Paketa e Fasonëve, Rama: Baza kërkesat tuaja, jo diktat nga ne

660
Sigal

TIRANË – Paketa e re fiskale për industrinë fasone po prezantohet gjatë ditës së sotme nga kryeministri Edi Rama dhe ministat, Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj.  Kryeministri Rama tha gjatë fjalës së tij se kjo paketë vjen në bazë të propozimeve të marra nga takimet me biznesin fason dhe jo në bazë të një diktati tradicional, siç e quajti ai, nga ana e qeverisë. “Kjo mbështetje që do të marrë formë me këtë paketë vjen në bazë të analizës me shumë përgjegjshmëri nga ana e qeverisë të të gjitha kërkesave nga ana e industrisë dhe në bazë të procesit të sintezës së këtyre propozimeve dhe jo në bazë të një diktati tradicional nga ana e qeverisë. Hapi i parë ka qenë ndërtimi i një konsultimi të gjerë me të gjithë ju dhe kemi marrë një për një të gjithë listën e propozimeve të bërë nga takimet që janë organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dhe sot jemi këtu për të thënë që jemi gati të celim një kapitull të ri për industrinë. Pa kontributin e të gjithëve ju kjo do të ishte praktikisht e pamundur”, u shpreh kreu i qeverisë. Duke folur në prezantimin e paketës fiskale për fasonët, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se, nga ky biznes janë bërë 54 propozime. Sipas tij, qeveria ka përgatitur paketën që 3 viteve të ardhshme do të punësojë 100 mijë persona. “Rritja e punësimit është një nga objektivat e qeverisë Rama dhe që është i arritshëm. Në vizitat që kemi pasur në fasonët janë hapur 2 mijë vende pune të reja. Objektivi është të hapen 12-15 mijë vende pune. Në vitin e dytë të shkojë në 60 mijë dhe në vitin e tretë të shkojë në 100 mijë të punës”, deklaroi ministri i Ekonomisë. “6 muaj më parë premtuam se, biznesi fason do të merrte vëmendjen e qeverisë dhe ky është një premtim i mbajtur. Kompanitë ne i shikojmë si gjenerator i punësimit dhe jo si lopë për tu mjelë. Biznesi fason gjeneron shumë vende pune”, tha Ahmetaj. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjithashtu vuri theksin edhe në rritje ne eksportit. “Në vitin e parë ne synojmë që të rrisim eksportet në 590, ndërsa në vitin e tretë nga kjo industrit të eksportojmë 900 milionë euro”.

DISA NGA PROPOZIMET E BIZNESIT FASON:
Qeveria Rama ka marrë një vendim për dhënien 1 euro për metra katrorë gjatë gjithë vitit dhe të përfitoni nga rreth 24 milionë lekë.

Në doganë tani do të harxhoni vetëm 4-5 orë, nga 3-4 ditë apo dhe një javë duke u marrë me doganën.

Rimbursimi i TVSH-së, përfitohet menjëherë nëse tatim paguesi të jetë me risk zero. Impakti financiar do të jetë rreth 1 milionë dollarë.

Tani do të keni procedura të lehta për certefikatën e origjinës Made in Albania.

Paketa e punësimit ju lejon që të adresoni ato probleme që ju keni pasur.

Shuma e tatim-fitimit që shteti përfiton nga ju, kthehet në favorin tuaj dhe të punësimit dhe shkon deri në 5 milionë dollarë në vit.