MF: S’ka vendim për ndryshimin e skemës së tatimit progresiv

678
Ministria e Financave reagoi sot duke kundërshtuar lajmin e publikuar në media, në lidhje me draft ligjin për të ardhurat tatimore, vendim për ndryshimin e skemës së tatimit progresiv. Sipas një njoftimi nga Ministria e Financave, varianti i shpërndarë është jo zyrtar, por thekson se javën e parë të shtatorit duhet të vazhdoj dialogimin me ekspertin e FMN.  Gjthashtu thuhet se nuk ka asnjë vendim për ndryshimin e skemës së tatimit progresiv.

“Në të gjithë draftin dhe jo vetëm në nenin 25, shifrat dhe disa nga konceptet e reja janë vendosur gjithmonë në kllapa dhe në germa korsive për të dalluar faktin që ato janë thjesht ilustrime. Koincidenca e përputhjes me disa nga ato që përdoren aktualisht, është keqkuptuar duke dhënë shkas për spekulim.
E vërteta është që Ministria e Financave po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat duke shfuqizuar legjislacionin ekzistues të mbingarkuar nga ndryshimet e shumta në vite dhe për të pasur në një ligj tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin’ shkruhet në njoftim. 
Sigal