Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-BB Rama: Në 5 vjet shërbime elektronike

330
Qeveria shqiptare po nënshkruan një marrëveshje me Bankën Botërore për reformën në shërbimet publike. Në fjalën e tij kryeminiostri Rama u fokusua tek korrupsioni si problem themelorë në vend. Ai tha se projekti do të eliminoi korrupsioni si dhe do të bëjë të mundur që të gjitha shërbimet të kryhen në mënyrë elektronike madje brenda 5 vitesh qytetarëwt do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet publike me anë tw telefonit dhe kompjuterit
“Nëse duam që njerëzit të mos korruptohen, duhet të ndërtojmë një sistem që ta bëjë të pamundur korruptimin e tyre. Do të bëjmë të mundur që qytetari të shërbehet më shpejt. Për të arritur që shërbimet publike të jenë të shpejta dhe cilësore, duhet të disponojmë një bazë solide dhe të integruar të dhënash. Ky projekt do të sjellë një shndërrim rrënjësor sepse do i japë shtetit aftësi për t’i shërbyer qytetarit”, tha Rama.
Bashkwpunimi me bankën Botërore tha Rama është 
Ndërkohë, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha: “Kjo është një marrëveshje për të lehtësuar jetën e qytetarit dhe eliminimin e burokracive. Do të financohet ky projekt madhor që do të shkurtojë kohën e shërbimit ndaj qytetarit nga institucionet publike. Marrëveshja për 32 milionë dollarë do të shlyhet në harkun e 20 viteve, me normë nën 2%”.