Ministria e Ekonomisë nxjerr në privatizim 70 objekte jo strategjike

1616
Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë në dhjetor 2015 paketën e dytë të privatizimeve të objekteve shtetërore. Nga burimet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë mësohet se lista përbëhet nga 70 objekte të grupuara sipas rretheve, të cilat do të shiten me ankand si sektorë jo strategjikë. Objektet janë kryesisht ish ndërtesa të kooperativave bujqësore dhe ish ndërmarrjeve shtetërore që tashme kanë falimentuar. Më shuma se sa vlera e objekteve, vlera e truallit paraqet interes në disa rrethe, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Në këtë grupim objektesh që po shiten në ankandet e Agjencisë së Prokurimit Publik, më i vlefshmi mësohet të jetë tregu i madh frutave perimeve në Tiranë dhe disa objekte të ish Sharrës po në Tiranë. Kjo është paketa e dytë e objekteve jo strategjike që Ministria e Ekonomisë hedh për privatizim. Procedura e shitjes së tyre nis me institucionet qendrore dhe organet e njësive të qeverisjes vendore, te cilat dërgojnë kërkesën e tyre për privatizimin e ndërmarrjeve apo institucioneve që kanë në varësi administrative ose në pronësi, në ministrinë përgjegjëse për ekonominë. Me pas ministri përgjegjës për ekonominë nxjerr urdhrin e miratimit për privatizim. Sipas nevojave të procesit të vlerësimit të objektit, ministri përgjegjës për ekonominë urdhëron që në komisionin e vlerësimit të marrë pjesë edhe një ekspert kontabël apo ekspertë të tjerë të fushës përkatëse. Vlerësimi i objekteve bëhet nga komisioni i vlerësimit, në përputhje me vlerën reale të tregut, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Komisioni i vlerësimit mban përgjegjësi për vlerësimin e kryer dhe për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tij (genplane, situacione, aktvlerësime etj). Detyrimet debitore dhe kreditore të ndërmarrjeve shtetërore që privatizohen mbyllen në çastin e ndryshimit të pronësisë. Drejtori i ndërmarrjes shtetërore mban përgjegjësi për rritjen e debi-kredive, nga data e shpalljes së ndryshimit të pronës shtetërore. Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, e pranon dosjen e vlerësimit për objektin që do të privatizohet, nëse për këtë objekt ka dokumentacion të rregullt, i cili u ka kaluar strukturave përkatëse, të përcaktuara në këtë vendim. Në rast të kundërt, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, kërkon plotësimin e dokumentacionit. Për rastet kur konfirmohet se objekti ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, shitja bëhet pa ankand dhe subjektet e shpronësuara të truallit, në zbatim të ligjit nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, kanë të drejtën e parablerjes së objektit me vlerën fillestare. Në këtë rast, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, afishon një njoftim në mjediset e saj, për një afat njëzetditor, vetëm për pronarët e truallit, ndërsa dega e shoqërive publike afishon këtë njoftim në mjediset e veta dhe në objekt.
Objektet e hedhura në ankand Vendndodhja 
1 “Ish Shkolla 8 vj Lapardha 1″, Berat 
2 “Ish Shkolla Fillore” Veterik, Berat Berat Velabisht 
3 “Agjencia” e parkut të udhetarëve Berat 
4 Garazhe Fier 
5 “Mensë, zyra, magazinë”, Buçimas Korçë Pogradec 
6 NFK-Ndërfushas, Rrëshen Lezhë Rrëshen 
7 Ndërtesë e Grupit Tamarë Sektori Shkodër 
8 Sera & magazina tek insituti i patates Tiranë 
9 Ambiente tek Poliklinika nr. 9, Tiranë 
10 Godine 1 katëshe e sharrave prerëse Tiranë 
11 Magazina e Repartit të Montimit Tiranë 
12 Objekti “Ambient”, i ish Shtepisë Tiranë 
13 Farmacia KLOS Dibër Mat/ KLOS 
14 ish depo karburanti Sulç Dibër 
15 5 Objekte të Drejtorisë Pyjore Dibër 
16 Objekti nr. 104, Uzina 12 & Ni-Co. Elbasan 
17 Reparti i Marangozit Ersekë 
18 “3 Depo + peshorja” e rep.101/ Berat Otllak 
19 “Godina e gjykates se rrethit” Skrapar Berat 
20 “N.Sh.N ” (ish SHISH-i Kuçovë) Berat Kuçovë 
21 “Agjencia Mbolan” Berat Sinje 
22 Magazinat e Vjetra, Këndi kuq Dibër Peshkopi 
23 Peshore Shupenzë Dibër Shupenzë 
24 Ambjente Artizanale Peshkopi Dibër Peshkopi 
25 Objekti ish Kooperat.Bujqësore Fushë-Krujë 
26 ish Zdrukthtari për shërbime Gramsh 
27 Objekti nr. 124 Elbasan Komuna Bradashesh 
28 ish Magazinat e Spitalit Gramsh Elbasan 
29 Garazhe në Elbasan Elbasan 
30 Bodrum në Kongresi i Elbasanit” Elbasan 
31 Drejtoria e Shërbimit Pyjor Këlcyrë Përmet 
32 “Posta e Policisë Kufitare Mesare” Përmet Përmet 
33 “Shkolla e Vjetër Çarçovë”, Përmet, Çarçovë 
34 “5 Objekte” Tepelenë 
35 “Zyrat e ish-Kooperativës” Gjirokastër Picar 
36 “Pulari Reparti ushtarak 1015″ Pogradec Gurras 
37 “Objektet PPK Peshkëpi” Pogradec 
38 “Dega Arkivore Kolonjë Korçë Kolonjë 
39 Ndertesë e Grupit Bushat Shkodër Komuna 
40 Agjensia e Kredive Vlorë Sarandë 
41 Reparti i Axhusterisë Fier Fier 
42 ish ndërmarrja Gjeologjike Vlorë Lagja Kushtrimi, Vlorë 
43 Garazh Pogradec 
44 Librari Berat Polican 
46 Oficine e ish ndë. Gjeologjike Dibër Burrel 
47 Posta e policisë kufitare Mesarë Gjirokastër Mesare 
48 Reparte teshoqërisë Duhan Cigare Shkodër 
49 Objekti ish Kocekë (depo) Glinë Gjirokastër 
50 Ndërtesa e Grupit Puke Fushë Arrës 
51 ish mensë 1 katëshe, Shkodër Bushat 
52 Objekti “Baza e asfal, sektori Burrel” Dibër Dibër 
53 Magazina e sulfatit Beratex Berat Berat 
54 Ndërtesë e Çerdhes Klos Dibër 
55 “Depo Drithi” Zbojan Dibër 
56 “Qendër e kulturës Voskop”. Korçë Voskop 
57 ish N/Repart AKA 2825, në Kala Berat 
58 Vatër kulture Sovjan Korçë 
59 Tregu Fruta perime Tiranë 
60 Magazine 2kateshe Tiranë 
61 Magazinë e Produktit të Gatshëm Vlorë 
62 Ndërtesa e grupit Ura e Bunës Shkodër 
63 Ndërtesë e Sektorit të nën Shkodrës Shkodër Beltoje 
64 Ndërtesë e Sektorit Mjedë Shkodër Mjedë 
65 Ndërtesë e grupit Aliaj – Kastrat Shkodër Kastrat 
66 Oficine, Garazh, Godine roje Përmet Përmet 
67 Shkolla e vjetër Potom Berat 
68 Kati i katert i SHGJSH Pogradec 
69 Bodrum në “Luigj Gurakuqi” Elbasan 
70 UM Bujqësore Shkozet 
Sigal