Moody’s ul vlerësimin për Greqinë “Mund të largohet nga eurozona”

740
Agjencia ndërkombëtare e normimit të kreditit Moody’s uli vlerësimin e Greqisë nga “Caa1” në “Caa2” me opinion negativ, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, agjencia e kreditit tha se vlerësimi i Greqisë bie në “Caa2”. “Akoma rritet pasiguria për shkak se nuk dihet nëse qeveria greke do të arrijë në kohë një marrëveshje me kreditorët. Edhe në qoftë se arrihet një marrëveshje në lidhje me paketën financiare afatmesme, ka ende rreziqe të mëdha rreth implementimit të reformave për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike dhe rrethanat e paqëndrueshme politike në vend”, thuhet në deklaratë.
Shtohet se Greqia ka marrë një vlerësim me opinion negativ kryesisht për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe rrezikut të lartë financiar në atë vend evropian, që për disa vite tani përballet me një krizë të thellë ekonomike.
Në deklaratë thuhet se Greqia mund të largohet nga zona euro nëse ajo dështon për të shlyer borxhin e saj ndaj kreditorëve ndërkombëtarë. 
Sigal