Mundësitë për vlera të përbashkëta, shëndeti i mirë dhe mirëqënie

874
Sigal

Banka Credins mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Bujqësisë të organizuar më 11 dhjetor. Banka Credins lehtësoi qasjen e fermerëve në financa, bashkëpunoi me institucione jo-bankë dhe me qeverinë për të lehtësuar dhënien e huave dhe qasjen në grantet bujqësore.

Degët e Bankës Credins në qytetin e Fierit u organizuan vullnetarisht për t’i dhuruar veshje dhe ushqime Kryqit të Kuq Shqiptar, shoqatës humanitare më të vjetër në Shqipëri. Banka bashkëpunon rregullisht me organizata dhe projekte të ndryshme që ndihmojnë në zhdukjen e varfërisë për grupet e cenueshme të të rriturve dhe për fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Banka Credins mbështeti Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale në veprimtaritë e ndërmarra në kuadër të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Banka u bë pjesë e një sërë aktivitetesh, për të dhënë informacion dhe për të kryer ekzaminime në të gjithë vendin, përshirë këtu edhe ak- tivitete të tilla si shitja e buqetave me lule te Pazari i Ri më 15 tetor, në Sheshin Kreativ të Tiranës. Ky aktivitet synon- te të mblidhte fonde dhe të investonte për të blerë pajisje për diagnostikimin e kancerit të gjirit, për të bërë të mundur parandalimin e kancerit në kohë.

Duke blerë një nga produktet ose shërbimet e bankës, të gjithë klientët e Bankës Credins përfitojnë Sigurimin e Jetës dhe Sigurimin nga Aksidentet në Rrjetin Mjekësor SiCRED. Gjatë vitit 2017, kjo nismë përfshiu dy segmente: Studentët dhe Pensionistët.

Banka Credins:

Ofroi mbështetje financiare për shumë institucione në fus- hën e arsimit, duke përfshirë dhurimin e kompjuterëve, printerëve dhe pajisjeve të zyrës. Gjithashtu, nëpërmjet donacioneve, Banka Credins mbështeti organizimin e konferencave.

Mbështeti organizimin e Konferencës Ndërkombëtare në Universitetin e Durrësit.

Bashkëpunoi me Tirana Business University, ku të rinjtë përfshihen në një konkurs tre-mujor për t’u shndërruar në sipërmarrësit e së nesërmes. Ky konkurs ka hyrë në vitin e tij të tretë.

Ofroi mbështetje financiare për Drejtorinë Arsimore Kukës.

Banka Credins organizoi një vizitë në universitetet shqiptare publike dhe jo-publike, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër për të kuptuar më mirë sfidat me të cilat përballen studentët dhe për të propozuar zgjidhje financiare për to.

Credins Bank ofroi mbështetje financiare për publikimin e librave nga autorë shqiptarë, si p.sh. “Loja që ndryshoi Shqipërinë” dhe “Bukuritë Shqiptare”.

Banka Credins ka bashkëpunuar me programet qeveritare dhe bashkiake për të promovuar punësimin e të rinjve dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, duke ofruar mundësi punësimi për 17 persona, 10 prej të cilëve janë tashmë të punësuar në Bankën Credins.

Banka Credins mbështeti konkursin “Sipërmarrësit e së nesërmes” të organizuar nga Tirana Business University

Banka Credins ka mbështetur projektin e financimit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Sarandë, Repartit Ush- tarak Nr. 4001, Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Për më tepër, ka ndihmuar me pajisje fizike, si aparatura, pajisje për ngrohje dhe për zyrën në institucione të tilla si: Drejto- ria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme nr.3 e Punëtorëve të Qytetit, dhe Qendra Shëndetësore nr.2 në Berat.

Banka Credins mbështeti:

Ekspozitën e kryeveprave të artit Italian të viteve 1900 të titulluar “Novecento”, në Galerinë Kombëtare të Ar- teve, duke mundësuar ardhjen e koleksionit nga Galeria e Arteve Moderne në Romë. Për më tepër, banka bash- këpunoi me Shoqatën Kulturore VIZart për të publikuar katalogë për aktivitetin kulturor “Bienalja e Dytë Ndër- kombëtare e Akuarelit Tiranë 2017”.