P/ligji për TVSH-në i propozuar nga Tabaku, Cani: Është politik

805
Komisioni i Ekonomisë diskutoi të martën projektligjin e propozuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për ndryshimin e ligjit “Për taksat kombëtare”. I pranishëm në komision gjatë shqyrtimit të p/ligjit ishte ministri i Financave Shkëlqim Cani.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se, në Shqipëri nuk u reflektua ulja e çmimit në tregjet ndërkombëtare si pasojë e taksave. “Rritja e taksës së qarkullimit në 27 lekë për këtë vit ka ndikuar ndjeshëm në çmimet e naftës që janë edhe më të lartat në rajon”, theksoi Tabaku, ndërsa kërkoi edhe uljen e taksës së qarkullimit në nivelin e mëparshëm.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, ministri Cani u shpreh se ky është një propozim politik nga ana e opozitës. “Kjo kërkesë ka ndikim në buxhet me rreth 12 miliard lekë, e për këtë arsye duhet të sillnit edhe ndryshimet përkatëse në buxhet, sepse nuk mund të rrisim akoma borxhin”, theksoi ministri Cani.
Edhe deputeti i PD-se, Ridvan Bode, theksoi se këto politika fiskale të ndërmarra nga qeveria janë politike duke rritur nivelin e taksave për të rritur të ardhurat. Ndërkohë që çmimi i karburantit në Shqipëri është më i larti në rajon. 
Sigal