Në shtator nis projekti me fondet nga BERZH, për kreditimin e agrobiznesit

703
Në shtator parashikohet të nisë projekti për mbështetjen e kredidhënies në sektorin e bujqësisë, me fondet e BERZH-it. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe kreu i zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Tiranë, Christoph Denk nënshkruan këtë fundjavë marrëveshjen për mbështetjen e kredidhënies në sektorin e bujqësisë.
Projekti do të zgjasë për një periudhë 3-vjeçare. Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe të pashfrytëzuara në fushën e agrobiznesit. Por fragmentimi, informaliteti dhe aksesi i limituar në financim, përbëjnë pengesë për realizimin e këtyre potencialeve. Së bashku me autoritetet shqiptare, BERZH po zhvillon një facilitet të ri për mbështetjen e agrobiznesit shqiptar, me qëllim lehtësimin e financimit ndaj një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë vendase.
Sigal