Ministri Ahmetaj: Viti 2017, do të ketë tjetër “profil” në rritjen e ekonomisë

677
Sigal

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka komentuar një raport të Bankës së Shqipërisë, i cili nënvizonte se është rritur besimi i biznesit dhe konsumatorit se ekonomia shqiptare ka hyrë në një cikël pozitiv afatgjatë. Në deklarimin e tij, ai ka cituar: “Me reformat kyçe që avancojmë në 2017 dhe rritjen e pagave e pensioneve, do t’i japim një tjetër shtysë të rëndësishme rritjes ekonomike, që ndonëse ende jo sa duhet, ka filluar tashmë të jetë e prekshme për qytetarët dhe sipërmarrjen. Pas rritjes ekonomike të nëntëmujorit 2016, një tjetër statistikë e rëndësishme përforcon sot bindjen tonë se ekonomia shqiptare ka hyrë në një cikël pozitiv afatgjatë, i cili do të vijojë të përforcohet më tej gjatë vitit 2017. Besimi i biznesit dhe konsumatorit shënoi një tjetër rritje domethënëse në tremujorin e katërt 2016, duke qëndruar 18.6 pikë mbi mesataren afatgjatë dhe 9.4 pikë më shumë se në tremujorin e tretë, në reflektim edhe të rritjes së konsumit dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Me reformat kyçe që avancojmë në 2017 dhe rritjen e pagave e pensioneve, do t’i japim një tjetër shtysë të rëndësishme rritjes ekonomike, që ndonëse ende jo sa duhet, ka filluar tashmë të jetë e prekshme për qytetarët dhe sipërmarrjen.