Ministrja Denaj fton kompanitë hungareze të investojnë në Shqipëri

600
Sigal

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, priti në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z. Péter Szijjártó, së bashku me delegacionin që e shoqëronte atë.

Qëllimi kryesor i takimit ishte diskutimi mbi strategjinë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, veçanërisht zhvillimet e fundit, reformat e ndërmarra deri më tani nga qeveria shqiptare, si edhe intensifikimin e mundësive për investimet hungareze në vend.

Në fjalën e saj, Ministrja Anila Denaj vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, kryesisht në mbështetjen që qeveria hungareze i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Ministrja vuri theksin në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare deri më tani si, reforma në drejtësi, reforma në kadastër mbi regjistrimin e pasurive të paluajtshme, lufta kundër informalitetit, reforma e fiskalizimit që pritet të nisë zbatimin vitin e ardhshëm, etj..

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, Ministrja vlerësoi se ka hapësira që ai të thellohet akoma më shumë dhe u shpreh se kompanitë hungareze duhet të inkurajohen për të investuar në Shqipëri, kryesisht në sektorët e agroindustrisë; energjisë dhe turizmit.

Nga ana e tij, Ministri z. Péter  Szijjártó vlerësoi reformat e ndërmarra deri më tani nga qeveria shqiptare dhe theksoi se Republika e Hungarisë do të jetë një mbështesë Shqipërinë në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

  1. Szijjártó vlerësoi fushat e parashtruara nga znj. Denaj mbi mundësitë e investimit dhe premtoi se do të vlerësonin mundësitë e vendit tonë për investime të mundshme nga bizneset hungareze, kryesisht në energji diellore, turizëm dhe agroindustri.