Miratohet udhëzimi që ul kompensimin e fermerëve

531
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare udhëzimi “Për disa shtesa dhe ndryshime” në udhëzimin, “Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar”, të ndryshuar”.

Norma e kompensimit të fermerëve

Norma e kompensimin për fermerët dhe TVSH-ja e shënuar në faturë nga grumbulluesi aplikohet në masën 6%. Personi i tatueshëm blerës, krediton kompensimin prej 6%.

Detyrimet e fermerit

Fermeri, për të përfituar nga skema e kompensimit duhet të regjistrohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore për t’u pajisur me NIPT brenda dy ditësh pune. Drejtoria Rajonale Tatimore pajis me certifikatë NIPT-i fermerin, duke shënuar si emër “Fermeri A.B.” dhe NIPT-in që gjeneron sistemi.

Detyrimet e personit të tatueshëm

Shoqëria grumbulluese që merr furnizimin, përpara se të lëshojë faturën e parë në emër të fermerit, duhet të njoftojë Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse që është aplikues i skemës së kompensimit të fermerit duke i bashkëngjitur dhe marrëveshjen me fermerin.

Mënyra e faturimit

Në lidhje me mënyrën e plotësimit të faturës tatimore, konsultohuni me shembullin në pikën 2 të nenit 11 të udhëzimit.