OSHEE, skema lehtësuese të pagesës me këste

1323
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ofron skema lehtësuese të pagesës me këste, 1200 lekë në muaj për familjet në nevojë e pensionistë, dhe 2800 lekë për të tjerët, ndërsa vijon aksion për procedim penal të vjedhësve të energjisë elektrike. Grupet e Task Force kanë kryer kontrolle në qarkun e Fierit, në Ballsh, Fier, Roskovec, Patos etj dhe kanë proceduar penalisht 32 abonentë të OSHEE që abuzonin me energjinë elektrike. Vjedhjet e konstatuara janë kryesisht cenim i matësit, ndërhyrje në matës për të manipuluar të dhënat, lidhje të paligjshme, furnizim pa pasur kontratë me OSHEE etj.

Kontrollet e task-forcës janë shtrirët ditë më mëparshme edhe në qarkun e Shkodër, ndërsa aksioni ndaj vjedhësve të energjisë elektrike do të shtrihet edhe në zonat e tjera të vendit.
Sigal