Sigal

Tashmë nuk na bën më çudi që të konsumojmë një omletë 900 lekë, apo një briosh 650 lekë. E ndërsa e marrim me sportivitet, ajo që na vret me shumë sesa çmimi, lidhet me faktin e shërbimit, që të lë për të dëshiruar.

Plazhi i Gjeneralit është një pjesëz prej bukurive të panumërta që të ofron bregdeti shqiptar. Por edhe ky plazh, është “infektuar” nga çmimet skandaloze, e të papërballueshme për një pjesë të madhe të pushuesve.

Kjo shëtitje me varkë është mjaft e kushtueshme, sikundër duket qartë dhe tek njoftimi, ose ndoshta tregtari e ka shënuar gabim. Përtej detit kristal dhe bregut ranor, është panorama e këtij plazhi ajo që të jep një ndjesi të plotë qetësie dhe shplodhjeje, por pushimet marrin tjetër kuptim kur çmimi nuk justifikon shërbimin.