Miratohet udhëzimi, minatorët do të përfitojnë sigurim jete

973
Sigal

Miratohet udhëzimi, prej shtatorit minatorët do të përfitojnë sigurim jete

Çdo kompani që zotëron një leje minerare është e detyruar që të sigurojë jetën e punonjësve të saj. Një udhëzim i miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare së fundmi dhe që merr fuqi në 1 shtator 2019, përcakton pikërisht detyrimet që kanë kompanitë e sigurimit që të marrin përsipër këtë sigurim për t’i raportuar shitjet e policave që bëhen për këtë kategori. Në nenin pesë të udhëzimit, Autoriteti përcakton qartë se shoqëritë e sigurimit duhet të marrin të gjithë masat të zhvillojnë nga ana e tyre sistemin për ta përshtatur me shërbimet që do të ofrohen nga AMF, për të identifikuar dhe për të raportuar shitjen në kohë reale të çdo police minatori. “Shoqëritë e sigurimit duhet të marrin të gjithë masat për të identifikuar dhe për të raportuar shitjen në kohë reale të çdo police të sigurimit të punonjësve nga aksidentet personale në punë. Shoqëritë e sigurimit duhet të njoftojnë Autoritetin për të dhënat e identifikimit të personit të autorizuar. Për çdo ndryshim në lidhje me punonjësit e autorizuar që përdorin këtë sistem, shoqëria duhet të njoftojë me shkrim brenda 2 ditëve pune”, thuhet në udhëzim, ku gjithashtu përcaktohen hapat që ndiqen kur bëhet anulim i policës kolektive, lëshim i dublikatave, kthimi i policës kolektive apo një minatori të caktuar, si dhe shtrimi i punonjësve brenda policës kolektive që është aktive.