OSHEE: Humbjet e energjisë janë ulur me 3.5 % për 10-mujorin e fundit, duke shënuar minimum historik

657
Sigal

Humbjet e energjisë në vend u ulën me 3.5 pikë përqindje për 10-mujorin, duke shënuar një tjetër minimum historik.

Sipas të dhënave zyrtare të dhëna nga OSHEE, për periudhën janar-tetor të këtij viti, humbjet zbritën në 27.5 për qind nga 31 për qind që ishin të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Të dhënat, sipas OSHEE historike, tregojnë se ky është niveli më i ulët i humbjeve në shumë vite. Por veç uljes së humbjeve, Operatori raporton përmirësim edhe në treguesin e arkëtimeve. 

Sipas OSHEE, arkëtimet korrente, ato që nuk përfshijnë mbledhjen e borxheve nga vitet e kaluara, u rriën në 47.4 miliardë lekë nga 46 miliardë që ishin një vit më parë. 

Ndërsa nëse llogariten edhe arkëtimet e faturave të viteve të shkuara, shifra arrin në 56 miliardë lekë, ose rreth 500 milionë euro. Sipas OSHEE, ulja e humbjeve i ka kursyer kompanisë miliona euro. 

Krahasuar me vitin 2013, importi i energjisë për mbulimin e humbjeve është ulur me gati 70 milionë euro. Paralaleisht, Operatori ka vazhduar të lidhë aktmarrëveshje me abonentët debitorë. 

Nga të dhënat zyrtare rezulton se deri më tani jnë lidhur 448 mijë aktmarrëveshje, nga të cilat 426 mijë i përkasin abonentëve familjarë. Pjesa dërrmuese e këtyre familjarëve ka përfituar reduktim kamate deri në 80 për qind.