Dhjetëra naftëtarë që morën pjesë në takimin e organizuar në Patos nga Sindikata e naftëtarëve shqiptarë në kuadër të ditës botërore të punës së denjë, ngritën një sërë problematikash.

Mos zbatimi i statusit të naftëtarit, kushtet e punës dhe pagat ishin disa nga pikat kryesore ku naftëtarët janë ndalur duke thënë se shumë janë premtuar por që ende nuk është bërë asgjë.

Duke u ndalur për statusin e naftëtarëve dhe zbatimin e pjesshëm të tij kryetari i Sindikatës së naftëtarëve shqiptare, Kosta Kina është shprehur se edhe pse ka një vit e gjysmë që ky status është miratuar ende nuk po gjen zbatim.

Në ditën botërore të punës së denjë konfederata botërore e sindikatave kërkon nga të gjitha sindikatat diskutimin problematikave por edhe të arritjeve të deritanishme.