Ministri Ahmetaj: 1 në 3 biznese bëjnë evazion fiskal, në shtator operacioni

635
“1/3 e bizneseve në vend bëjnë evazion fiskal dhe janë pa licencë prandaj në shtator nisim operacionin në terren për të ndëshkuar të gjithë shkelësit”- kështu është shprehur sot Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj përmes një konferencë për shtyp në ambientet e kryeministrisë
Ahmetaj paralajmëroi aksionin lidhur me kontrollin e të gjithë bizneseve për evazion fiskal pasi sipas tij situata është alarmante dhe jo vetëm tani por ka shumë vite që vendi ndodhet në këtë situatë.
“Reformat janë një domosdoshmëri për të ndërtuar një shtet të së drejtës dhe në shtator do të nisë zbatimi i këtyre reformave në terren” u shpreh ministri duke i bërë një apel të gjithë bizneseve të nisin punën për të vendosur kasat fiskale dhe për të zbatuar me përpikmëri atë çka kërkon ligji
Rama: “Në shtator nisim betejën madhore kundër informalitetit”
Ndërkohë kryeministri Rama përmes një njoftimi në rrjetet sociale e ka quajtur madhore betejën e shtatorit lidhur me Informalitetin ne Ekonomi duke shtuar gjithashstu se do të jetë i gatshëm ti përgjigjet të gjitha pyetjeve të të gjithë miqve të tij live më 24 gusht në orën 12:00 lidhur me kë çështje dhe jo vetëm.
“Të hënën 24 gusht 12.00 live në Facebook&Tëitter do t’i pergjigjem pyetjeve të miqve të rrjetit social mbi çdo temë të interesit Tuaj; nga beteja madhore që nisim në shtator kundër informalitetit në ekonomi, tek çdo sektor e aspekt i punës së qeverisë ku Ju do të keni dëshirë të ndalemi. Për të lehtësuar rrugën e komunikimit pas çdo pyetjeje vendosni ‪#‎PyetKryeministrin”- shkruan Rama në profilet e tij
Sigal