Mbyllet konflikti me CEZ, Çekia lë arbitrazhin, merr 95 mln euro

757
Sigal

TIRANE –  Arrihet marrëveshja me Çekinë, pas një konflikti më shumë se një vjeçar të “trashëguar” në kohën e qeverisë Berisha, me kompaninë çeke të Shpërndarjes së energjisë CEZ-Group. Marrëveshja e arritur mbrëmë, është prezantuar publikisht nga tre ministrat e kabienetit qeveritar, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri në një konferencë për mediat në ministrinë e Energjisë. Qeveria shqiptare dhe CEZ shpërndarje kanë arritur marrëveshjen për zgjidhjen e konfliktit mes palëve, që pas prishjes së kontratës nga ish-qeveria Berisha, në njëjtën ditë kur Shqipëria pret të marrë përgjigjen për statusin e vendit kandidat. Mes palëve është arritur të gjendet një zgjidhje miqësore, pas negociatave që kanë zgjatur prej muajsh dhe që kishin edhe vullnetin e palëve për gjetjen e zgjidhjes. Po ashtu mësohet se negociatat janë mbajtur në ambientet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Arritja e marrëveshjes zgjidh në këtë mënyrë të gjitha pretendimet, si të CEZ Group nga njëra anë ashtu edhe të qeverisë shqiptare nga ana tjetër lidhur me investimet e CEZ Shpërndarje në sektorin energjetik të Shqipërisë. Ndërkohë siç theksohet nga njoftimi i ministrisë, sipas kërkesave të ligjit shqiptar termat e përfundimit të marrveshjes do të jepen gjatë procesit të miratimit përfundimtar nga autoritetet shqiptare. Ndërkaq Marrëveshja i hap rrugë investimeve në këtë sektor, ndërsa shton “Po“ nga Çekia për heshtjen e statusit të vendit kandidat kur kjo e fundit e pati lidhur vendimin për Shqipërinë me zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ.

Deklarate e Përbashkët Shtypi
Palët e përmendura mëposhtë shpallën se sot kanë nisur një zgjidhje miqësore të marrëveshjes. Marrveshja për zgjidhjen e kontratës është rezultati i negociatave të gjata të palëve pjesëmarrëse në mirëbesim me ndërmjetësimin e Z.Dirk Buschle, Zëvendës Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Austri.  Negociatat u mbajtën në ambjentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Kjo marrëveshje zgjidh të gjitha pretendimet midis CEZ-it dhe Republikës së Shqipërisë në lidhje me investimet e CEZ-it në CEZ Shpërndarje dhe sektorit energjitik shqiptar.  Sipas kërkesave të ligjit shqiptar termat e përfundimit të marrveshjes do të jepen gjatë procesit të miratimit përfundimtar nga autoritetet shqiptare. Të dyja palët zotohen se kjo marrëveshje nuk përmban asnjë element të paligjshëm nga seicila prej palëve.