Nis plotësimi i vendeve vakante të Këshillit Mbikqyrës të BSH-së

757
Sigal

Kuvendi hapi sot procedurat për plotësimin e dy vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pas largimit të Adrian Civicit dhe vendit bosh të Zëvendës Guvernatorit.
 
Por kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka paralajmeruar dhe rishikimi të pozicionieve në këtë këshill të Dhori Kules dhë Petraq Milos, kur gjatë mbledhjes se sotme tha se dy anetarë aktual të Këshillit Mbikqyrës të BSH-së janë në shkelje të rëndë të ligjit.
 
 Petraq Milo , është zgjedhur dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ndërsa  Dhori Kule aktualisht është anëtari i Këshillit Bashkiak nën siglën e PD.
 
Ajo që nuk dihet ende është nëse për këto do të ketë aplikime të reja apo emrat do të përzgjidhen nga lista e kandidatëve që kanë aplikuar pas thirrjes së kryeministrit. Ndërkohë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë ka dale dhe projekt-vendimi që sqaron procedurat që do të ndjekë
 
Kuvendi në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës se Shqipërisë.
 
Të enjten Kuvendi bën shpalljen e vendeve vakante në seancë dhe më pas përcaktohet dhe dokumentacioni që duhet të ketë i interesuari,  që duhet të dorëzohet për një hapsirë prej 10 ditesh nga publikimi i njoftimit të Kuvendit.
 
Me pas lista me të vet-ofruarit u bëhet e njohur anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë duke bërë në bazë të nenit 111 të rregullores së Kuvendit nisin seancat dëgjimore për prezantimin e çdo kandidati në këtë proces.
 
Pas degjesës të paktën 28 deputete, përzgjedhin kanidatët të cilët i propozohen Kuvendit sipas profesionit dhe performancës së treguar. Kandidatet duhet të marrin mbështetjen e të paktën 28 deputeteve për tu depozituar si emra në protokollin e Kuvendit dhe për tu futur në votim ne séance plenare.