABO. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi ekonomik në fushën e bujqësisë midis Shqipërisë dhe Hungarisë. Të dy palët shprehën vullnetin dhe ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin me hapa konkret dhe të shpejt në drejtim të asistencës hungareze në fushën e procesit të integrimit europian të Shqipërisë në fushën e bujqësisë, asistenca për programin IPARD, bashkëpunimi me zyrën rajonale të FAO-s në Budapest me qëllim nxitjen e projekteve në bujqësi. Një tjetër temë e rëndësishme midis ministrit Panariti dhe z.Szabo ishte dhe rritja e volumit të këmbimit të mallrave bujqësore, kryesisht blegtorale, fruta, perime. Gjithashtu u ra dakord për përafrimin e legjislacionit ne fushen e veterinarise dhe sigurisë ushqimore, bashkëpunimin midis agjensive të pagesave të dy vendeve për mbështetjen e fermerëve, marrëveshje në fushën fiskale, financimin e projekteve të përbashkëta nga Banka Hungareze si dhe për bashkëpunimin në fushën e administrimit të ujërave. Pas takimit, Ministri Panariti shprehu kënaqësinë për këtë takim të zhvilluar dhe vullnetin e shprehur për bashkëpunim. ‘’ U gëzova shumë që zoti Szabo më siguroi mbështetjen e Hungarisë në këtë drejtim, madje ekziston vullneti I shprehur qartë I qeverisë hungareze, që me hartimin e projekteve në fushën e bujqësisë të një interesi të përbashkët, financimi është I garantuar, pasi një institucion financiar I rëndësishëm ExinBank është present, pra mekanizimi I financimit të këtyre projekteve është më I thjeshtë dhe më I shpejtë. Kjo është shumë inkurajuese. Unë mendoj që jemi në rrugën e duhur. Ne e mirëpresim filimin sa më të shpejt të projekteve të përbashkëta në fushën e bujqësisë, në fushën e perimeve të freskëta, në investime në sera, në adoptimin e teknologjive të përparuara për të nxitur prodhimin e serave. Diskutuam gjithashtu edhe për bashkëpunimin në fushën e blegtorisë, ku unë I shpreha ministrit që jemi shumë të interesuar për të rritur prodhimin tregëtar në këtë drejtim”, tha Ministri Panariti. Ndërkohë që kreu i delegacionit hungarez z.Szabo shprehu vlerësim për rrugën dinamike të ecurisë dhe zhvillimit të Shqipërisë. Ai premtoi angazhimin e plotë në drejtim të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe shprehu vullnetin e qeverisë hungareze për të asistuar ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.