Ministri Ahmetaj: Progresraporti i Komisionit Europian flet për kthesë në ekonomi

709
Sigal

Ministri i Financave,
Arben Ahmetaj deklaroi të enjten se progresraporti i Komisionit Europian, i
prezantuar një ditë më parë i cili dha rekomandimin pozitiv për hapjen e
negociatave të anëtarësimit në BE, flet për kthesë ekonomike dhe vlerëson se
qeveria nëpërmjet reformave ka bërë përparime serioze në ekonomi. Kur flet për
kthesë, iu drejtua ministri Ahmetaj ish kryeministrit Sali Berisha, i cili në
fjalën e tij të mbajtur në Kuvend akuzoi qeverinë për tradhëti ndaj interesave
kombëtare, i referohet vitit 2013 , dhe ka parasysh kthesën nga humnera ku e
latë . “Flisni për interes kombëtar, dhe integrimi europian është interesi më i
lartë kombëtar”, deklaroi Ahmetaj. Ministri Ahmetaj po ashtu theksoi se në
progresraport janë lënë detyra që duhen përmbushur nga qeveria shqiptare. Progresraporti
i Komisionit Europian për Shqipërinë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë
zhvillimeve ekonomike. Në progresraport evidentohet se Shqipëria është e
përgatitur, në mënyrë të moderuar, për zhvillimin e një ekonomie tregu
funksionuese. Në listën e arritjeve në fushën ekonomike evidentohet përmirësimi
i bilancit të buxhetit, lufta kundër informalitetit dhe reformimi i sektorit të
energjisë elektrike. Zhvillimi ekonomik i vendit vlerësohet se është
përmirësuar por niveli i papunësisë mbetet ende i lartë. Po ashtu, raporti  shpreh 
shqetësim për  nivelin  e 
lartë  të  borxhit publik, që sipas KE­së, ende nuk ka
nisur të ulet. Sektori financiar vlerësohet i qendrueshëm, por Komisioni
Europian evidenton shqetësimin  për  nivelin 
e  kredive  joperformuese 
në  sektorin bankar, që vlerësohen
edhe si penguese për arritjen e ritmeve të kërkuara të kreditimit. Sa i përket
klimës së biznesit, raporti evidenton se 
rregulloret që lidhen me biznesin janë “të komplikuara” ndërsa mangësitë
në legjislacioni vijojnë të pengojnë investimet. Në këtë kontekst, Komisioni
Europian shpreh besimin se Reforma në Drejtësi që është në proces mund të ketë
një ndikim konkret në mjedisin e biznesit. Në listën e arritjeve në fushën
ekonomike, KE vlerëson se Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitje lidhur me
kapacitetin e saj për të përballuar trysninë konkurruese dhe forcat e tregut
brenda Bashkimit Evropian. Pavarësisht 
se  ka  një 
përpjekje  për  investime 
infrastrukturore, Komisioni Europian vlerëson se mangësitë e Shqipërisë
në sektorin e transporteve, energjisë e infrastrukturës janë penguese për  konkurrencën dhe  kufizuese 
për  tregtinë  vendase e ndërkombëtare, që konsiderohen si
aktivitete nën potencial.