NDRYSHOJNË POLITIKAT PËR EMIGRANTËT

861
Suedia: Si do të ndryshojë politika për emigrantët 
Qeveria deklaron se integrimi nuk po funksionon. Fokusi do të jetë te ata që tashmë kanë mbërritur në vend për t’u siguruar punë dhe strehim
Suedia ka harxhuar burimet e saj për të marrë më shumë azilkërkues pas fluksit të refugjatëve të vitit 2015, ka thënë ministrja vendase e Financave, duke paralajmëruar se migrantët dhe refugjatët mund të ketë fat më të mirë në një vend tjetër të Bashkimit Evropian. “Integrimi nuk po funksionon siç duhet. Kjo nuk funksionoi edhe para vjeshtës së vitit 2015, por për mua është e qartë se nuk mund të presim më shumë se sa jemi në gjendje të integrojmë”, tha Magdalena Andersson për “Dagens Nyheter”. Ajo shtoi se “kjo nuk është e mirë për njerëzit që vijnë këtu dhe nuk është mirë edhe për shoqërinë në përgjithësi”.

Në vitin 2015, në kulmin e krizës së refugjatëve në Evropë, rreth 163,000 njerëz kërkuan azil në Suedi, sipas agjencisë kombëtare të migracionit. “Ne duhet të sigurojmë që kurrë të mos përfundojmë në një situatë të tillë, siç ishim në vjeshtën e vitit 2015”, tha Andersson, duke shtuar se vendi po përjeton mungesë të madhe strehimi dhe si rezultat edhe mungesë të mësimdhënësve. “Tani fokusi duhet të jetë mbi ata që kanë të drejtën të qëndrojnë në Suedi për t’i pajisur ata me punë dhe akomodim, si dhe për të dhënë arsimimin e nevojshëm për fëmijët”, tha ministrja. Migrantët dhe refugjatët do të “kenë më shumë mundësi nëse shkojnë në një vend tjetër”, tha Andersson. Ata që vijnë në vendin nordik do të përballen me “një situatë shumë të tensionuar”, paralajmëroi ajo.

Fitimi i leje-qëndrimit
Të gjithë që kanë aplikuar për një leje-qëndrimi në Suedi dhe janë të suksesshëm, ftohen ftohen në një bisedë me personelin e njësitit pranues. Në atë bisedë atyre u ofrohet një vërtetim se keni marrë leje-qëndrimin. “Do të njoftoheni se çka është prekur në vendimin tuaj dhe arsyet për të cilat keni fituar leje-qëndrimin”, thuhet në dokumentet zyrtare. Leje-qëndrim permanent do me thënë se aplikuesi mund të qëndrojë në Suedi aq sa ai dëshiron. Në disa raste ndahen leje-qëndrime që vlejnë për një kohë të caktuar, si për shembull një vit. “Nëse keni pasur banesën tuaj, ju do të çregjistroheni nga Enti për Migrim 30 ditë pas ditës që keni marrë vendimin tuaj. Nëse keni banuar në ndonjë banesë të Entit për Migrim dhe nuk keni mundësi të rregulloni vetë çështjen e banimit, atëherë Enti për Inkuadrim do t’u ndihmojë”, nënvizojnë zyrtarët e emigracionit. Pas fitimit të leje-qëndrimit, aplikuesi dhe familja e tij duhet të shkojë te autoritetet tatimore që të regjistrohen në librin amëz. Kjo do të thotë se atyre do t’u ndahet një numër personal me katër shifrat e fundit.
Profesionet që kërkon Suedia
Në faqen zyrtare të Entit të Emigracionit në Suedi është vendosur një listë e profesioneve për të cilat ka nevojë shteti skandinav. Profesionet për të cilat ka shumë kërkesa në Suedi plotësohen vazhdimisht. Nëse një punëdhënës eventual ju telefonon për punë ju këtë mund ta bëni nga Suedia pa u kthyer në vendin tuaj. 
Ja profesionet që kërkohen:
Metalgdhendës
Farmacist
Dado
Punëtor ndërtimi
Laborant
Elektricist
Inxhinierë elektrik
Teknik farmaceutik
Fizikan
Gjeometër
Inxhinierë ndërtimi dhe teknikë
Instruktor automjetesh
Inxhinierë anijesh
Inxhinierë telekomunikacioni
Inxhinierë të sistemit gjeografik
Inxhinierë të instalimit të sistemit të nxehjes, kanalizimeve dhe ventilimit
Inxhinier dhe teknik të makinerive
Inxhinierë dhe teknikë në miniera dhe metalurgji
IT
Shitës/Agjent shitjesh
Kuzhinier
Staf mjekësor-administrativ
Infermierë
Mjek/Teknik kirurgjikal
Pediatër
Teknik në radiografi
Mjek/Teknik psikiatrik
Mekanik i automjeteve
Mekanik i kamionëve
Punëtorë izolimi
Mësues i ciklit të fillor dhe të mesëm fillor
Punëtor i makinerive bimore-bujqësore
Punëtorë për makineritë pyjore
Punëtor për industri kimike
Edukatorë për njerëzit me nevoja të veçanta
Edukatorë/Animatorë
Furrtarë
Postier
Zhvillues kompjuterik dhe i soft-uer
Punëtorë në hekurudha
Punëtorë në vinç/kran
Punëtorë në minierë
Xhamprerës
Dentist
Teknik/Instalues i alarmeve
Kasap
Hidraulik
Dentar higjenik
Sigal