Ministria e Bujqësisë dhe INSTAT, marrëveshje për statistikat zyrtare në sektorin rural

795
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave dhe INSTAT do të forcojnë bashkëpunimin mes tyre në fushën e Statistikave Zyrtare.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe Drejtoresha e INSTAT, Mirela Muça, nënshkruan të premten memorandumin e mirëkuptimit mes dy institucioneve, me qëllim rritjen e funksionimit të Statistikave Zyrtare, duke bërë më të dukshëm organizimet e punës dhe detyrimet dypalëshe të këtij bashkëpunimi. Në bazë të marrëveshjes së arritur synohet një bashkëpunim më i ngushtë mes INSTAT dhe Ministrisë së Bujqësisë (që vepron edhe si Agjenci Statistikore ) në respektimin e parimeve dhe besueshmërisë, të paanshmërisë dhe objektivitetit të dy institucioneve publike.
Në njoftimin e saj, ministria e Bujqësisë thekson se memorandumi i mirëkuptimit ndikon në përmirësimin e inkurajimit dhe të zhvillimit të funksioneve statistikore, në rritjen e përpjekjes që të gjithë autoriteteve vendase dhe të huaja, t’u ofrohen statistika bujqësore, në mënyrën më të përshtatshme, koherente në përputhje me kërkesat në rritje për informacion të këtyre përdoruesve. Ministri Panariti nenshkrim marreveshje (2)Mbi bazën e kësaj marrëveshje, MBZHRAU dhe INSTAT sigurojnë shkëmbimin e të dhënave prodhuar brenda fushës institucionale respektive për kryerjen e aktiviteteve statistikore
Për prodhimin e Statistikave Zyrtare, MBZHRAU i transmeton INSTAT-it regjistrat, të dhënat si dhe rezultatet e parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare Gjithashtu, INSTAT-it i jepet e drejta e hyrjes në të dhënat administrative në nivel makron ose ato nivele që është e nevojshme për prodhimin e statistikave. MBZHRAU bie dakord me INSTAT-in, nëpërmjet grupit të punës për modifikimin, integrimin dhe dizenjimin e formularëve që përmbajnë informacion statistikor, duke siguruar që përkufizimet dhe klasifikimet përkatëse të jenë në përputhje me ato që përdor INSTAT, thuhet ne njoftimin e ministrise se Bujqesise.
Sigal