Miliona shpërdorime për udhëtime jashtë shtetit

693
Sigal

KLSH/ Zbardh abuzimet financiare të avokatit të prokurimeve. Kërkohet kthimi i parave në Arkën e Shtetit

Mbi auditimin e ushtruar në avokatin e prokurimeve, Tiranë

Zbardhet  Raporti Përfundimtar i Auditimit të ushtruar në Avokatin e Prokurimeve, Tiranë me objekt “Për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko-financiare, për periudhën 21.05.2007 deri më 31.12.2012”. Kreu I KLSH ka zyrtarizuar këtë raport dhe ka  rekomanduar  përmirësimin e menjëhershëm të situatës  dhe kthimit të parave në arkën e shtetit  duke lënë si afat të fundit 30 Qershorin e 2013-s.  Pavarësisht kësaj ende nuk është bërë publike nga Kuvendi nëse këto para janë kthyer në Arkën e Shtetit  nga ata të cilët kishin për detyrë t’i miradministronin financat e shtetit  dhe jo t’i shpërdoronin ato. Institucioni i Avokatit të Prokurimeve është krijuar në bazë të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, dhe ka zhvilluar veprimtarinë e tij nga data 21.05.2007 deri 27.12.2012. Me ndryshimet e fundit të ligjit të prokurimit publik është shkrirë dhe gjithë dokumentacioni i veprimtarisë së tij do t’i kalojë Administratës së Kuvendit. Gjithashtu, pagesat e pagave dhe të sigurimeve shoqërore për një pjesë të punonjësve të Avokatit të Prokurimeve do të paguhen nga Administrata e Kuvendit. Për këtë arsye, Grupi i Auditimit për gjetjet me dëm ekonomik ka lënë rekomandimet përkatëse për arkëtimin e tyre nga përfituesit në bashkëpunim me Administratën e Kuvendit, ndërsa, për gjetjet e tjera të karakterit organizativ, të cilat në pamundësi që të korrigjohen në të ardhmen, si pasojë e mbylljes së aktivitetit, paraqiten thjesht për njohje nga organi epror. Pikërisht për të gjitha këto  KLSH në shkresën nr.1337/6, date 29.03.2013, i ka dërguar znj. Jozefina Topalli (Çoba), Kryetare e Kuvendit, si administrator e institucionit të shkrirë që zbatojë  rekomandimet e mëposhtme:

 Masa zhdëmtimi

1. Nga auditimi i dokumentacionit të bankës u konstatua se, bazuar në urdhrin e brendshëm

nr.15, datë 12.12.2007 të Titullarit të institucionit, janë dhënë shpërblime nga fondi i veçantë në

shumën 252,000 lekë, për 12 punonjësit e institucionit me motivacionin – për rezultate të mira në

punë.  Ky shpenzim është bazuar në VKM nr.369, datë 13.06.2007 “Për fondin e veçantë në institucionet buxhetore”, pika 2 (jepet në bazë të rezultateve të mira në punë, sipas parimeve dhe procedurës së përcaktuar në legjislacionin …), por nuk rezulton i provuar dhe dokumentuar kriteri i rezultateve të mira të punës për periudhën afërsisht 2 mujore, veprim që bie në kundërshtim me ligjin. Për këtë, Administrata e Avokatit të Prokurimit në bashkëpunim me Administratën e Kuvendit të marrë të gjithë masat e duhura ligjore për arkëtimin e shumës prej 252,000 lekë nga 12 punonjësit e institucionit, si përfitim të padrejtë për shpërblim për punë të mirë.

2. Nga auditimi i pagave të punonjësve rezultoi se, punonjësit, kanë  përfituar shtesë page, por

kjo shtesë nuk është bashkuar me pagën mujore dhe si rrjedhojë nga ky veprim është llogaritur e

ndalur më pak

 

3. Nga auditimi i pagave të punonjësve rezultoi se, në disa raste është vepruar në kundërshtim me

VKM nr.511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet

shtetërore”, i ndryshuar, dhe si rezultat kanë përfituar më tepër dy punonjës duke I  shkaktuar një dëm ekonomik institucionit.

 

Për të gjitha këto deri më datën  30.06.2013 të sipërpërmendurit duhet të kthejnë paratë

  Masa organizative

Gjatë kontrollit të ushtruar nga auditët e KLSH-së është konstatuar shpërdorimi i milionave ,duke udhëtuar jashtë shtetit në kundërshtim të plotë me ligjin duke shpërdoruar milionat e taksapaguesve shqiptarë. Konkretisht:

1. Nga auditimi u konstatua se, në 3 (tre) raste të pagesave për shpenzime për udhëtim e dieta

jashtë shtetit, në shumën 2,288 Euro, bashkëlidhur praktikës mungon ftesa që përcakton qëllimin

e lëvizjes për në Bruksel, veprim që bie në kundërshtim me ligjin nr. 9 228, datë 29.04.2004 “Për

kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar, Kreu II, neni 6, paragrafi i parë.

2. Nga auditimi u konstatua se bazuar në urdhrin e brendshëm nr.15/1, datë 06.03.2008 është

kryer shpenzim për shpërblimin e 8 Marsit, për 5 punonjëse me vlerë 75,000 lekë, kjo është në

kundërshtim me VKM nr. 369, datë 13.06.2007 “Për fondin e veçantë në institucionet

buxhetore”, i ndryshuar, pika 1.

3. Nga auditimi u konstatua se, për periudhën nga 01.10.2007 deri më 30.09.2008, Drejtore e

Drejtorisë së Buxhetit dhe Financës ka kryer njëkohësisht dhe detyrën e përgjegjëses materiale,

veprim që bie në kundërshtim me ligjin nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen,

dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare” neni 5, (shënim: i shfuqizuar më

hyrjen në fuqi të ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010).

4. Nga auditimi u konstatua se, për periudhën 01.04.2008 deri më 31.12.2012, nga institucioni i

Avokatit të Prokurimeve është shpenzuar shuma 2,260,197 lekë për zërin e shpenzimeve “

Pastrim zyre”. Nëse institucioni do të kishte punësuar një punonjëse sanitare shpenzimi për pagën e saj për këtë periudhe do të arrinte afërsisht 1,203,000 lekë. Kjo vlerë është llogaritur duke marrë për bazë pagën e punonjëses sanitare të punësuar nga institucioni deri më 16.04.2008, si dhe me

ndryshimet përkatëse të VKM nr. 955, datë 2.7.2008 “Për përcaktimin e pagës minimale në

shkallë vendi” të ndryshuar. Kryerja e këtij shpenzimi me procedurën e prokurimit të blerjeve të

vogla i ka rënduar institucionit për rreth 1,000,000 lekë, që përkon afërsisht me pagën e një punonjëse tjetër, vlerë e cila përbën një shpenzim joefektiv të kryer nga institucioni.