Ngadalësimi i ekonomisë globale – Ndikim në ecurinë e çmimeve të naftës së distiluar

655
Sigal

Nëse ekonomia globale do të fillojë të rritet me një hap më të ngadaltë, impakti i parë do të transmetohet fillimisht në çmimet e naftës së rafinuar, si nafta dhe benzina për automjetet apo karburantet për anijet dhe avionët, që luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin e transportit global. Karburantet gjysmë të distiluar, që përdoren në kamionë, hekurudha, anije dhe avionë përbëjnë më shumë se 1/3 e naftës që përdoret çdo ditë në botë. Lëndët djegëse të distiluara janë të lidhura ngushtë me ekonominë globale dhe me ciklin tregtar, dhe aktualisht treguesit kryesorë po konfirmojnë një ngadalësim. Ndërkohë, rezervat e naftës së distiluar në SHBA, që ranë me shpejtësi gjatë 4-mujorit të këtij viti, kanë rifilluar rritjen që nga maji i këtij viti. Gjithashtu, edhe menaxherët e fondeve kanë ulur pozicionet e tyre për naftën që përdoret për ngrohje në SHBA me 29 milionë fuçi ose 33%, që nga fundi i majit. Edhe tregu i karburanteve të distiluara po dërgon të njëjtat sinjale: rritja e prodhimit global është ngadalësuar në muajt e fundit, pas një zgjerimi të fuqishëm në vitin 2017. Përveç këtyre zhvillimeve, ecuria e çmimeve të naftës mund të ndikohet edhe nga lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ekonomive të tjera më të mëdha në botë. (SCAN)