MTI-USAID memorandum mirëkuptimi, Haxhinasto: I rëndësishëm në reformën e ujit

642
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, USAID dhe Shoqata Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë(SHUKALB) nënshkruan sot Memorandumit të Mirëkuptimit (Memorandumi) ndërmjet të cilët shprehën mbështetjen e përbashkët në krijimin e një Programi Çertifikimi bazuar në Testim (në vijim referuar si programi i Çertifikimit) për menaxherët operacionalë në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime të Shqipërisë. Memorandumi u nënshkrua nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Z. Edmond Haxhinasto, Drejtori i Programeve të USAID, Znj. Clare Masson, dhe Drejtori Ekzekutiv i SHUKALB, Z.Philip Giantris. 
Programi i Çertifikimit do të institucionalizohet brenda Qeverisë së Shqipërisë dhe do tu kërkojë të gjitha shoqërive të ujësjellës kanalizime, që të punësojnë operatorë menaxherialë të çertifikuar. USAID dhe SHUKALB do të ndërmarrin trajnime për të përgatitur kandidatët për testet e çertifikimit. Ky program është një nga komponentët e Projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i kapaciteteve në sektorin e ujit në Shqipëri”, i cili është i financuar nga USAID dhe implementohet nga SHUKALB.
Në fjalën e tij, Haxhinasto u shpreh se ky bashkëpunim eshtë ne te mire te reformes se ujit. “Ky memorandum ka rëndësi të veçantë si një hap shumë i rëndësishëm në reformën e thellë që ujësjellës-kanalizimet kanë filluar në Shqipëri. Qëllimi është të ecim drejt një performance më të mirë, me objektivin final të një shërbimi më cilësor dhe më të përhapur gjeografikisht, pra më pranë qytetarëve për këtë shërbim jetik,furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujit të përdorur. Shumë e rëndësishme është që realizimi i këtij projekti të ecë paralelisht me gjitha hapat e tjera, të identifikuar dhe që po ndërmerren nga qeveria, së pari, për ta reformuar sipas ndarjes së re administrative territoriale, së dyti për të riorganizuar ndërmarrjet e UKT mbi bazën e performancës së mirfilltë. Përveç nivelit institucional që unë sapo e përmenda është niveli ose të themi përqasja për sa I takon burimeve njerëzore . 
Ju thash një shifër që ne vlerësimin tonë rreth 60% e humbjeve që kemi sot që janë 67% vjen si rezultat midis të tjerash edhe i kapaciteteve njerëzore se 3 janë ato: humbje fizike , humbje për arsye energjie dhe humbje për kapacitete njerëzore , si menaxhimi i keq. Çështja e kostove është e rëndësishme ajo do të funskionoj siç ka funksionuar deri më sot nëpërmjet angazhimit të Entit Rregullator të Ujit I cili do të llogarisë kostot specifike, por unë jam I bindur në se ne rikuperojmë humbjet që sistemi ka sot,ose një pjesë të humbjeve nuk ka asnjë arsye për rritje çmimi dhe hapësira që duhet të rikuperojmë është shume e madhe , janë 67% sistemi ka humbje të ujit të përdorur”, tha Haxhinasto.
Sigal