Panariti në Itali, kërkon mbështetjen e FAO, për sigurin e ushqimeve

777
Shqetësimi për nivelin e sigurisë ushqimore në vend, ka detyruar ministrin, Edmond Panariti që të kërkojë eksperiencë nga organizatat kombëtare për sigurinë ushqimore. Gjatë vizitës të zhvilluar në Romë, Ministri i Bujqësisë u takua me drejtorin e Organizatës Ndërkombëtare Për Bujqësi dhe Ushqim, të cilit i kërkoi mbështetje për sigurinë ushqimore. Një tjetër kërkesë e kreut të Bujqësisë ishte edhe ndihma në prodhimin e statistikave të sakta bujqësore.

Panariti: Biseduam edhe për çështje të ndihmës në fushën e sigurisë ushqimore, në mbrojtjen e bimëve dhe Da Silva më premtoi se FAO nëpërmjet Zyrës së saj tashmë të pranishme edhe në Shqipëri do të mbështesë projekte pikërisht për të adresuar këto nevoja të zhvillimit të bujqësisë shqiptare. I kërkova Da Silva të ndihmojë ministrinë e Bujqësisë sidomos në prodhimin e statistikave të besueshme bujqësore. Drejtori i Organizatës Botërore për Siguri dhe Ushqim i premtoi ministrit mbështetjen të plotë nëpërmjet zyrës së re e cila do të përurohet sëshpejti në Tiranë.
Sigal